KUSH JA MJEL LOPËN SHQIPTARIT?
Dembelizmi oriental i
shqiptarit është famëmadh. Dhe jo me kot ka dalë ai proverbi se pa marrë
flakë jorgani im, nuk e luaj sumën. Kësisoj kur erdhi ajo që iku pa
ardhur,Demon-kracia, nisi të zhvillohet ekonomia private e parimet e
kapitalizmit. Mirëpo puna do b...siç thotë populli. Grabitën tokat e
fermave, rrëmbyen ku gjetën me ligjin e Maliqit të Tokave me numur fatzi 7501, duke i lënë pronarët e vjetër bythjashtë, po kush ti punojë.
Rrëmbyen tufat e bagëtive, po kush ti mjelë. E kësisoj kërkuan ndihmë ndërkombëtare për argat të tokës dhe mjelës lopësh.
Nga Italia na erdhi nje mjelës specialist i mbaruar Don Carluci. Ai di të mjelë aq mirë sa këta të qeverisjes e kërkuan për të mjelë lopët e shtetit.
-Çfarë lopësh?-, do thoni ju,- ku ka shteti lopë?
Ka more ka. Madje lopë që pjellin para.
Kësisoj Don Carluci mori famë si mjelës i lopëve të qeverisë shqiptare, u bë mik për kokë i Kryeqeveritarit dhe tash del na jep edhe mendime të çmuara televizive se si në përqasje të pervojës pozitive në sistemin e mjeljeve së lopëve të Qeverisë të reformohet i tërë sistemi i Drejtësisë, ku ligjet ti bëjë Maliqi.
Tani përvoja me këta të dembelizmit oriental shqiptar, ka sjell proverbin e italianit që mjel lopën e Qeverisë në Tiranë:
"Nuk e luani sumën ju po e luaj u, ndaj më shihni mua këtu....:"
Dhe tallavaja me mjelës italianë lopësh në Shqipëri vazhdon:
"Kush ja mjel lopën shqiptarit, Don Carluci, pika e djalit".

© Kol Shkodrani 2019