SHKRIMTARËVE TË TIRANËS U KA HUMBUR VULA
- Ministria e Kulturës mban nën mbrojtje talesmanët e Berishës-
Nga KOLEC TRABOINI
Anipse shpresojmë te kemi nje mendësi të re të qeverisje, askujt nuk po i rreh se ku gjendet vula e shkrimtarëve të Tiranës. Ende Ministria jonë e Kulturës mban të uzurpuar Shtëpinë e Shkrimtarëve shqiptar me një vendim të qeverisjes laskandraqe të atij që nuk duam ti përmendim emrin se na shkon dita terrs. Kësisoj i pat pushtuar Millosheviqi institucionat e Kosovës...
Po mire ai i qeverisjes shakllabane, po këta që vetë i votuam dhe i vumë si bukurosh në kolltukë çfarë kanë me shkrimtarët dhe artistët. Ç'është kjo meni prej Akili? Apo konsiderojnë art vetëm vallen e Napolonit? Pse ua mbajnë me përdhuni ndërtesen e Shtëpisë së Shkrimtarëve ashtu siç e përdhosën edhe Kinostudion me mutrat televizive të propogandës?!
A ka në këtë vend ndonjë që të jap gjegje apo jemi kthyer në një popull shurdhmemecësh e vend shtetarësh talibanë?
Çfarë kemi shkruar më 3 dhjetor 2013 ende mbetet aktuale dhe sot e kësaj dite.
Shpresojmë ta lexojnë edhe ndonjë nga Qeverisja e Re që i lutemi Zotit të mos kenë mendësine e qeverive të vjetra se atëherë: Ku ishim, ku jemi e ku në dreq po vemi?
30 shtator 2014
Kam një pyetje si njëri nga ata që në ‘91 me një
milion shqiptarë të tjerë çau ferrën e tash jam kthyer në ferr sërish e në këtë
turbullirë atdhetare që gjej, asgjë nuk
arrij të dalloj, ndaj, si Diogjeni me
qiri në mes të ditës që thoshte ku është njeriu dhe unë po pyes:
- Di ndokush ku ka vajtur Vula e Shoqatës se Shkrimtarëve se ndërtesën e vulosi Pango Pangallozi dhe e ktheu në seli të vet. Një seli për ta patur zili si Top Kapi. Por Qeveria e vjetër u zbyth dhe erdhi Qeveria e re e Shtëpia e Shkrimtarëve nuk po u kthehet krijuesve dhe as e kanë vënë njeri ujët në zjarr për këtë punë. Kësisoj mbeti e mbeti ministri- magazinë e Kulturës.
- Di ndokush ku ka vajtur Vula e Shoqatës se Shkrimtarëve se ndërtesën e vulosi Pango Pangallozi dhe e ktheu në seli të vet. Një seli për ta patur zili si Top Kapi. Por Qeveria e vjetër u zbyth dhe erdhi Qeveria e re e Shtëpia e Shkrimtarëve nuk po u kthehet krijuesve dhe as e kanë vënë njeri ujët në zjarr për këtë punë. Kësisoj mbeti e mbeti ministri- magazinë e Kulturës.
Ndoshta Qeverisja e re, mos e thëntë Zoti, ka mendimin se ish ministri Pangallozi ka
patur të drejtë në mbërthimin e zbërthimin e kulturës duke e kthyer shkrimtarinë
në gërmadhë.
Po le ti kthehemi vulës. Vite të shkuara, pasi u bë një duel
i ashpër politiko-letrar me kronologji: pas L. Dizdarit edhe Morava u rrëzua me
puç siç disa thonë se kishte ardhur, të fundit herë
para shkatrrimit të shoqatës vulën e ka
pasur Hysen Sinani. Por kam katër vjet që bredh nëpër Tiranë e nëpër promovime
dhe Hysen nuk e kam parë asgjëkundi.
Di njeri gjë për Vulën. Ndaj them se u ka humbur
vula shkrimtarëve me nam e me nishan e jemi katandisur në ca Poeteka leshi ku nuk
qethën dhëntë por arka e shtetit me ca çmime që ua japin ca plakave të
rrjedhura italiane që shkruajnë vjersha dashurie pleqërishte, a thua se nuk dimë të bëjmë dashuri ne shqiptarët.
Po le të kthehemi tek Vula e shkrimtarëve që janë
në pikë të hallit. Se artistët e skenës që çanë ferrën jashtë atdheut, e
zgjidhen problemin, kërcyen vallen e Napolonit me Kryeministrin në Pallatin e Brigadave
për t’na thënë se janë gjallë. Po kjo
nuk i ngushëllon shkrimtarët vulëhumbur
dhe as u jep alibi grabitësve të Shtëpisë së Shkrimtarëve që është kthyer në
hangar i kulturës.