NJË
BREZ QË NUK LEXON NUK E KUPTON ITAKËN
Ikja
nga Atdheu me demostrim publik tregon se shkaqet i ke tek vetja.
Nga
K.P.Traboini
Lexova
recitimet adoloshente pesimiste të një vajze që kërkon të ik nga Shqipëria,
Silvana Begaj (ca thonë pedagoge), me alibinë se Atdheu nuk i jep kurrgjë, e
dua ti them dy fjalë poetikisht nga poezia ime për Anita Bitrin, që vdiq
aksidentalisht në Amerikë bashkë me të bijën Sibora dhe nënën e saj:
"Gjithë bota është e njeriut!". Por ikjet tashmë kanë shkaqe
personale. Kur dikush ikën nuk ka nevojë të bejë deklarata publike që ngjallin
panik dhe vdesin shpresën. Këta janë hartime adoloshentësh qaramanë, që presin
gjithçka tua japin. Dhe harrojne, a bëjnë kinse harrojnë se siç ka ikje, ka
edhe kthime. Edhe unë jam i ikur. I ikur dhe i ardhur njëkohësisht. Ikjet e
ardhjet në Atdhe janë si gjaku në trupin e njeriut, sa më shumë të lëvizë aq më
i fuqishëm bëhet trupi.
Një
herë na ndaluan qarkullimin për pësdhjetë vjet dhe desh u mbytëm të gjithë në
ujë të ndenjur.
Atdheu
percjell - Atdheu pret!
Moskthimet
janë gjysmëm-vdekje
morale
për njeriun.
Lexoni
"Itakën" e Kavafis e mençurohuni sadopak.
KONSTANDIN
KAVAFIS
ITAKA
Kur
të marrësh rrugën për Itakë
shpreso
që shtegtimi yt të jetë i gjatë,
plot
aventura e plot zbulime.
Lastrigonëve,
Ciklopëve,
Poseidonit
të zemëruar - mos ua ki frikën:
kurrë
nuk do t`i kesh ata në udhën tënde
sa
kohë që mendja jote të jetë e kthjellët,
sa
kohë që ti nuk do të kesh tundime
që
të trazojnë shpirtin edhe trupin.
Lastrigonëve,
Ciklopëve
e
të rrëmujshmit Poseidon- mos u vër rëndësi,
sa
kohë që ti s’u bën strehë në shpirt,
sa
kohë dhe shpirti s ‘t’i sjell para sysh.
Shpreso
që udhëtimi yt të jetë i gjatë.
Të
kesh atje shumë mëngjese vere
plot
kënaqësi të shijosh,
të
hysh nëpër gjire që s`i ke parë kurrë;
në
portet fenikase për t’u ndalur
gjëra
të çmuara për të blerë,
perla
e korale, qelibar e dru abanozi,
parfume
epshore të çdo lloji,
sa
më shumë parfume që të mundesh.
Të
vizitosh qytete egjiptiane
të
ushtrohesh e marrësh mësime prej shkollarëve.
Mbaje
Itakën gjithnjë në mendjen tënde.
Mbërritja
atje është ajo që dëshiron.
Mos
u ngut t’i bësh shumë shpejt udhëtimet.
E
mira është në fund, pas shumë vitesh,
kur
të jesh plakur të gjendesh prapë në ishull,
me
plot kamje që vure në udhën tënde,
se
Itaka s’të bën dot të pasur.
Itaka
të dha një udhëtim të mahnitshëm.
Po
të mos ishte ajo, nuk do të shkoje kurrkund.
Ajo
nuk ka më çfarë të japë tani.
Në
e gjen të varfër, s’të bëri të pa mençur.
Nga
mënyra si ke ardhur, plot përvoja jete,
do
të kesh kuptuar çdo të thotë Itakë.
1911
Shqipëroi:
Kolec P. Traboini
nga
libri “World Poetica” 2019