JO VETËM TEATRI, POR
EDHE FRANGAJ, VELIAJ E BOLLINO KANË VRIMË
Nga KOLEC TRABOINI
Që Aleksandër Frangaj
është një mercenar turk e tregojnë ato kanalet televizive ku vë vetëm filma
turq dhe asnjë film tjetër. Gjithashtu se si ka arritur ai nga një kanal
televiziv, kur zhvati Kinostudion, të bëjë katër të tillë, kjo është afërmendsh
e ditur sepse është mjeshtër për tu kullandrisur, siç thonë grekët, me silazhet
qeveritare. U kullandris së pari duke u kthyer nga kundërshtar i Berishës –
president, në bisht qeni pas Berishës - kryeministër, mbrojtësi më i hapur i
marrëzive qeveritare. Përfitimet ishin të mëdha. Por ardhja e socialisteve në
pushtet me Edi Ramën krye-rilindas e detyroi Aleksandër Frangaj, mik të turqve
të Erdoganit, të bëhet edhe mik i Edi Ramës, natyrisht pasi lëpiu të gjitha ato
që më parë kish pshurrur si lake i Sali Berishës. Aleksandër Frangaj ka arritur
të mbërthejë pas zverku edhe sejmenin zevzek të Edi Ramës, Erion Veliaj, me të
cilin e gjen frymën e përbashkët si sejmeni me sejmenin. Krye bashkiaku,
kur po punonte sheshin e qendrës së Tiranës e zhvendosi obeliskun e Ibrahim
Kodrës, që piktori i madh e kishte lënë me porosi për një vend publik në
sheshin Skënderbeu. Në ca bisedime të thukta, sebepe e çoka qeveritare me Aleksandër
Frangaj, Veliaj e mirëkuptoi dëshirën e zjarrtë të Frangajt që Obelisku i
Ibrahim Kodrës, pra pronë publike, ti falej Televizionit Klan. Tashmë atje e
keni, shkoni dhe shikoni. Kaq herë kemi shkruar e folur për ta kthyer aty ku
ishte, para Bankës së Shtetit, por as Aleksandër Frangaj dhe as Erion Veliaj
nuk e tundin bishtin, sillën sikur gjë nuk dinë e asgjë të mos kish ngjarë.
Kjo tregon se
pushteti në Shqipëri punon si marrëveshje e butë e një tufë banditësh që gjejnë
mirëkuptim për të zhvatur pronat publike e për të bërë allishverishe në kurriz
të popullit. Në kohën kur Erion Veliaj e ka punën pisk si krye bashkiak për
vjedhjen e pronës publike për t’ia dhënë kompanisë private “Fusha”, çfarë
qytetarët e Tiranës e kundërshtojnë, ky TV Klan i Aleksandër Frangajt me datë
19 korrik lëshon kujën e zezë, që meriton ti kushtohet sado pak vëmendje.
Tabloja është kjo: para teatrit zhvillohen protesta kundër prishjes së tij, ndërkaq
TV Klan i Frangajt, meqë godina i qëndroi edhe tërmetit, dërgoi kameramanët të
gjejnë ndonjë vrimë sado të vogël në pjesën e prapme të mureve të Teatrit
Kombëtar me qëllim për ta shitur ne lajme sikur ky qenka në rrezik shembje.
Renden për një vrimë miu pra. Teveqelëri e pashëmbullt. Tipike kjo për sistemet
totalitare ku shteti e propaganda punojnë si një makinë e vetme. E kjo
propagandë bajate i shitet popullit si situatë emergjente, pra alarmante. Këta janë më të vërtetë të
paskrupullt. Mirë thotë populli, njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë fytyrën
e vet të pistë. Këta të pa fytyrë e të pangopur, që nuk lanë gjë pa shkatërruar
e vjedhur në këtë vend, dinë edhe se si tu gjejnë alibi krimeve që bëjnë, duke
e vjedhur e shpërdoruar pasurinë e popullit. Dhe propaganda në ekstaze, deri në
qiell. Të zësh kokën me duar. Si të ishim në “Animal farm” të George Orwell.
Thonë se Gebels ishte
themelues i propagandës intensive mashtruese qeveritare, ku çdo humbje sado e
madhe shitej si fitore po aq e madhe, por komunistët ja kaluan dhe më tej,
bijtë e këlyshëve të bolshevizmit shqiptar të ngjizur me mafien e korrupsionin
e përsosën shfrenimin propagandistik deri në lartësi të paimagjinueshme. Në
asnjë vend të botës kryeministri i vendit nuk del përditë në Mediat e blera si
të ishin megafona tribunash politike të partisë në pushtet. Kësisoj propagande
të shfrenuar nuk kanë arritur ta bëjnë as Hitleri, as Duçja, as Franko, as
Çurçilli, as Stalini, as De Goli, as Enveri, por e bën Edi Rama.U shit si
sukses i madh dështimi i hapjes së negociatave për hyrjen në Bashkimin Europian
këtë vit. Me të vërtetë ka diçka patologjike në këtë uri-babëzi propagandistike
për trushplarjen e shqiptarëve. Pyetja që shtrohet është e thjeshte, a ka mjek
personal ky njeri që na drejton kuturu dhe sa shqetësohet ky mjek apo grup
mjekësh për shëndetin mendor të madhështisë qeveritare që shet dokrra fitoresh
imagjinare.
A ka tagër ndokush në
këtë vend për të parë, studiuar, testuar gjendjen fiziko-mendore, pra ti bëjë
Check Up-in atyre që kanë në dorë fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e që na
shfaqen rrugëve, herë me spat e herë me kazmë. Nëse një i lodhur nga vakti si
Don Kishot i çartur i sulet greminës, mos vallë ne shqiptarët e përgjumur, si
të ishim Sanço Panço, duhet ta lejojmë të na marrë me vete? Kjo është pyetja me
tragjike që e karakterizon kohën tonë mjerane, e paaftë të zgjidhë këtë ngecje
ku dy parti luftojnë herë egërsisht e herë-herë me kompromise fshehanike
tinëzare për pushtet, e populli të vejë në dreq. E si paskan tagër këta
qeveritarë që të tjetërsojnë pronën publike duke e dhënë tek miqtë e tarafi apo
të klan-bandave të cilave u përkasin?
Po si hyri në lojë
edhe Aleksandër Frangaj si megafon i qeverisë në këtë çështje të Teatrit? Se ky
na paskan gjetur një vrimë miu dhe duhet me patjetër të prishet Teatri
Kombëtar, siç urdhëron padishahu i Albanistanit. Është i vjetër në këtë zanat
Aleksandër Frangaj, që për turp, pretendon se është me origjinë nga Hoti.
Aspak! Le të shkojë ta gjejë origjinën diku tjetër, në Anadoll po deshi. Sepse
trimat e Hotit nuk kanë shërbyer si sejmenë apo kasnecë sulltanësh. E të mos
harrojmë se si u shkatërrua Kinostudio që Aleksandër Frangaj të ndërtonte në
territorin e saj katër stacione televizive, duke rrëmbyer bashkë me tokën edhe
ateljerin që i kishte kushtuar shtetit shqiptar miliona dollarë. Meqë ishte një
nga shkatërruesit e Kinostudios si mund të mos dilte Aleksandër Frangaj me
stacionet e tij televizive turko-osmane për tu shfaqur si shkatërrues i Teatrit
Kombëtar me argumentin idiot se paska një vrimë miu në murin e pasmë. Po vrimë
nga pas ka edhe vetë Frangaj, edhe Veliaj, e jo vetëm sejmenët por edhe vetë ai
i gjati fare që u loz fitilat si marioneta. Por kjo vrimë nuk përbën argument
për ti dërguar Shën Pjetri në botën tjetër, siç dëshirojnë këta myteberë të
bëjnë me Teatrin Kombëtar. Ah, po, edhe gazeta e kanali televiziv i Don
Carlucit të Bollinove të Italisë, që bën para e biznese me qeverinë shqiptare,
edhe ai nga ana tij ka vënë kasnecët e vet për të gjetur vrimën e miut në anën
e pasme të Teatrit Kombëtar. Mjeshtër vrimash edhe ky si Frangaj me Veliajn
duke bërë një treshe kalorësish prishanjoz, sejmenë besnikë të përulur të krye
qeveritarit që i ka marre koka erë, siç shkruan poeti Sulejman Mato.
Në fund të fjalës,
problemi nuk është tek vrimat e Teatrit, të Erion Velisë, Aleksandër Frangajt
të Turqisë apo të Don Carlucit të Bollinove të Italisë, por se Shqipëria kurrë
nuk ka pasur kohë më mjerane e njerëz qeverisës më të babëzitur e të
papërgjegjshëm se sa këta që ka sot - dhe as Media më bythlëpirëse se këto që
llapaqosën në Tiranë në llogari e trastë të Qeverisë.