05 October 2019

Do ta bëjnë cjapin mbret - nga Kol Shkodrani

 
DO TA BËJNË CJAPIN MBRET

Nuk di dhia ç'është tagjia
por kur dhia vjen në pushtet
nuk do një, por i do të tria:Tre-pushtet...
S' prodhon qumësht por kakërdhi
për këtë fukara milet
do ta bëjnë dhe cjapin mbret!

Prit, o prit, more kumbarë
mos u ngut, asgjë s'ke parë
derisa të hash, si lopa, bar...
© Kol Shkodrani 2017