DO BËJMË DREJTËSI...
-Satirë për politikën e ditës-
Do bëjmë drejtësi
do bëjmë Reformë
ujku bëhet dhi
e më s’do kafshojë.
Do ta harrojë
zanatin e vjetër
tani në Drejtësi
do kemi veç dhelpër.
Drejtësinë ndër pula
dhelpra do të mbajë
dhe një për be
nuk do ta hajë.
Këtë na premtojnë
ujqërit e stanit
gjithçka do të ndahet
me drejtësinë e luanit.
Do të bëj drejtësi
de, more, deeeeeee
Benci 160 mijë euro
të mjerët ne.
Deputet nga Shqipëria
Bej nga Turqia
është pjellë komunizmi
kjo skotë e re.
Ishin të pabrekër
na u bënë mbretër
si duron ky popull
e nuk i bën pleh?
Si na varfëroi kështu
ky soj zagari
për capën e bukës
të lutet shqiptari.
Dhe mburremi shumë
tek ikim si të marrë
çfarë fati që patëm
që jemi shqiptarë.
Që jemi shqiptarë
me atdhe të shkatërruar
të dhjerë por krenar
mor, të uruar.
Ky popull në qoshe
i bërë zhele-zhele
më kot e jep votën
tani që është dele.
Se të ishte sovran
do ti hidhte në hale
në kazan me katran
të mos i kish më ky dhe .
Ç’ i bëri njerëzia
këtij pis mileti
që na bëri të ikim
të marrin kurbetin.
Mblidhen si ujqër
në atë palo Kuvend
ca deputet-kurva
që s’kanë fare mend.
Zihen si gjela
ky lloj takëmi
ky soj zagarësh
që zunë kryet e vendit.
E duam kështu
e duam ashtu
si nuk u ngrit populli
ti zhdëpi në dru.
Politikë mafioze
e qelbën kësaj verë
avokat për vete
prokuror për të tjerë.
Bashkë në gji të Lalzit
shullëhen gomerët
do t’u dalë për hundësh
por është ende herët.
Gjoja janë armiq
po bashkë i hanë fiqtë
e Ligjet i bëjnë
Ligj e Maliq.
De, more, deeeee
do bëjnë Reformë
ç' kanë vjedhur pa ligj
me ligj do ta mbrojnë.
Kol Shkodrani
verë, 2016