MEDITIM I PROFESOR ARTAN FUGËS TEK URA E LANËS
Nga Kolec TRABOINI
Nuk e di në çfarë e pengon antarin e Akademisë së Shkencave Profesorin Artan Fuga parulla tek Ura e Lanës kundër Konferencës së Londrës 1913 e cila përçon idenë ti jepen fund padrejtësive ndaj popullit shqiptar, parullë që profesori e citon me mospelqim në opinionin e tij të fundit me titull “Po, në Shqipëri, ka pjesë të opinionit publik që janë skeptike ose kritike ndaj Bashkimit Europian.”
Desha te pyes, kjo palokonference e Londres a ka qënë një padrejtësi e një realitet apo një trill imagjinativ i shqiptarëve “nacionalistë”?! Dhe nëse hyjmë në Europë, e nuk do të na lënë në prehër të Orjentit siç po duket, mos vallë do të hyjmë si servant të politikave të vjetra? Jo besoj. Për më tej:
Përderisa Kosova u shpall e pavarur do të thotë se në ndërgjegjen e europianëve diçka ka reflektuar. Ndërkohë po i kujtoj akademik profesorit se unë jam që ajo parullë edhe më tej të qëndrojë sepse nëse Fugës nuk i ka mbetur asgjë jashtë kufirit mizor të vitit 1913 (nuk ja di prejardhjen profesorit), të paktën mua ashtu si çamëve që e kanë vënë atë parullë tek Ura e Lanës dhe ju lumtë për këtë, edhe mua më kanë mbetur bashkë me mbiemrin e fshat-malit edhe tërë kockat e gjysh stërgjyshërve të paktën qe 500 vjet. A mos mendon profesor Fuga se duke hyrë në Europë duhet t’i harroj te parët e mi e të kthehem në një aliazh europian pa indentitet e pa troje. Po unë personalisht kam hyrë në Amerikë dhe askush nuk më ka vënë klauzolen të harroj të parët e mi për t’u bërë shtetas amerikan. Nuk prisja një analizë kaq të përciptë nga një njeri i ditur. Pa dashur të citoj rastin në fjalë do të thosha se asnjë shtet normal nuk i dërgon profesorat në Akademi ku paguhen goxha mirë me paratë e popullit, për të shprishur kombet e veta.
Poshtë Konferenca e Londrës 1913!
19 dhjetor 2013
NEXT ----------> Në kujtimet e një artisti - Kolec Traboini nga Teuta Taramani
http://traboini1.blogspot.com/2013/12/ne-kujtimet-e-nje-artisti-interviste.html