ERDOGANI ËSHTË HITLERI I
MYSLIMANËVE
Nga: RALPH PETERS
Nëse liderët e
sotëm perëndimore zotërojnë një tipar të përgjithshëm, ai është pikërisht
gjenialiteti për t’u vetëmashtruar. Duke këmbëngulur që terrori islamist nuk ka
të bëjë me Islamin, apo se feja nuk ka ndikim strategjik, apo se të gjitha
qeniet njerëzore duan lirinë dhe demokracinë, arrin të deklarosh se tavani
është dyshemeje, e djathta është e majtë dhe se nata është ditë.
Në fakt,
mesnata po mbërrin për miliona njerëz në Turqi, edhe pse ne insistojmë që një
elektrik dore është dielli.
Vitet e fundit
shumë amerikanë kanë dëgjuar termin “kalifat”, ose më saktësisht, për herë të
parë e kanë dëgjuar të artikulohet më shpesh në momentin kur ISIS deklaroi se
në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri ka rithemeluar kalifatin. Për ne,
“kalifati” tingëllon thjesht si një emër për një dhomë të madhe torture. Por,
për qindra e miliona myslimanë, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk kanë asnjë
lidhje me ISIS, kalifati është i lidhur ngusht me një periudhë të artë të
humbur dhe shumë romantike, periudhë kur kalifi, i cili ishte edhe sulltani
turk, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë myslimanëve
anekënd botës.
Në shekullin e
14-të, otomanët rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit, duke deklaruar se
sulltani dhe kalifi ishin një. Ajo mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin
1924, vit në të cilin kur Mustafa Kemal Ataturku, modernizuesi i madh, e
shfuqizoi dhe ajo i përkiste të kaluarës. Ai këmbëngulte se turqit duhet të
ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një perandori të dobët,
të përkohshme ose shpirtërore.
Në atë kohë,
bota myslimane u nda në dy kampe. Më 8 mars 1924, “The Economist” e
përshkruante kështu ndryshimin: “Tek turqit dhe kombësitë të tjera të çliruara
nga sundimi i perandorisë osmane, mbizotëron koncepti perëndimor i kombësisë
dhe kalifati po humbet fuqinë e tij mbi imagjinatën”. Deri këtu është në
rregull.
Por, revista
vijonte më tej duke nënvizuar se për myslimanët nën sundimin kolonial,
“Kalifati mbart një mesazh të shpëtimit nga solidariteti ndërkombëtar i
myslimanëve”.
Pikërisht
mesazhi i shpëtimit, nëse akoma jo ai i solidaritetit, tashmë është rikthyer.
Kalifati i urryer i ISIS është thjesht një lajmëtar i një kalifati akoma më
ambicioz që po vjen.
Dhe ky kalifat
po shfaqet në Turqi.
Të bindur se
historia nuk ka asnjë rëndësi, liderët e vetëmashtruar perëndimorë refuzojnë të
njohin vizionin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për Turqinë “e tij”. Ai ëndërron
jo vetëm lavdinë neo-otomane, por dhe një kalifat të rilindur dhe të udhëhequr
nga një turk. (A mundet ndokush të marrë përsipër të nominojë një kandidat?) Në
thelb, të dy – sulltani dhe kalifi – do të kthehen në një fron turk.
Sot, Stambolli.
Nesër, bota.
Nëse refuzoni
të pranoni atë që një person dëshiron, do ta keni të vështirë që të kuptoni atë
që ai bën. Masat e ashpra dhe shkatërrimtare që po ndërmerren tani në Turqi, me
të paktën 10 mijë turq të arrestuar dhe me shumë se 100 mijë të tjerë të pushuar
nga puna – jo vetëm ushtarakë, por dhe gjyqtarë, nëpunës civilë, policë dhe
akademikë – nuk është fundi i lojës. Ky është thjesht fillimi.
Duke shpallur
gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht
shteti, Erdogani dhe aleatët e tij pretendojnë se 100 mijë turq janë të
përfshirë në këtë komplot.
Ky është një
nga pretendimet me absurde të kohës tonë, por sigurisht që ajo bën punë për ta
(çdo grusht shteti me një numër kaq të madh personash të përfshirë nuk do të
ishte sekret për një kohë shumë të gjatë – grushtet e shtetit nuk funksionojnë
në këtë mënyrë).
Erdogan nuk ka
nevojë për një arsye për të realizuar spastrimet e tij të mirë planifikuar më
parë. Ai kishte motivet e tij dhe kishte gati listat e emrave të personave. Atij
i duhej thjesht një justifikim për ta bërë këtë. Grushti i shtetit që dështoi
ishte një dhuratë.
Jemi dëshmitarë
të shkatërrimit të shoqërisë laike të Turqisë dhe imponimit të rikthimit të
disiplinës ushtarake fetare dhe obskurantizmit, të intolerancës dhe
fundamentalizmit shtypës. Ky është triumfi i xhamisë mbi modernitetit, jo i
shtetit të së drejtës, por zëvendësimit të tij. U desh gati një shekull në
Turqi, por sërish besimi dëshmoi se është më i fortë se civilizimit – në të
gjithë botën islame ka një prirje për gjakderdhje.
Akademikëve u
është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit. Qeveria kërkoi dorëheqjen e të
gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve. Ndërkohë,
rrugës është dhe ndalimi i librave dhe djegia e librave nuk do të ishin aspak
një surprizë për mua.
Erdogani e
përdori grushtin e shtetit për të kërkuar ekstradimin e Fethullah Gylen nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një klerik dhe aleat i dikurshëm për vetëm një
herë. Duke insistuar patupërsisht se Gyleni ka orkestruar përpjekjen për grusht
shteti nga Poconos, Erdogani është i vendosur për të shtypur edhe shkëndijën më
të vogël të mospajtimit apo rezistencës ndaj tij.
Vëzhgues të
ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit i kanë krahasuar me ato të djegies së
Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman që i dha Hitlerit
mundësinë që të justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend.
Paralelizmi fatkeqësisht është i saktë. Elita intelektuale turke pothuajse
është në të njëjtën gjendje të pasigurt si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve
në Gjermani në vitin 1930.
Erdogani kërkon
pushtet për veten, por ai gjithashtu, sinqerisht, e dëshiron atë për besimin e
tij. Ai është një besimtar i vërtetë dhe megaloman. Ambiciet e tij në fund të
fundit do të çojnë Turqinë, fqinjët e saj dhe më shumë mundësi dhe aleatët e
tij të verbër dhe të hutuar, në një sërë tragjedish të përgjakshme. Por, për
momentin ai ka një mbështetje reale nga gjysma e popullsisë, të atyre që ethet
e besimit janë pija e fundit dehëse. Ai arrin të bëjë analiza dhe sondazhe më
mirë se Hitleri. Sigurisht që “Mein Kampf” nuk mund të krahasohet assesi
me Kur’anin e Shenjtë.
Në vitet e
fundit termi “islamo-fashizëm” ka filluar të përdoret shumë shpesh, zakonisht
nga ata që nuk e kuptojnë as Islamin dhe as fashizmin. Por, “fashizmi islamik”
sinqerisht që i përshtatet shumë mirë programit të Erdoganit: jotolerancë
populliste e shfajësuar përmes besimit dhe që shfrytëzohet nga një lider, i
cili shpjegon çdo dështim me termat e të qenurit viktimë. Erdogan ofron
ekzaltim dhe hakmarrje, pjatën më të shijshme në politikë.
Dhe, ashtu
sikundër në Gjermaninë naziste, qytetarët që besonin me siguri, të cilët
mashtruan veten duke menduar se udhëheqësi i ri mund të menaxhohet, e gjejnë
veten në qelitë e burgut, ose të dëshpëruar për një vizë në pasaportat e tyre
(gjithmonë nëse dokumentet e tyre nuk janë konfiskuar).
Gjithashtu
është prezente dhe përdorimi i një gjuhe me dy kuptime, propagandë e hapur –
ndërkohë Erdogani pretendon se spastrimi i opozitës prej tij do të forcojë
demokracinë turke. Versioni i tij i demokracisë është më pak bindës sesa ai i
Putinit.
Që nga
Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek
sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht
çështje kohe.
Një nga nismat
cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i
mundësisë për rikthimin e dënimit me vdekje për tradhti – në mënyrë që të
eliminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të
mbijetojnë. Por, urdhri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar.
Erdogan vrau
Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin
e tij në rreshtin e parë të qytetërimit.
Autori është
Analisti i Strategjik i televizionit amerikan Fox News. Ai është oficer në
pension i ushtrisë së SHBA-ve.