AVENTURA EROTIKE E GISHTO
PËRRALLËS
Nga KOLEC P. TRABOINI
Gishto Përralla i shkruan letër të dashurës
- Hej ti baby girl. I love
You. Ta marrsha!
Jam unë, ai i
përbrëndëshmi. Ai i vogli, Gishtua. Jemi takuar një herë e një kohë tek Muzeu i
Pushkinit në Petërburg, ku lexuam bashkë ato fjalët brilante të poetit, shkruar
një miku të vet pasi bëri dashuri me Ana Kernin: “O Zot, sot e .... Ana Kernin”, e më the disi e
pizmosur se, pse të kisha çuar pikërisht tek ajo relike e poetit : "Unë
nuk jam Ana Kerni.".
Është e natyrshme që ti
nuk ishe ajo se, ehuu, këtu e njëqint e pesëdhjetë vjet, asaj bukuroshes së
Petërburgut i janë bërë kockat pluhur, po ç' i thua kësaj mendjes sime, që ty
të përfytyron si ajo, kjo ndoshta për faktin se për atë Ana Kernin, m'a ka bërë
gjithmonë zemra trrak.
Tani dua të njoftoj se
unë shpëtova nga sikletet që kalova kohët e fundit e do të mund të kushtoj më
shumë vemendje pas atij tërmeti që pësova nga ndarja me vetvehten. Tani, në ke
durim, unë do të spjegoj një për një se çfar ngjau e si u katranosën punët
gjithnjë brenda vetvehtes.
Ai Trapi, profesori, që
ma heq vehten se di shumë e shumë gjëra,
më vuri një shtupë në gojë e unë nuk arrita të thosha ty në telefon, të gjitha ato që doja, që gëlonin në trupin
tim të vogël…( se zemrën e shpirtin ma ka marrë ai tjetri- më ka operuar, më
tha, përgjithmonë). U mburr gjithashtu për vehten se,… unë, Profesor Trapi, jam
shpirti, idealja, ndërsa ti, Gishto Përralla (e kishte fjalën për mua), je
kurrgjë më shumë se materia brutale që kërkon natyrë mundësisht të egër e të
pazhvilluar, gjithashtu jashtë teknologjive marramëndëse të kohës.
Kemi pikëpamje të
ndryshme që po na e shkatërrojnë njëjtësinë, për të na kaluar në dyzimin që e
pësoi edhe një gjeni si Majakovski, poeti i mjerë që ia hoqi vehtes se, të
tjera kishte në shpirt e të tjera detyrohej të këndonte prej diktaturës.Mirëpo
ca thonë shkaku ishte e dashura Lili Brik, që krisi e iku në Paris dhe e la me
gisht në gojë këngëtarin e revolucionit bolshevik. Mirëpo tani nuk është koha
as e Pushkinit me nostalgji e as e Majakovskit me buri. Jetojmë në një botë të
lirë. Absolutisht të lirë. Mua më pëlqen të ha një mollë, ai më thotë, lere,
është e bukur e mos e prek. Këtu ështe thelbi i tërë filozofisë së tij.
Shpirti platonik, thotë është burimi i të gjitha arteve të bukura të
botës. Më shkoi jeta me gënja me atë njeri.Unë shoh ndonjë vajzë të bukur, lere
më thote ai, largohu e sodite nga larg këtë krijesë, kreatyre të Zotit se
brenda saj, shpesh bën fole edhe djalli.
- Po
zoti për atë punë e ka bërë,- i them unë.
- Brrutal –më ofendon
ai,- ke gusto fshatari. Je mësuar të mjelësh
gjijtë e lopës e këtë punë do të bësh me femrat moderne si ta zemë
si Lisa Preslin. Këto që ke ti në gjak Gishto, - më thotë, duke më sqaruar,-
janë instikte që i ka spjeguar me kohë Frojdi.
- Ku rri me shtëpi ky
Frojdi- i them, - se në qoftë në New Ingland, do t'ia gjej vrimën ku është
fshehur. Do të shkoj t’i hedh një katruve me ujë që t’i vijnë mendtë, në atë
kokë se nuk paska mend fare.
- Nuk merr vesh ti nga
psikologjia - më thotë profesori i ditur.
* *
*
Mbrëmë, si ç’të kam
informuar në një mesazh të shpejtë elektronik, ndodhi hataja. Mirë që nuk erdhi
policia se do të ishim bërë qepaze. As unë e as ai, nuk i lëshojmë më asnjë kut
njeri-tjetrit. More as një inç, siç i
thonë këta amerikanët njësisë matëse, se këta, moj shpirti im i vogël, i kanë
masat krejt ndryshe që ta bejnë mendjen çorap. Njerëzit që ishin rreth e
qark shtëpisë dëgjonin grindjet tona e thonin: "Ky zihet me vetvehten. Keq
e ka. Ka për të dallgëdisur shpejt, e po bëri ndonjë të pabëre lajmëroni
menjëherë 911-tën".
Mirëpo nuk ishte
ashtu. Ai nuk zihej me vehten por me mua. Ai vehten e ka sikterrisur me kohë e
me vakt në art. Katran art, thuaj, që nuk nxerr një para të thatë të paguash
billat. Nuk është fjala për Bill Klintonin, por për faturat e dritës,
gazit, telefonave, ujit e... plot Bill - Billa të tjerë.
Unë e dua vehten në jete. Ai në teknologji e në etikë mondane. Mjerane, thuaj. Nuk puqemi e mori fund. E kur nuk shkojnë mirë, në një rreth të ngushtë siç jemi unë e ai, duhet që pa tjetër të vijë ndarje.
Unë e dua vehten në jete. Ai në teknologji e në etikë mondane. Mjerane, thuaj. Nuk puqemi e mori fund. E kur nuk shkojnë mirë, në një rreth të ngushtë siç jemi unë e ai, duhet që pa tjetër të vijë ndarje.
Fjalë që thua lehtë, po
hajde bëje këtë ndarje. A ndahet shpirti nga trupi? As me sopate e as me ligj
nuk bëhet ajo punë. I ndan vetëm zoti. Por kur i ndan Zoti, i ndan e i
çbën fare. I kthen prap aty ku ishin.Punë balte.
Dje mbrëma më lidhi pas karrikes. Bëj të iki unë. Bahh! Iu luta.Hiç ai. Aty ngulur të dy si qullashë.
Dje mbrëma më lidhi pas karrikes. Bëj të iki unë. Bahh! Iu luta.Hiç ai. Aty ngulur të dy si qullashë.
- Të dalim more- i thashë.
-Njeriu ka nevojë për ajër.
- Ja ku janë
kondicionerët - ma preu si sopata e mikut tim Sotir nga Dardha e Korçës.E
shtoi:
- Freskohu. Jemi në epokën
e teknologjisë.
Mirëpo una ia ktheva me inat se nuk më rrihej:
Mirëpo una ia ktheva me inat se nuk më rrihej:
- Po
ne nuk hamë hekura por mish. Ke parë njeri që natën e martesës të fusë në
krevat një nuse prej lecke?
- Jo -me thotë,- por ka
dhe ashtu..
-Si ashtu e kështu?-
pyes duke vërtitut gishtat e mija të vogla për t’i treguar një gjë që bëjne
meshkujt e femrat kur i ka zënë vapa.
- Ti je teveqel e
prapa botës, o Gishto!
- Mirë profesor, e
pranoj se jam prapa, pa më thuaj ç'bëhet përpara. Pra,
si është ajo puna e asaj....
- Seks elektronik- u
ngut e më tha.
U hodha nga karrikja e rashë përdhe. Gishto jam e falë zotit nuk u vrava shumë.
U hodha nga karrikja e rashë përdhe. Gishto jam e falë zotit nuk u vrava shumë.
- Po
unë nuk e kam prej elektroniku por prej vërteti,- i thashë i tërbuar, duke vënë
dorën në mes të këmbëve se mos më kishte bëre ndonjë sherr teknologjik ky
rrufian profesori. Për fat isha në rregull. Atëhere, duke parë injorancën time,
profesori me durim më spjegoi se, kishte një dyqan seks shop në qytetin Dedham që i kishte të gjitha
brenda. Si e do ti ose ajo, ic ap tu ju,- më tha që unë e mora vesh që ishte
fjala, varet prej meshkujve a femrave se si e sa e duan, të madh apo të vogël,
me ngjyra apo bardhë e zi…
- E do të vogël paguan
më pak,- vazhdoi profesori.- e do të madh paguan më shumë.
- Po
mirë - i thashë,- meqë njerëzit i shikojnë këto kursimet, nuk ka ndonjë
artikull atje në qytetin e Dellit që ta blesh për të vogël e ngadalë të bëhet i
madh.
- Ah jo - më tha.- Kjo
nuk bëhet. Ti dashke t’i vesh flakën bisnesit. Të fusësh Amerikën në krizë.
- Dale more i thashë, -
nuk jam unë nga ata të Bin Ladenit që i ka flokët e mjekrrën si ka çurrel
seksi, e mos më fut mua në politikë more vesh. Unë Amerikën e dua se këtu kam
rrojtjen. E dua edhe Bush llapatushin, e kam xhan, por s'ta kam llafin për
krizë por për kërthizë.
- Atëhere shpenzo më
tepër - më tha - dhe përsëriti - ic ap tu ju.
- Nuk të fola për
cjeprit, ore, të fola për njerëzit. Ky që the ishte pazari për hallatet e
burrave, po për plaçkat e grave, si i bëhet puna?
- Ka edhe nga ato -më
tha - me bollëk. No problem.
- Pika -thashë unë.- Si
me bollëk? Mos kanë prurë femra prej Europi?
- Jo - më tha - ato janë
të shtrejta, por është prodhimi vendas më i lirë dhe i sigurt.
- Si i sigurtë?!
- Domethënë nuk shqyhet
shpejt. Nuk çahen gjatë përdorimit.
- O ty t’u shqyftë koka,
t’u shqyftë!- i thashë i zemëruar.
* *
*
Nuk kisha dëgjuar
ndonjëherë se duke bërë seks ndonjë femër, të jetë çarë a shqyer tej e
përtej. Pse, çfar janë ato, një copëz thes?! Kur bëhen operacione
çezariane, prej hallit doktorrët, siç ia shqeu Mark Bruti Qezarit, mikut
të vet barkun me thikë, ashtu dhe u hapin barkun femrave që të dalë fëmija e të
mos vdesë pa lindur. E për këtë kishte marrë emrin e fatkeqit Qezar.Po kjo që
po më thoshte, kjo ishte jashtë llogjike. Se fundja, kush kishte ndërmend t’i
fuste të dashurës së tij poshtë barkut ndonjë thikë a një shpatë kur bënte
seks. Po mendoja se mos ky Profesor Trapi
kishte nisur të luante nga fiqiri. Çfar nuk ngjet. Edhe çmendet i varfëri njeri
në dhè të huaj.- thashe me vehte.Kisha mbetur me gojë hapur si krap Shkodre në
zall tek dëgjoja Profesor Trapin që vazhdonte me durim të më spjegonte:
- Në fakt ato japonezet
janë më të vogla e praktike në përdorim.
- Edhe mua më pelqejnë -
u nguta të hyja sërish në muhabet sepse edhe mua sikur më pëlqenin japonezët,
megjithëse, po që të flas të drejtën, nuk i kisha provuar. Mirëpo çfarë nuk
sjell e nesërmja në këtë botë. Njeriu rron me shpresë...
- Kemi furnizim edhe nga
Kina, - vazhdoi profesori plot entusiazëm. Por vura re që pastaj iu pre zëri
kur zbriti nga Japonia në Kinë.Ato koreanet nuk i zuri në gojë fare.
- Kinezet - vazhdoi ai,-
janë më të lira dhe kanë shitje.
Më ra damllaja, ç’prralliste ky? Po ku të linte Kina të eksportoje femra jashtë shtetit, dhe ku. Ti çojë femra imperializmit amerikan, tigrit prej letre, siç thoshte kryetari Mao, ishte baraz me tradhëti kombëtare. E kush, shoqet gardiste të kuqe të dacibaove të shaloheshin nga amerikanët.
Më ra damllaja, ç’prralliste ky? Po ku të linte Kina të eksportoje femra jashtë shtetit, dhe ku. Ti çojë femra imperializmit amerikan, tigrit prej letre, siç thoshte kryetari Mao, ishte baraz me tradhëti kombëtare. E kush, shoqet gardiste të kuqe të dacibaove të shaloheshin nga amerikanët.
Shkova tek çezma e
oborrit të prapëm të shtëpisë dhe futa kokën në ujë. Isha si një i damllarënë.
Me peshqir në kokë u ktheva prap duke menduar se biseda qe ndërruar tashmë e
ajo temë qe harruar. Sapo u ula , profesori "krrëk", nisi të fliste
si bilbil, e sikur ushtronte oratorinë në Boston Universiti:
- Më parë nuk sillnin,
por tani kinezët të lusin se duan dollarë
- E kështu- shpotita
unë, - shyqyr zotit i kemi dyqanet plot me mall badiava.A kanë garanci?
- Kanë garanci të plotë!
- Domethënë mund t’i
përdorësh e t’i kthesh prap.
- Po brenda një
muaji je në rregull.
- Gut for ju - i thashë.
Por kjo qenka një treg me interes edhe për shqiptarët ,- thashë, - se vijnë pa
para, janë të varfër . Pra kanë të drejtë t’i mbajnë kinezet në shtëpi një muaj
e t'i kthejnë prap e të marrin paret, siç bëjnë me televizorat.
- Shurr - tha ai , e unë
ngeca se nuk po e kuptoja, po më fliste shqip apo anglisht.
Nuk po i bija kurrkund në sinor idesë së tij.Mirëpo,edhe mua nuk më rrinte rehat goja e ia mora avazit të tij:
Nuk po i bija kurrkund në sinor idesë së tij.Mirëpo,edhe mua nuk më rrinte rehat goja e ia mora avazit të tij:
- Po
sikur të mbeten me barrë, si i bëhet - i fola unë me zë të lartë.
Profesori lëvizi nga kolltuku prej lëkure të zezë.Mesa duket tërë çipsat e truve të tij bënë lidhje të shkurtër. Ishte një atak kaq i fortë sa vetëm u kthye nga unë, me pa me habi si të ishte një tutkun çmendije. I ishin ngritur ato pak leshra të kokës përpjetë.
Profesori lëvizi nga kolltuku prej lëkure të zezë.Mesa duket tërë çipsat e truve të tij bënë lidhje të shkurtër. Ishte një atak kaq i fortë sa vetëm u kthye nga unë, me pa me habi si të ishte një tutkun çmendije. I ishin ngritur ato pak leshra të kokës përpjetë.
- Mirë - i thashë në
vazhdim,- ai rregulli i shitjes njësoj është?
- Njësoj -më tha prerë e
vazhdoi me seriozitet - Të njejtat kritere ndiqen edhe për meshkujt edhe për
femrat.Të voglat shiten më lirë dhe të mëdhatë më shtrejtë.
O, po e paska marrë
lumi, Amerikën, thashë. Si është e mundur që të voglat që janë më të mira
e të njoma, e pas të cilave vërtiten të burrat zullumqarë të botës, të shiten
më lirë. Pastaj, kush është ai krriç gomari që vete të paguaj sa frengu
pulën një femër si pelë. Këtë as ta besonte njeri në këtë botë, në botën tjetër
kushedi, se ndoshta djajtë paguajnë se duan më shumë mish për të pjekur në
ferr.
- E, punë cipsash - më
tha.
- Çfarë janë cipsat?
- Të përbrendëshmet.- ma
ktheu.
Duke menduar se të përbrendshmet e atyre që u shitkam me bollëk janë të linjtat e grave, nuk durova e i thashë:
Duke menduar se të përbrendshmet e atyre që u shitkam me bollëk janë të linjtat e grave, nuk durova e i thashë:
- E po mirë de, të
paktën i shesin me brekë se ashtu pa brekë fare nuk bën t’i lenë se qeshin
njerëzia.
- Çfar thua, more
tutkun – m’u vërsul Profesor Trapi. - Çfarç brekësh, mor mullixhi fshati.Se mos
na thua i veshin me thes mielli.
- Pse thua ashtu-ju
ktheva - Pse më ofendon. Nuk e di ti se shqiptarët dikur me thasët e sheqerit
që vinte nga Kuba bënin mbathje për gra e për burra. Nuk ke parë ti Made in Cuba në prapanicë të kalamajve të fshatit kur
laheshin në kanalet vaditëse.Nuk e di ti se babai i një fëmije me Made in Cuba në të
prapme, e pagoi me dy vjet burg për këtë punë, e kur mbaroi burgun, meqë u
prishëm me Fidelin, e reabilituan dhe e vunë brigadier të komandonte fshatin. Ja pra e tërë kjo histori për një thes brekësh.
- Mos u lodh se i
mbeshtjellin me qese plastike.
- U plaskan vape të
shkretat, u qava hallet atyre vajzave nga Kina e Japonia.
Mirëpo një fytyrë me
shkonte e një fytyrë më vinte. Profesori më thoshte gjëra të çuditëshme
që mendja ime e praktikës nuk i kuptonte. Ishte teknologji e sofistikuar që në
shqip u përktheka e ngatërruar se mua plot ngatërresa më solli.
Ç'më ka gjetur mua s'ka
gjetur njeri. Pa le kur ngulemi në televizor. Shih ai, kënaqu. Shih unë
mos u kënaq. Me se të kënaqem,me përralla në beze.
- Shiko këtë Sara
Bulldokun -me thotë -sa e mirë që është. E pëlqej shumë, është speshëll.
U ngrita për të parë
se mos po lehte ndonjë qen bulldog përjashta. Por kurrgjë s'pipëtinte në oborrin
e përparmë. Edhe në të prapmin gjithashtu . Ndenja ca kohë përjashta e mendoja
hallet që e kanë zënë njeriun e krisur në dhè të huaj. Pashë një yll që pikonte
e atje, në atë çast, m’u duk se po vinte në krahët e mi Borëbardha ime.
Nuk po të quaj Ana Kerni se të hypën inati edhe ty si këtij profesorit tim, që
më pret për të më qullosur trutë. Ah, thashë të isha tani te Borëbardha ime në
Shqipëri. Aty në Tiranën tonë të bukur që e ka bërë cigane laramane për ta pirë
në kupë ai Edi Rama. Si u freskova disi edhe të dergova një puthje qiellore,
pashë ç'pashë e hyra brenda ku më priste ai profesor Kishoti im që në
vend te mullinjeve të erës kishte si armë teknologjinë e sofistikuar. Hyra
brenda e i thashë të mos merakosej se nuk kishte përjashta këmbë qeni. Ai ose
nuk ma vuri veshin, ose nga që ishte i përqëndruar pas ekranit, i kishte marrë tjetër
për tjetër fjalët e mia.
* *
*
Si kaloi ca kohë e
si mendoi se i kapërcyem keqkuptimet, ai më cyti:
- Të pëlqen kjo Xhulia
Roberts.
- Kjo hundpërpjeta,
thua.
- Po
- tha- hundëpërpjetë po ka ndrruar nja pesë burra. Ndërsa e ajo Xheniferr Lopez,
që ke përballë, është në rradhë për të tretin. Është mpleksur me Benin.
- Mos është shqiptar nga
Tirana?
- Çfarë thua, mor
njeri i paditur - më tha.- E
kush t’i merr Ben-at e Tiranës, Xhenifer Lopes?
- Pse çfarë
kanë Benat e Tiranës? Të gjitha i kanë. Janë të kompletuar nga të gjitha anët.
Të gjitha natyrale. Ka Bena që të luajnë tepelekun e kokës, në daç për bukuri,
në daç për artistë, në daç për tregti, për sport, në daç edhe për kallash...
- Harroje atë këngën
e kallashit, pa më thuaj pse nuk të pëlqen Xhulia Roberts, pse ka ndrrua
burrat?
- Jo - i thashë - nuk më
ha meraku se sa burrave i ka hipur sipër Xhulia. Në zverk - shtova pastaj se
mos më keqkuptonte
- Po
atëhere- tha ai duke ndërruar kanalin televiziv satelitor, - e sheh këtë
personin këtu ?
- Këtë me syze që rri si
rri grremc fiku e sheh shtrembër si ata pleqtë e Krujës majë shkëmbit? Qenka plak zevzek e antipatik- i thashë pa e zgjatur..
- Çfarë thua
mo - ma ktheu profesor Trapi. - Antipatik ky, antipatik Larry Kingu që ka
ndërruar 17-të gra.
- Shiko i thashë- me
durim të humbur. - Ky mbiemrin e ka mbret, por ky qenka dem. Pse nuk ja venë
mbiemrin Demi se i shkon bukur - dhe vazhdova - Po për hamshor e mbajnë, mor
profesor. Si atë kryeministri tonë që ndrroi gruan e mori një të re, Xhoin që e
le pas bishtit këtë Xhulia Robertsin tënd .Ke parë ti se, që at’here,
kryeministrit i erdhi shansi në derë e u bë popullor si Papandreu me Dhimitrën
në Athinë.Të gjithë kryeministrat e botës janë si kurvat , mendoj unë Gishtua,
vetëm me një ndryshin, ndërrojnë gratë se gjoja burra janë vetë, po kallami
gjithmonë luan tjetërkund.
-Ti me këto fjalë,
Gishto Përralla- më tha profesori i inatosur- do të kalbesh në burg. Atje në
Sing-Sing. Tmerri i burgjeve.
- E pse?! Çjanë keto
burgje. Diktaturë do të bësh ti mo, që po më flet si ai Makarti i
makartizmit.
- Po
ja, the fjalë të rënda për atë punën e kryeministrave e të kallamit. Po të të mblidhen kryeministrat e të të hedhin në gjyq,
siç hodhi Meksi Abdi Baletën, ti do ta kesh pisk.
- Po
pse, çfarë thashë unë. Jetojmë në një botë të lirë dhe gjithëseicili e
luan kallamin sipas qejfit të vet. Këtë do të them, le të më çojnë
po deshën edhe në Hagë te ajo mo, si quhet, Karla Ponte.Tani do t‘u them, ligjet e kanë njohur lirinë e kallamit. Madje
nuk e di ti se në Nju Ingland, priftërijtë me kallam kanë bërë hatanë.
Ç'ne unë. Unë as kallamin tim s'po mundem ta luaj se më ke bllokuar
brenda e nuk shoh femër me sy, jo më të shkoj e të ruaj, se kush ja fut e
nxjerr kallamin grave të kryeministrave. Ej, thirri mendjes. Jemi në liri këtu-
e drodha unë, veç të dilja nga laku, se më futi në të thella. Pastaj e tërhoqa
muhabetin akoma më tutje - ne po flismin për atë Lari Kingun.
- Lari King nuk e mbajnë
për ato që mendon ti, por se flet bukur.
- Atëhere- konkludova
unë, -këtë e mbajnë sepse ka arritur të mundë me llapë, ose llapa-llap, merre
si të duash, shtatëtëmbëdhjetë gra. Pika burrit. Nuk e merr në
telefon e i thuaj të pushojë.
- Bah nuk bëhet.
- Po pse. Çdo
qytetar e merr lirisht CNN.
- E merr, e merr-
mor Gishto, por ai atë do, ndizet më keq e nuk e lëshon mikrofonin deri në
mëngjez. Sepse ai atë kerkon, tema të reja.
- Shyqyr -thashë -që
nuk thua se ai kërkon gra të reja, se kështu, me këtë vrull që ka ky plaku i
CNN, i la burrat amerikanë të sharrohen. Se ku t’i gjejnë ata gratë, si t’i
marri të gjitha ky Lari Mbret.
- Joooo - më qetësoi
profesori.- Se ato që le ky, i marrin të tjerët.
Hajde qarkullim bujqësor, hajde, thashë me vehte, por profesori siç duket i lexoi mendimet e mia dhe vrap e ndërroi stacionin. Si e pa një pasazh filmi, më pyeti sërish:
Hajde qarkullim bujqësor, hajde, thashë me vehte, por profesori siç duket i lexoi mendimet e mia dhe vrap e ndërroi stacionin. Si e pa një pasazh filmi, më pyeti sërish:
- Po kjo a të
pëlqen?
- Cila kjo - i
thashë,- këtu në dhomë nuk kemi ndonjë
femër.
- Kjo artistja- më
tha. - Kjo që ke në ekran, Elisa Dushku.
- Jo i thashë.
- Po -, e këtu ai e
zgjati shprehjen duke menduar se do të më zinte në grackë , - kjo është
shqiptare.
- Hiç fare, - ia ktheva
pa menduar.
Kur e pashë se e kisha
shkelur në ndjenjat tona nacionaliste, se nuk i kisha pëlqyer Dushkun
shqiptare, atëhere përfitova nga rasti e i shfryva tërë dufin:
- Po
ç'jam unë, o njeri, një robot i Hollivudit? Ç'më duhen mua sekset
plastike, ç'më duhet mua ajo e bulldogut në ekran, ç' më duhet kjo
shqiptarja e Dushkut kur unë more mik, nuk ju ndjej as frymën e nuk u prek as
mishin. Po për të çmëndur më merr ti
mua. Po unë femrën e dua prej mishi, kockash e
gjaku e pa asnjë cen, se sa për ekran e plastikë, ja ku ke një rrotë makine e
shko e shfryhu po deshe. Bah....
* * *
Kurrsesi nuk puqeshim.
Atëhere bëra plan ta heq qafe se ashtu siç thotë e flet ai është
çmenduri. Të shkojë gruaja të blejë një bisht gome me cipsa e ti thotë
burrit, pa m’u qero nga sytë, më mirë një rrip i vogël pa tru, se sa një burrë
hu.
Kur i thashë fjalët e
fundit, më mori e më lidhi pas karrikes e më tha ta shijoja tani artin e madh
teknologjik. Më hipi tërbimi.
- Po
ty ndonjë gome llastiku të ka pjellë, more profesor Trapi.
Do ti që për një
çast shpëtova e t’i futa përdafe me të shara e të palara sa e bëra
pistil. Më shtiret Profesor, më shtiret poet, më shtiret shkrimtar, gomar thuaj
më mirë. Kur nuk di të sajdisesh një femër të kolme, siç je ti shpirti im( i
imi- e jo i atij tjetrit se unë bëhem xheloz sa më çohet kallami
përpjetë...kallamsheqeri që lëpijne kalamajtë them, e mos ma merr për keq,
vogelushja ime ), për çfarë i do të gjitha këto ndere e ynere-i thashë.
Doktoratat ç'i do. Që ti pshurrin qentë.Si i pshurrin tashmë ato të Hoxhës. Se,
ta kam llafin, u zunë keq. Unë e zgjidha gojën fare. Edhe ai çfarë nuk më
thoshte tek nxirrte shkumë nga goja. Jo më çnderove, më bëre qepaze me
një zonjushe për të cilën kam konsideratë virtuale e sublime( hajde trapllëqe
që thua, i thosha unë), jo me nxorre bojën e reputacionin si shkrimtar...(
shkrimk..).- ja ktheva unë menjëherë e ai më gjuajti me dosje nga ato që mban
në dhomën e tij të kompiuterit. U përleshëm. Unë edhe pse më i vogël, arrita ta
zboj atë delenxhi që mendon se meqë gratë hedhin përsipër një fustan, nuk kanë
asgjë përposhtë fustanit, pa le breçkave, se nga ato ai nuk merr vesh.
Lere -lere por dhe
ashtu, i kopsitur njeriu nuk mund të jetë. Se thua ti, që nuk the asgjë moj
shpirtkë, kjo botë jallane rrumbullake si sisa grash, vërtitite e vërtite sa të
duash, pi qumësht si i babëzitur, po ato sisa janë e nuk kanë ku shkojnë.
Mbuloi ti me jorgan po deshe, ato sisa mbeten edhe sikur qeni qepën ta
hajë.Mirëpo ata profesorët, ata hajvanërit që qullosin vjersha m’i quajnë me
figura, jo planete e jo erë pjeshkë, me ca aroma e ca krahasime të tjera që të
llahtarisin kur i lexon. Se ku ka më të mirë se sa aroma e vetë trupit, e kam
fjalën kur është i larë. E për mua, moj shpirtkë sisa e femrës nuk ka si t’i
ngjasi pjeshkës, nuk e kam fjalën tek forma por tek burimi i rradhës së
krijimit. Primare të dalë sisa e jo pjeshka, pra mund të krahasosh pjeshkën(
poetët jane të marrë) duke thënë se kjo pjeshkë është si sisa e një vajze( ah
të shkretën), por kurrë -sisa e vajzës nuk mund të krahasohet me pjeshkë për
faktin( e këtu profesori zbulon injorancën e vet), sepse zoti më parë krijoi
prej baltës Adamin e Evën, u vuri baltë sa deshi nëpër pjesë të trupit e vajzës
i vuri dy toptha në gjoks e Adamit i vari një bisht baltë nga poshtë. Se pse e
bëri këtë as vetë Zotin ta pyesish sot, nuk e di. Se shumti kur krijohet nuk
vritet mendja shumë për domethënien e gjërave. Se pyete një nënë, kur i erdhi
mendimi që të krijojë një bebe e ajo ose do të përgjigjet kur më erdhi qejfi,
ose do të zëre me gurë e të lëshojë qentë e fshatit të shqyejnë. Pastaj Zoti, që
ta vazhdojmë llafin, duke kopjuar krijesat e veta, sipas formës së gjinjëve
bëri format e frutave, ta zëmë të pjeshkës e, sipas baltës së varur të Adamit,
bëri bishtajen, bëri kastravecin, bëri bananen. Patëllxhanin nuk po e zemë në
gojë së është prodhim orjental e bota nga këta orjentalet ka fort frikë se ja,
Sida, Sarsi, Ngarsi, Fanatizmi, Terrorizmi, Pederastizmi( këtu ja fusin kot se
ata pederastët janë në kishat e Nju Inglandit të Amerikës),
Dreqi e di.
Kapitalizmi që të jep djathë pa bukë, është aq i zgjuar dhe di ta vërtisë
punën të të bindi për atë që thotë. Domethënë ç'të duhet buka kur ke
djathin. Ose: ti, nuk je mi që ha vetëm djathë.E ti çfarë t’i
thuash, kur ai e mban djathin në dorë e po e kundërshtove s'ta jep.
* *
*
E kështu deri këtu
llafin e ngamë mirë. Tani ku ta mbajmë revanin. Për çfar të
flasim?Kë do të zemë në gojë e kujt do t’ja fusim bishtin( më fal, gishtin)?
E lamë pra tek pedantizmi i Prof. Trapit.
E lamë pra tek pedantizmi i Prof. Trapit.
Unë mendoj se ia kam
gjetur mirë emrin, edhe ti ashtu ta quash pa frikë, se të dal zot unë. Po të tha gjë, heeee..ia marr shpirtin atij shulaku( se
është i shkurtër ai, mos pandeh se është fyell si ata gjato
gjatojat e Tropojës), i rras kallashin, nuk më njeh mua ai... nuk e le unë të
prekë as me bishtin e dorës. Këtë punën e gishtit me bishtin e ngatrroj
gjithmonë. Në të vërtetë, ai gishtat i ka si bishta, por kurrë nuk i mbledh
ndonjëherë tre sipër e të mesmin poshtë, siç bëjmë ne, gjithë ditën që ka falë
zoti. Për kulturë, po të them se, amerikanët e kanë ndryshe atë shenjën, tre
gishtat e shputës i ulin poshtë e të mesmin e ngrejnë lart. E di pse e kanë
sajuar këtë? Sepse, sipas qypit tim të vogël, kurrsesi se janë superfuqi e
supermen e ua fusin të gjithëve, por se gjoja, atyre u ngrihet më shumë se
europianëve. Vere re. Europa gishtin e mesit poshtë, Amerika gishtin e
mesit lart. Këtu diçka ka mirëpo, Profesor Trapi këtë nuk e nget më tutje se
gjoja janë gjëra diplomatike të ngatërruara. Mirëpo po të ishte kështu, pse e
prodhuan Viagrën në Amerikë kur këtyre amerikaëve u rrika gjithnjë lart e më
lart? E pse nuk u prodhua në Europë kur këta e paskan poshtë e më poshtë?! Kjo
është një çudi. Ndoshta çudi e shekullit që shkoi, mirëpo ky
shekulli i ri që hyri me pompë as nuk e çan te prapmen për të vjetrin.
Me këtë studim po
merrem unë se me pëlqejnë këto me të futura, mirëpo Prof.Trapi më qesëndis e më
thotë do të japin çmimin Nobel ty, mor derdimen. E pse jo?- e kundërshtoj
unë. A nuk ja dhanë çmimin atyre që bënë ilaçin për t’ua ngritur
njerëzve? Edhe unë këtë analizë po bëj. Tani unë po vras mendjen se çfarë
bëjnë studiuesit franko-gjermanë, nga inati i pushtimit të Irakut, a nuk po
zbulojnë ndonjë gjë që tua ulin amerikanëve, që t’i bëjnë edhe ata si vehten të
paktën. Ambicje të mëdha për këto punë.Thanë se po bën një studim Shiraku i
Francës, por financat ishin shterrur dhe thesarin nuk mund ta preknin kurrsesi.
Sepse, që të dalim
prap tek Prof. Trapi,se atje e kam gjithë inatin , ai sikur ka gëlltitur
okllainë. Di ti çfarë është okllaija? Ta tregon lala ty. Se unë, Gishto
jam por i di të gjitha. Një shkop është. Bojagi i gjatë si bisht qeni. Le të
shkojë e le të merret me profesorllëqe a me doktorata, s'm’u ça trapi mua. Nuk
pyes unë. Unë jam ai që i nxjerr bojën gjithnjë. Ai nisi të katranoste një
libër seriozisht dhe e di se ç’ndodhi. Në fillim e qullosi, e po të mos të hyja
unë si personazh ngeli profesori bythjashtë para lexuesve.
Tere lezeti i librit jam
unë, Gishtua. Futem e dal kudo. Në çdo qoshe e në çdo skutë. Tani ai ka
dëshirë të shkruajë një diçka si një tregim të gjatë për një emigrante e ca
kusure të tjera. I thashë, fut sex në libër, si tek ai "Njëqind ditë që e
bënë botën pleh " ku hallatet dalin açik fare. Jo, ai. Nuk pranonte. Trap
e okllai bashkë.
Futi mor ca gra bjonde të
llakosura e buzëlopë si buallica Karbunare që të tunden e shkunden, i thashë me
marifet. Ngec, ai. Nuk hante sqepar. E unë tani kam vendosur, si Gishto që jam,
të futem në subjekte pa e kuptuar ai trap autori, pra, kur ai të shkruaj, unë
të ngjishem në mes të fleteve dhe e di ç’do të bëj? Hatanë do të bëj.Do të
futem poshtë fustaneve( unë i vogël sa një gisht jam ndaj më thonë Gishto) e do
t’ua këpus llastikun e brekëve të gjitha grave pa përjashtim.
Ha-ha-haaaaaaaaa!
Bota do të gajaset kur
të venë të marrin librin në kioskat e Tiranës a në panairin e madh dhe të
gjitha gratë personazhe të librave të mbeten pa brekë. O zot i madh, tani unë
po e mbaj barkun me dorë për gazin që do të kaplojë të tjerët në përurimin e
librit të profesor Trapit tek Piramida se atje e ka syrin. Pa le, kur mendoj se si do t’i fluturojnë
syzat nëpër ujvara qiejsh autorit. Dhe ti, shpirti im, mos prano të gënjehesh
prej atij mahmurri, se do ta pësosh keq. Kurrsesi nudo, si i thonë këta të
kulturës, se unë i them popullorçe lakuriq, si andej nga lagja Mangalem e
nahija e Urës se Goricës.Ti nuk e di ku bien Ura e Goricës e kthesat e
Gomsiqes, moj shpirt? Jo?! Ta them U , siç thoshte për Dullen ai Devol Koçja,
që i ngeci bytha në sediljen e drogës dhe hëngri 6 muaj burg kot na si koti. Ky
Profesor Trapi, më duket se edhe ai kështu do ta pësojë. Do t‘i fusë ndonjeri
ndonjë qeskë me miell të bardhë e në vend që të vijë në porto Romano, do të
gjendet në Porto Palermo e të përfundojë në ndonjë qeli në porto Venecia, si
Vaso Pasha, kur ishte student e u përzie me kryengritjen e frymëzuar prej Manzonit.
Fundja mirë t’i bëhet se çfarë pret nga ai.
* *
*
Të zhgulet nga nahija e
botës tjetri e të rrije si guak, përpara atij gjoksi, oh zot, e atij trupi,
leri të përbrendëshmet, s'po i zemë në gojë, se ato janë t’i lëpish në kupet,
mirëpo dinjitari ështe si gomari, pëllet në qejf të vet. Por s'ka gjë se
jam unë për këtë punë. Unë, Gishtua, që më thonë ndonjëherë edhe Pinxho, por
unë nuk mërzitem se i vogël-i vogël por punën e bëj të madhe.
Epo, do thuash ti, se
jam sa një gisht. Epo edhe gishti ka vendin e vet. Pa një
gisht të jesh, turp të vjen. Nuk ke dëgjuar dikur kur i fusnin plumbin ndonjë
antari ( unë gjithmonë u kam thënë ank....)të Biros Politike, e ne tek
njeri-tjetri pasonim lajmin "Ja futën gishtin edhe këtij". Ja pra
shpirt , edhe gishti bën punë. Domethënë të bën hatanë. Dhe unë kështu ia bëra
atij Profesor Trapit, i futa gishtin, sa mos të dinte ku të vente e më
tha: "Unë kurrë më në jeten time nuk do të përdor këtë e-mail. Do të vete,
tha minus 1996". Tani çfar do të thoshte ky cjap komune me
këtë fjalë, nuk e di, por gjasat janë të kërkojë me ty linja të tjera që unë të
jem larg se i prish muhabetin dhe ja humbas seriozitetin kuvendimit. Një mut të
madh që të hajë me të gjithë ata që ja rrisin mendjen duke i thënë:
"Ne nga Profesor Trapi mësojmë shumë gjëra. Krijimet e Profesor Trapit
janë frymëzime plot figura të bukura poetike. Ai është Dostojevski ynë. Të ketë shëndet profesor Trapi për të
mirën e thesarin e Letërsisë Shqipe se e kemi kollonë çeliku e vinç
drageti", aq, sa mua më vjen për të vjellë. Sa më shumë që e mburrin, e sa
më shumë që atij i bëhet qejfi, aq më shumë bërtas e u them, ju thoni
çfarë të doni, por Trapi i Profesorit nuk bën një lek. Ai është një
bishtqen që s’e ka shokun. Poezitë e tij janë jo për t’u përshendetur por për
t’u pjerdhur. Ndërsa prozat për t’iu shpuar faqeve një vrimë në mes e tu
futësh.....gishtin. Ja kështu dua t’u them. Por nuk më dëgjon njeri.
Mesa duket janë edhe
ata si ai. Njerëz në këllef që bëjnë për çdo libër nga dy promovime, një në
Tiranë e tjetrën në Nju Jork ku mblidhen
ca derdimenë me bibilino që duan kafe qyl. Nuk ke dëgjuar të thonë për kësisoj
njerëzish se janë si këllef …k….,
kryetari desha të them. Ja pra dëgjoje... Se unë ty ti them të gjitha, të
gjitha shpirti im, se ti je jetë, je gëzim, ke nevojë të qeshësh, të hidhesh,
të përdridhesh, të bësh sparkatën, të lodrosh, të shtrihesh ....e deri tek fjala e fundit që vjen sipas kësaj rime
mallëngjyese e të cilat nuk i kanë fjalorët shtatëokëshe të akademikeve( o zot
sa të marrë janë), por njerëzit si njerëz që janë, i përdorin, se ashtu u
a ka ënda…
Shiko shpirti im.
Mos i harxho as bateritë e as talentin me atë Profesor Trapin se në këllefin e
tij nuk ka asgjë vetëm eufori e mendjen humbëtirë si qielli i Teksasit ku vijnë
e shkojnë hurrukejn-uruganët sipas qejfit. Se unë, Gishtua, vërtetë e kam
këllefin ( reputacionin them) të vogël, se edhe unë i vogël jam, por punën e
bëj tamam. Prandaj sikterrise atë trap që nuk ka dy koqe mend në tru ( ja kanë
hëngër mizat mesa duket) dhe eja te unë, Gishtua kokërrvogël.
I vogël jam
por një zemër të
madhe kam
sa një mal
se të kam brenda ty, moj xhan.
Profesor
Trapit i them ndal
se
kam buzëkuqin në ballë
kur
më puthe me aq mall.Pallë, o pallë!
Ah, ç' vete!
gallatë fare. Unë vdes për poezitë me qe palla. Kështu e kam qejfin. Profesor
Trapi do të më thoshte: "Ashtu do ti, të bësh koqen e qejfit, por nuk të
le njeri". "Hajvan Profesor mbete tërë jetën- do t’i them unë
Gishtua. Po ti mor Profesor Trapi, kur nuk di
të kthesh ato fjalë që the, koqen e qejfit, në sens të kundërt ku di ti ta
vërtisësh një femër në krevat.
Si nuk e kupton ky i
fandaksur pas letrave, se tjetër është të thuash Profesor Trapi e tjetër Trapi
i profesorit. M’i rroftë filozofia që ka bërë në kolegj. U dhjefsha mu në
leksione. Lëre ç'merresh me të. Lere të thartojë trutë nëpër dosje e
internete se aty i shkarkon baterite ai. E sa për krevat...se ke atë. Për krevat
jam unë Gishto Përralla.
Herën tjetër kur të nis rrëfimin e ri, do të
më marrësh në prehër, moj shpirt, moj tul e kockë e zemër bashkë, por mos më
fut poshtë fustanit se të bëj hatanë.
Jam Gishto Përralla unë.
Tani që po i vjen fundi letrës, po citoj edhe fjalët e tua, nga
mesazhin plot mallëngjim, që ma dërgove nga Tirana.
Ai
tjetri!.. eh, ai tjetri foli dhe po ngacmon para kohe po fundja lëre se ty të ndihmon të ndihesh më i lirshëm
me mua, kurse mua më shkriu së qeshuri..ha ha ha s’kam qeshur kurrë kështu,
besomë, ah ti shpirt trazovaç brenda vetes, ti? Sa të dua . Të puth e të
shtërngoj larg nga Tirana jonë ku të pres deri sa të vdes, Gishtua im i vogël!.
.
Për të puthur të puth
edhe unë se të dua, moj shpirti im,moj girlfriendja ime, por më je larg, ku
Tirana e ku Bostoni, pastaj, ku e si, të
puth ekranin e kompiuterit, bah, nuk jam unë ai, Profesor Trapi që bën nga këto
gjëra. Jam Gishtua. E fundja kam edhe unë disa dyshime të vogla.
Këto fjalë të ëmbla m'i thua mua apo atij Profesor Trapit se jemi dy gjëra të
ndryshme, dhe po nuk e zgjidhe ti këtë punë, unë Gishto Përralla do t’i kërkoj
duel siç i kërkoi Pushkini kundërsharit të tij që ia shau Ana Kernin, se gjoja
se ia kishte bërë edhe ai ashtushi... Pastaj po u vrava unë si Pushkini, si do
të bësh ti pa mua, Gishton e vogël. Fundi fare, kush do t’i shkruaj ato fjalët e
bukura për Ana Kernin tim, ato fjalë që ti kam thënë në intimitet në Muzeun e Petërburgut,
por ai trap trapi m’i ka fshirë nga Interneti.
Prandaj, ma ndaj
këtë punë e më thuaj me kë je ti? Me mua apo me atë? Me
Gishton apo me Trapin, sepse dy bile në një kaçile nuk futen, (e kam fjalën për
bilat e biliardos.)
Pra ta kam llafin je
me njeriun apo ariun?!
Unë Gishtua i vogël
dua të puth në buzë e në faqe, por jam shumë i shkurtër, shpirti im, e nuk të
arrij prandaj, ja, "ngec" një të puthur në mollaqe. Nuk i thonë
kot " I madhi për harxhet e i vogli për kësmet".
Tashi ti je me Kësmetin
e po me Harxhetin? Eja me mua t‘i ndjesh lezetin!
©️Gishto Përralla, Boston, më 17
të Gushtit 2003