PËRUROHET KATEDRALJA E TIVARIT ME PARATË E SHQIPTARËVE, KOSTUME MALAZEZE E FJALËT E KRISHTIT TË SHKRUARA SERBISHT
Nga ZEF HOTT GOJÇAJ
Zef Hott Gojçaj |
Sot, në shekullin XXI, kur flitet për
demokraci më shumë se kurrë një herë në mbarë botën, në shtetet ish-komuniste
gati gjithkund, populli nuk ka guxim të shprehi ndjenjat kombëtare a po fetare
lirisht apo si u ka hije. Me 3 Shtator 2017 u bë shugurimi i katedrales se re në
Tivar, dikur vend shqiptar por sot e vështirë me ja gjet identitetin, duke
konstatuar se edhe emrin ja kanë ndërrua. Sot ai thirret Bar.
Kjo katedrale u ndërtua me ndihmën
financiare nga shqiptaret e diasporës, posaçërisht te atyre nga New Yorku dhe
Detroiti ne Amerikë.
Gjatë ceremonisë së meshës morën pjesë
një numër i konsiderueshëm klerikësh shqiptarë, e po ashtu besimtarë të krishterë
shqiptar nga diaspora e viset tjera, duke paraqitur një eveniment madhështor për
kombin shqiptar dhe Krishterimin.
Shikuesit shqiptarë të këtij përurimi u
ndjenë të zhgënjyer duke mos parë ndonjë mbishkrime në gjuhën e tyre; Flamurin
Shqiptar, apo një simbol tjetër identifikues si p.sh. femrat të veshura me
xhubleta a po tjera veshje shqiptare, ase meshkujt me plisa ne krye e
veshmbathje tjera. Çka është e papranueshme aty mund të shihen vetëm disa
meshkuj e femra të veshur me rrobe kombëtare malazeze, por jo shqiptare. Liturgjia
shërbehej kryesish në gjuhën serbe, dhe kori i kishës këndonte lutjet po në
gjuhën sllave. A është e mundur që sllavët të kenë prioritete që të prezantojnë
veten, para shqiptareve, në një eveniment shqiptare, e ne shqiptaret mos me e
thanë një fjalë për këtë çështje? Dhe shqiptarët mbesin gjithnjë në heshtje në humbje.!
Në një mbishkrim me fjalët e Jezu
Krishtit, të shënuara në gjuhën serbe " Tebi cu dati kljuceve” kur Jezusi
autorizon Pjetrin për të mbajtur çelësin e Amshimit; Jezusi nuk e tha këtë në
gjuhen serbe por në gjuhën Aramaike. Pra po të duam me ju përshtat rastit, a
nuk ishte më mirë të shkruhej: "Ty do ta dorëzoj çelësin!” ose po s’e deshnin
me përdorë as njërën prej këtyre gjuhëve, pse s’u përdorë gjuha Aramaike, a po
gjuha Latinishte e cila është përdorur në kishën katolike afër 20 shekujve. A
ka justifikim në këtë rast? Le të gjykojnë lexuesit!
Në kontekstin e kësaj ngjarje bie në
sy prezenca e klerikut serbofil, Amfilohije Radovic, i cili është antikrisht
dhe antishqiptar, me sjelljen e tij armiqësorë ndaj shqiptareve duke shpërndarë
urrejtje dhe përçarje. Them se ai është antikrisht për arsye se Jezu Krishti ka
predikuar Paqen dhe dashurinë ndaj popullit, duke thanë: “Duaje fqinjin tënd si
vetveten”. Z. Radovic nuk predikon as dashurinë as paqen. Pra ai s'ka pas vend
në këtë tubim madhështor. Z. Radovic nuk është i mirë se ardhur në shumë qendra
të Malit të Zi, pra ai s’ka pas vend as në qendrën tonë shenjtërore, në
Katedralen e Tivarit.
Vjen pyetja çka duhet te bëjnë shqiptarët
për të realizuar të drejtat e veta në trojet e tyre? Kur është fjala për
popullin shqiptar në Mal të Zi, situata është pak e komplikuar për arsye se ata
përbejnë një pakice kombëtare, por si qytetarë të atij shteti, të drejtat
civile i kanë të garantuara si mbarë qytetarët tjerë të Malit Zi. Kushtetuta është
e shkruar në letër por veprat zbatohen në jetën e përditshme, ashtu si u
konvenon disave në pushtete duke përdorur presionin a po shtyrjen e vendimeve të
rëndësishme për një ditë tjetër. Ndoshta problemi kryesor i popullit Shqiptar në
Mal te Zi është se ata janë të pa organizuar politikisht për të udhëhequr popullin
e vet. Në një pakicë të vogël të popullit shqiptar janë të regjistruara 10-12
parti politike, dhe kurrë një prej tyre akoma nuk ka prezantuar një program
solid për zbatimin ligjor në Kuvendin e Malit te Zi. Pse krye partiakët nuk bashkëpunojnë
me njëri-tjetrin duke krijuar një program të pëlqyeshëm para votuesve të tyre
dhe të pranueshme në Parlament?
Kur është fjala për popullin shqiptar
në përgjithësi, e veçanërisht te atyre në Shqipëri dhe Kosovë, situata është më
e kollajtë, për arsye se të dyja shtetet kanë krijuar sistemin shoqëror demokratik,
me zgjedhje të lira, por me baza shumë të dobëta ekonomike.
Megjithatë problemet janë të shumëllojshme,
pikë së pari influenca e dy armiqve shekullore; Serbisë dhe Turqisë, të cilat
vazhdojnë dominancën në shume sfera jetësore, si ato; kulturore, religjioze,
politike, ekonomike dhe edukative. Influenca e këtyre dy shteteve armiqësore
nuk lejon zhvillimin e duhur te dy shteteve shqiptare, por aq me tepër i mban të
ndenjura (stagnant), dhe zhvillon korrupsionin në organet shtetërore,
institucionet religjioze dhe tjera sfera shoqërore, duke krijuar moskënaqësi në
mbare popullin dhe mosbesim në udhëheqësit shtetërorë.
Duke komentuar në temën: A mund të
mbijetojë kombi Shqiptar, neve duhet ta kuptojmë se tjetër alternative nuk
guxon të ekzistoje. Populli Shqiptare është kombi më i vjetër në Europë dhe si
i tillë duhet të mirë-paraqesë veten në mbarë
botën. Për ta arrit qëllimin në ketë drejtim populli shqiptar, e posaçërisht
qeveritarët e tyre të cilët organizojnë dhe udhëheqin të dy shtetet, duhet të mësojnë
prej historisë së tyre të kaluar (mos harro: Historia est mater studiorum), e
po ashtu duhet të mësojnë edhe prej gabimeve që kanë bërë kohë mbas kohe me
shekuj, se vetëm ata duhet ta caktojnë fatin e tyre e kurrkush tjetër.
Pikësëpari këto dy shtete janë të
lokalizuara në Europë, dhe aty do të mbesin, pra ato duhet të bashkëpunojnë dhe
forcojnë marrëdhëniet me Europën dhe Amerikën në të gjitha sferat jetësore. Mos
të harrojmë se Europa dhe Amerika ja prunë Kosovës lirinë /pavarësinë. Mos të
kishin intervenu Amerika dhe Austria në konferencën e Ambasadoreve të Londrës e
Konferencën e Paqes në Paris ndoshta sot nuk do të kishim pas një Shqipëri të
cilën të gjithë e duam. Është me rëndësi mos të harrohen kurrë kontributet e mëdha
që i beri diaspora në lidhje me këtë rast në krye me Fan Nolin, Faik Konicën,
etj.
Turqia dhe Serbia, armiqtë tonë
shekullor, vazhdojnë me aspirata të tyre dominuese, dhe nuk pritet se ata do të
ndjekin politikë pozitive për popullin shqiptar në të ardhmen, pra neve duhet të
mësojmë mend një herë e përgjithmonë, dhe të themi: Se mjaft është mjaft dhe të
marrim një drejtim nga perëndimi dhe të ndalojmë vehabizmin shqiptar. Shqiptarët
nuk kanë kurrgjë të përbashkët me kulturën Arabe dhe atë Osmane ( po të ishte
kultura Arabe e pëlqyeshme atëherë pse Spanjollet e ndaluan fenë Islame mbas 8
shekujve të dominancës tyre mbi Spanjën). Është interesante se as një shtet
tjetër në Ballkan nuk e pranoj Islamin për pos popullit Shqiptar në Kosovë dhe
Shqipëri ( ësht fakt se Turqia i mbajti të okupuara gjithashtu edhe Serbinë,
Bullgarinë, Maqedoninë, Greqinë, Kroacinë etj, gjatë okupimit të tyre
shekullore, por sot feja Islame nuk është dominuese në kurrnjë prej këtyre
shteteve), e pse? .....Nuk kam qëllim për të fyer fenë Islame, as kurrë një fe
tjetër, për arsye se feja është opsion i lirshëm i çdo njeriu, por dua të
konstatoj se ajo shpesh keqpërdoret për qëllime personale, dominuese dhe
okupuese. Serbia me shekuj konvertoj kishat katolike ne ato ortodokse nëpër
Kosovë, dhe ndërtoj disa të reja, duke deklaruar se Kosova qenka gjoja djepi i
Serbisë. Nga ana tjetër Turqia Erdoganiste, ndërton xhamia, aty këtu, nëpër
Kosove e Shqipëri gjoja për te "ndihmua zhvillimin" e kombit shqiptare.
Këto manovra dhe manipulime duhet të ndalohen sa më parë.
Si e citova më parë: Populli shqiptar
duhet të mësojë prej gabimeve të bëra më parë. Kur Shqipëria zhduki komunizmin
në vitet e 90-ta, euforia e gëzimi s' pat kufi, por çfarë ndodhi me vonë? U
zgjodh Sali Berisha për president, dhe derisa ai kishte nevoje për forca
ushtarak, e mbante lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, por
kur situata politike u qetësua, Sali Berisha dështoj me Perëndimin dhe muer
drejtimin nga Lindja. Këtu është bërë gabim fatal për kombin shqiptare si
shkruan gazetari Amerikan Christopher Deliso, i cili thotë: "Berisha dhe
Gazidede i hapen portat islamit vehabist në Shqipëri". Siç shkruan ai,
Bashkim Gazidede ishte zyrtari i dytë më i fuqishëm i Sali Berishës dhe një
mysliman i devotshëm, i cili i bëri të mundshme aspiratat e grupeve islamike,
disa prej të cilave mbanin lidhje të afërta me grupet terroriste ndërkombëtare,
për të përhapë ideologjinë Arabo-Vehabiste në Shqipëri dhe më gjerë. Për të
lexuar më gjërë kerkoni shkrimin e Christopher Deliso, “The Coming Balkan
Caliphate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”.
Gabimet s'mund të harrohen por është
me rendësi ato mos të përsëritën. Elita intelektuale dhe qeveritarët kryesor të
këtyre dy shteteve duhet të bashkëpunojnë për të siguruar ruajtjen e të
drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes dhe besimit, kontrollin e kufijve dhe
paqen brenda shteteve për të ndaluar aktet kriminale dhe terroriste. Gjithashtu
ne sferën ekonomike popullit duhet ofruar kushtet jetësore duke ju dhënë mundësia
për të punuar dhe pajis me sigurimin shëndetësor për të evituar emigrimin jashtë
shtetit.
Me në fund forcat intelektuale duhet të
angazhohen në mediat publike sa më shumë për të diskutuar temat/subjektet e rëndësishme
të jetës në kohën e caktuar, duke informuar popullin me fakte të vërteta dhe
reale pa devijime. Kurrgjë e rëndësishme nuk kryhet duke heshtur. Në përfundim një
citat i vlefshëm nga shkencëtari i njohur Albert Einstein: "The world will
not be destroyed by those who do evil, but by those who watch them without
doing anything". (Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që e bëjnë të keqen,
por nga ata që i shikojnë pa bërë asgjë).
Redaktoi: Kolec Traboini
WORLD POETICA CHANNEL |