Filmmaker, Journalist and Author of 50 books of which 30 with poetry. / Kineast, gazetar dhe autor i 50 librave nga të cilët 30 me poezi.
08 July 2024
05 July 2024
Kadare nën Kryq - nga K.P. Traboini
KADARE NËN KRYQ
Tej e përtej skenografisë funerale
Nga Kolec P. Traboini
Të gjithë e panë e askush nuk foli. Vetëm një fëmijë e pa e tha....dhe e vërteta doli në sheshit, ka shkruar i madhi Andersen.
Duke parë skenografinë e arkmortit të shkrimtarit nën kryq po pyes me naivitetin e një fëmije: A ishte Ismail Kadare katolik?
Në jeten e shkrimtarëve të medhenj nuk mbetet asgjë e pa ditur. Nëse jemi përpara faktit se shkrimtari Kadare është kthyer në fenë e të parëve, çfarë është një simbolikë e madhe, ndoshte At Zef Pllumi diçka ka dashtë të thotë në mënyren e tij kur dolën në fotografi e u shpreh që unë jam me Kadarenë. Nëse edhe skenografia funerale ka dashtë të thellohet në thënien e At Zefit, atëherë jemi përpara një fakti se shkrimtari e mbylli ciklin e jetes i kthyer në origjinë. Dikur në gazetën "Egnatia" kam polemizuar me Milaim Zeken, që në vitin 1995 nga Zvicrra a Gjermania pas një takimi të shkrimtarit me Diasporën, jepte lajmin e "madh" "Kadare ka deklaruar se është mysliman", duke shuar në ndofarësoj etjen e fanatikëve fetar që i ishin ngërdhucur Kadaresë se ky në një bisedë të mëparshme kishte hedhur me të drejtë idenë, të shohim nga perendimi dhe mirë është të kthehemi në fenë e të parëve. Melaim Zeka që tani ka emision në Tiranë në Top Chanel, atëbotë ua qetësoi shpirtin e trazuar fanatikëve fetarë me mendje në Anadoll. Madje edhe atyre filizave orjentalë që mbante rreth vetes Abdi Baleta e lëshonin mallkime publike mbi Kadarenë. Janë të shkruara. Ka ca të vërteta që të djegin duart dhe përpiqemi ti mbajmë sa më larg në pamundësi për ti harruar. Por nuk harrohen.Ende janë të nxehta dhe djegin.
Nëse ka ndodhur kthimi i shkrimtarit në origjinë, duke u përpjekur të deshifrojmë domethënien e skenografisë së arkmortit nën kryq, lind pyetja, pse në të gjallë është mbajtur e fshehur.
Respekt për çdo besim, por njerëzit e mëdhenj të një kombi udhëheqin edhe nëpërmjet shëmbellësës së vet. Ka dhe një gjë, katolikët, kur vjen fundi, ju afrohet prifti dhe rrëfehen e si marrin sakramentin e shenjtë shkojnë në amshim të çliruar prej mëkateve. A ndodhi kjo me shkrimtarin e madh, pyesin shkrimtarët e vegjël që nuk kanë kurrfarë ambicje t'ju flasin në mort Kryeqeveritarët që mendojnë se politika të ngre në qiell e të fut në dhe si ti dojë qejfi, me Bibël a me Kuran, apo si ateist me librin e Darvinit "Prejardhja e llojeve".
Po le të kthehemi te skenografia e datës 2 korrik 2024. Simbolika e kryqit, duam apo nuk duam, është Kalvari i vuajtjeve e sakrificës sublime të Krishtit, por kjo nuk përkon dhe aq me jeten e shkrimtarit të madh, atëherë mund të mendojmë se ka të bëjë me një hulli tjetër. Katolikët e kanë kryqin simbol të amshimit, madje edhe mbi varr, por...ka diçka të munguar në këtë mes. Nëse shkrimtari ishte kthyer në fenë e të parëve, skenografisë se funeralit i mungonte i gjalli, bariu i shpirtrave të mëkatarëve të kësaj bote, Prifti. Ai nuk i priu homazheve, nuk bëri shartet e fesë, dhe kësisoj ndodhi ajo që vetë shkrimtari në një poezi të tij "Kohë e pamjaftueshme" ka shkruar se do të bëj shënjë të pakuptueshme dhe do të ik".
Është më të vërtetë e pakuptueshme çfarë donte shkrimtari i madh Kadare nën kryq, a thënë ndryshe, çfarë donte kryqi mbi arkmortin e shkrimtarit Ismail nëse ai nuk ishte kthyer në besimin e të parëve?
5 korrik 2024
03 July 2024
"Historiania" mohon Aristidh Kolën
Në vështrimin e një historiane që kopjon titullin e librit të tij.
Zonja historiane Elena Kocaqi që e ka dubluar në titull veprën e Aristidh P. Kolës nuk na erdhi në përvjetorin e Arvanitasit të madh. Po të vinte do ti linim vend në presidiumin e nderit. Por dhe do ti kërkonim të na thoshte se pse i vuri librit të vet titullin e veprës madhore të Aristidh P. Kolës. Ku e kishte qëllimin pasi edhe ja rikujtuam para se ta botonte.
Se cili është qendrimi i kësaj zonje ndaj Aristidh Koles dhe vepres së tij nuk është e vështirë ta kuptosh pasi të lexosh mesazhin që ajo që i ka derguar një kolegu emigrant. Lexojeni dhe kuptojeni si e pse luftohet Aristidh P. Kola që nga akademikët e deri ata që fshihen pas terminologjisë boshe veç për pak publicitet.
----------------------------------
"Elena...
19:39
Pershendetje
Sa per sqarim
Libri im nuk ka asnje rresht nga Kola
Asnje nuk e kam cituar fare Koleb
Pasi kam pare arkivat osman
Pra eshte teme krejt tjeter
Kola nuk ka citime tek libri
Dhe ne historianet profesionist nuk citojme me kollaj nje historian amator pa citimw"
-----------------------------------
Konkluzioni Aristidh Kola është një amator( kështu thonë dhe shovenistët grekë që kot e paskan vrarë) dhe ani pse nuk e paska lexuar ajo e ditka se në vepren omonime, me titull të kopjuar prej saj, nuk paska referime.
( Po si moj zonjë e nderuar kopjon titullin e veprës së një "amatori" kur ti je historiane me "citime"?!
E kam thënë me satira, por po ta them edhe seriozisht unë shkodrani amator në histori, se Shkodra nuk është Troja, Troja është Tropoja.
Zonja historiane me citime a pa citime, jepja popullit si sihariq këtë zbulim!
Shënim: edhe ky pasazh historiko-komik do të jetë pjesë e librit përqeshës "SIMBOBOLET" me deçiturën historike me citime nga mendja ime:
"Mos i bjer dy herë në një vend, se i del bishti e bëhet qen!"
Pse qajnë turmat? - nga K. P. Traboini

Turmat e përlotura në homazhet për Diktatorin prill 1985
PSE QAJNË TURMAT?
Nga K. P. TRABOINI
30 June 2024
Përkujtimore për Arvanitasin e madh Aristidh P. Kola - nga K.P.Traboini
E kuptova mikun tim në çdo domethënie të fjalës së tij. Qarqet duke përfshirë edhe këtë Titon e Athinës ishin plesë e konspiracionit që çeshtja arvanite dhe dhe shoqata "Marko Boçari" të kapej e manipulohej prej atyre që të mund të përdoreshin si marioneta duke trumbetuar se arvanitet nuk ishin shqiptarë.Ndër këto zëra ishte dhe një grua studiuese me emrin Marie Dede që kish botuar libra për arvanitët dhe deklaronte arvanitët nuk janë shqiptarë.
Kjo i duhej qeverisë greke, por dhe qarqeve ekstremiste greke. Dhe ja tani, në vend që Akademia të bëjë antar Nderi pas vdekjes Aristidh Kolën bëjnë lakadredhsin e qeveritarëve grekë Titon e Athinës. E si mund miqtë e Titos së Athinës në Tiranë ta pranojnë Aristidh Kolën?
Akademikët apo botuesit si "Toena" që mban të kyçur veprën e Aristidh Kolës janë aq mediokërr sa mendojnë se do ta mpakin vullnetin tonë për të mbajtur të gjallë kauzat e qellimi i jetës së Martirit Arvanitas. Ata vazhdojnë ta luftojnë Aristidh Kolën, por ne arritëm që të përkujtojmë këtë gjeni me gjak shqiptar e mendje të ndritur pikërisht në Akademinë Shqiptare. Ata vazhdojnë të luftojnë po ku pyesnin spartanët për hordhitë e persëve? Kësisoj edhe me këta mohuesit brenda sinorit kombëtar më kot laskandraqen.
Që në fillim të nismës për këtë përkujtimore të 80-vjetorit të lindjes së Aristidh P. Kolës e dinim se kush do të vinte, në bazë të qendrimit që mbajnë ndaj vepres voluminoze "Arvanitet dhe prejardhja e Grekëve". Isha i bindur se nuk do të vinin asnjë prej atyre të 200 "personaliteteve" që kishin firmosur si dele të bindura peticionin kontravers për ndalimin e atyre që mbahen pro tezes pellazgjike të prejardhjes së shqiptarëve. Duke qenë se edhe Aristidh Kola i mbahej këtij parimi, është e natyrshme se "200 komunista lule" të hartuar skutave si skuthë, ish spiunë që kanë qenë në kohën e Malukatit, jo vetem nuk kishin për tu dukur në përkujtimore, por ata ishin e janë kundershtarë të veprës "Arvanitët".
Ne falenderojmë instutucionin Akademinë e Shkencave Tiranë që na vuri në dispozicion sallën me emrin "Aleks Buda" ku ne vendosem portretin e Aristidh Kolës, qoftë dhe për disa orë, ndërkohë që dënojmë qëndrimin nënvleftësues ndaj veprës së Aristidh Kolës duke mos ardhur asnjëri në atë që paguhen e majmërohen si gica akademikë. Një Akademi Shkencash në demokraci duhet të jetë e hapur, të punojë për lartësimin dhe përparimin e kombit. Po nga kjo Akademi nuk shkoi asnjë njeri në ceremoninë e varrimit të At Antonio Belluscit, një kollos i shqiptarizmës ky, kur nga Kosova shkuan. Por kjo kangrenë akademike nuk është as në mundësinë e as në dëshirat tona ta përballojmë e të merremi më të se nuk kemi mbështetje, mbeshtetje në këtë vend ka vetem antishqiptarizma dhe antigjeneza e shqiptarëve në histori. Çdo popull ka dhe llomishten e vet, por ne kemi më shumë dhe kjo llomishte tek ne është e instutucionalizuar, i kap të gjitha pushtetet dhe ndodh ajo që thoshte Konica i madh, Shqipëria u bë për tua plasur zemrën shqiptarëve.
Por munguan edhe disa historianë të ngulfatun që thonë se i përmbahen tezës pellazgjike se gjithçka në këtë botë fillon nga stoli ku rrinë ulur.
Mirë që nuk botohet vepra e Aristidh Kolës, po pse ja marrin titullin e librit e ja venë studimeve të veta. Pse bëhet kjo. Ka dy gjëra, ose kësisoj historianësh kërkojnë që të përfitojnë prej famës së Aristidh Kolës me librin "Arvanitët" botuar 14 herë në Greqi e Shqipëri, ose një mendje djallëzore e ka sugjeruar që kësisoj të zhduket nga kujtesa e njërëzve vepra madhore e Aristidh Kolës e në kerkime të lexuesve tu dal para libri thjeshter me të njëjtin titull. Kjo është e njohur në jetën shqiptare, kur vdiste një fëmijë nëse lindëte më pas një tjeter familja i vinte të njëjtin ëmër e kështu vdekja harrohej.
Nuk janë gabime, siç mund të mendojë ndokush, është platformë që nëpërmjet disa pseudohistorianëve komikë të banalizohet e vërteta historike. Duke thënë "Nuk ka grek" ne bëhemi qesharakë. Deklarime të tilla i stimulojnë vetë greket qe edhe ato të verteta historike që i kemi i kamuflojnë duke thënë se shqiptarët janë butaforikë....kjo është mënyra më e rafinuar për të luftuar kauzen shqiptare. Duke e kthyer nga vetë shqiptarët në grotesk. Të thuash se kryeqyteti i Perandorisë Romake fliste shqip ishtë idiotizmi më i madh në historinë e botës. Bëje qesharake një kauz e ajo vdes!
Megjithëse u ndje mungesa e mendjeve akademike, salla ishte e mbushur me dashamirësit e veprës së Aristidh Kolës, të cilin e përkujtuan me devocion.
Pa marrë përsipër të shkruajmë me hollësi për zhvillimin e kësaj perkujtimore, do të shënojmë, disa raste që na bënë përshtypje.
E para dhe më e rendësishmja do të thosha ishte mendimi i shprehur në fjalën kryesore të hapjes që u mbajt nga autori i këtij shkrimi që të ngulmohet në instancat Bashkiake të kryeqytetit që emri i një Shkolle të Mesme ti vihet Aristidh Kola. Kryetari i Shoqatës "Tirana" Arben Tafaj që e mori fjalën e mbështeti këtë mendim. Ndërsa Zenel Hoxha që drejton një institut të rëndësishëm të mardhënieve Shqipëri-Angli, bashkë me mbështetje shtjelloi mendimin për përhapjen e veprës së Aristidh Kolës "Arvanitët", të cilët e mbajnë peng ata që ruajnë të drejtën e botimit, por mesa duket kjo duhet deshifruar si i Mosbotimit.
Edhe pse në Itali, studiuesja Ornela Radovicka, sapo e mori vesh për veprimtarinë preu bilieten e avionit dhe erdhi në Tiranë posaçërisht, dhe mbajti një fjalë interesante, duke sjellë dhe kujtime të bashkëpunimin me At Antonio Belluscit.
Edhe pse ishin lajmëruar të gjitha mediat
në Tiranë, nuk i pamë në sallë. Por surprizë ishte fakti se kishte ardhur me mjetet e xhirimit vetë drejtuesi i televizionit ALPO nga Gjirokastra, atdhetari Aristotel Petro për realizimin e një emisioni.
Nga Gjakova kishin ardhur posaçërisht për këtë takim përkujtimor Migena dhe Behar Arllati.
Sollën mbresat e tyre për figurën e Aristidh Kolës, gjithashtu Kolec P. Traboini, Kostaq AT Papa, Albert Zholi, Angjelina Xhara, Migena Arllati, Elida Jorgoni, Zyba Hysa, Naun Kule, Agron I. Gjedia, Nikoll Lokaj, Mark Palnikaj, Tasim Mehmeti, e tjerë.
Ishte një përkujtimore mbreslënëse siç u shpreh pas mbledhjes piktori Astrit Tota që jeton në New York të Amerikës dhe ishte i pranishëm në këtë përkushtim.
Formacioni politik i Emigracionit Shqiptar shpërndau me këtë rast Çertefikata Mirënjohje me emrin "Aristidh Kola", për veprimtarë të shquar në Shqipëri dhe në Diasporë.
14 June 2024
Nongrata, me firmë, me vulë e me kullë- nga K. P. Traboini
NONGRATA ME FIRMË, ME VULË DHE ME KULLË
31 May 2024
Ne e kemi mbretëreshën ilire dhe e mohojmë - nga K. P. Traboini
NE E KEMI MBRETNESHEN ILIRE DHE E MOHOJMË
Pinjollët e sotëm nuk duan t'ia dinë për Rozafë e Teutë e rreken pas çelsave të shtrëmber që nuk ka Viagra që i drejton. Teuta, Genti, Bato, Barleti, Marin Beçikemi, Dasho Shkreli e Oso Kuka, Gjergj Fishta e Kol Idromeno dhe lavdia historike nuk ka fund.Që në krye po ju bëj thirrje: mos u bëni plangprishës të indentitetit shkodran, zhytun në mosdije se koha nuk ka mëshirë për mediokrët, Servantesi i ka djegur në Mançë të gjitha historitë me aventura të çakërrdisura. Këtë fat u ka taksur skrapaxhinjëve edhe sot e kësaj dite. Kjo Teutë në foto është diku në Europë, atje ku nuk pinë ujë gozhdat e ndryshkura të Lei Fenit. E quaj Teutë, anipse gjermanët i thonë Nëna Gjermani. Ka ndonjë që pakuptueshëm më heq vërejtje se kjo shtatore nuk është Teutë e as Rozafë por Elbë në Dojçland: Eja merru vesh me miletin. Jo po nuk është Mrika, por është Marika. Nëse doni të më kuptoni, ju shpjegohem, dua të them se skulpturat në vende publike janë simbole që shprehin një realitet të largët, një indentitet, histori apo personalitet. Nuk janë autentike se askush nuk e di portretin real të Teutës apo Zhan D' Arkës, por vënë në punë imagjinatën. Kjo skulpturë në Gjermani buzë lumit Elba ka një domethënie, përftyrim njerëzor siç kemi ne për Rozafën. Por ama nuk është një çelës i ndryshkur, i shtrembër, që vlen veç për skrap. I vë emrin Teutë asaj skulpture fantastike në Gjermani se ashtu është përftyrimi im mbi mbretreshën ilire, në qëllimin e përftyrimin e bëmave historike. Statuja e Lirisë në Amerikë është përftyrim njerëzor e jo të një sendi utilitar, portreti i një femre franceze kthyer në simbol lirie e jo një gozhdë, apo çekiç, as uturak e as brisk berberi! Nëse e kuptoni domethënien e problemit send apo njeri, raportet e tyre, realitetit me përftyrimin, personalen dhe publiken, krijimin dhe surogaton, OK, përndryshe mos na lodhni me komente që nuk thonë asgjë. Për të çakërrdisurit dua t'ju sjell një shëmbellësë që përket me këtë gjënë prej ndryshku që ju imponua Shkodrës. Kush ka pak gramë e përvojë, siç di të lexojë në mes të rrjeshtave di të deshifrojë veprimet në prapaskenë. Populli thotë "Fshati që duket nuk do kallauz" në këtë kuptim Shkodrës po i imponohet dhunshën simboli i eunukut dhe impotencës. Një piktor i madh francez Gustave Courbet realizoi një pikturë që e titulloi "Origjina e botës", pjesën intime të një femre. E sjell në vemendje për të treguar se jo çdo art, çdo krijim ka atributet të vendoset nëpër sheshe publike. Mos vallë e vendosi Bashkia e Parisit organin femëror si simbol i qytetit. Jo, sepse ata nuk janë të marrë. Marrëzinë na kanë e lënë ne me një çelës të shtrembër që simbolikisht shpreh organin mashkullor në kohë të kryer, ose që mund të merrej mirëfilli si reklamë për shitjen e Viagrës. Për të saktësuar mendimin shtoj se bota e qytetruar, nuk ka vënë si emblemë të indentitetit të një qyteti një partallë, çelës të ndryshkur, një bravë a shul, a vrimë, por një njeri, figurë a eviniment historik. Skulptori i njohur e i respektuar shkodran Ferid Kola ka realizuar disa vepra shumë të bukura që i kanë mbetur në studio. Dy të rinj që kanë ndaluar biçikletat e bisedojnë. Një mrekulli për një shesh publik. Në atë grup skulpturor frynë erë lirizmi, tipike për Shkodrën. Ka realizuar gjithashtu një projekt monument madhështor për Mbretin Gent, simboli historik i Shkodrës që mbarë bota e njeh, por edhe për Kol Idromenon. Por jo, le të rrinë në studio këto vepra të mëdha se nuk i do Padishahu i Tiranës. Nuk duket, nuk ka ndonjë urdhëresë me shkrim, por është i lexueshme ky imponim. Që që të kthehemi aty ku e nisëm, figura që shoqëron shkrimin simbolizon vertetë Gjermaninë, anipse kjo skulpturë ka fare pak lidhje me prusianët historikë sepse duket si mesdhetare. Por artistët krijues dhe princër të artit ngulmojnë për më të bukurën. Ndaj dhe unë e përftyroj, në të drejtën time, më shumë si një mbretreshë historike të ngrohtë se sa një femër prusiane diku andaj nga fjordet e Veriut të Ngrirë ku bukuria është e ftohtë. Mos u lodhni të më bindni për të kundërten, unë këtë e përftyroj si Mbretreshen tonë Ilire që kalimtaret e kësaj bote as që e përfillin. Por nuk ka dert. Koha është një dimension i madh. Mizat, ani pse jetojnë veç një ditë, bash në atë të voglën ditë ju duket vetja zot, por sado e gjatë të jetë nata, nesër dielli lind përsëri.
Kolec P. Traboini
30 May 2024
Matteo Hamzai - fitues i Constitution America 2024
13- VJEÇARI MATTEO HAMZAI NËPËRMJET NJË KËNGE FRYMËZUESE FITON KONKURSIN CONSTITUCION AMERICA 2024
Në një arritje të paprecedentë, 13-vjeçari Mateo Hamzai ka fituar Constitution America Contest 2024 në kategorinë e këngës. Pavarësisht se konkursi zakonisht rezervohej për studentët e kolegjit, talenti dhe pasioni i Mateos për parimet e Kushtetutës së SHBA shkëlqeu, duke i dhënë atij nderime të larta. Hamzai, me origjinë shqiptare, mahniti gjyqtarët me këngën e tij origjinale kushtuar Kushtetutës dhe parimeve të demokracisë që mbështesin Shtetet e Bashkuara. Teksti i këngës dhe performanca e tij e përzemërt rezonuan thellë, duke shfaqur një kuptim të jashtëzakonshëm të vlerave qytetare të pazakonta për dikë të moshës së tij. Konkursi i Kushtetutës Amerikane synon të angazhojë të rinjtë me parimet themelore të Kushtetutës së SHBA përmes zhanreve të ndryshme krijuese, duke përfshirë esetë, artin dhe muzikën. Fitorja e Mateos është veçanërisht e dukshme duke pasur parasysh moshën dhe nivelin tipik arsimor të pjesëmarrësve të tjerë. “Doja të shprehja vlerësimin tim për liritë dhe të drejtat që kemi në këtë vend”, tha Mateo në një intervistë. “Prejardhja dhe përvoja e familjes sime më kanë bërë të vlerësoj demokracinë dhe kushtetutën edhe më shumë.” Kënga e Mateos jo vetëm që nxjerr në pah talentin e tij të jashtëzakonshëm muzikor, por edhe zotërimin e tij të thellë të koncepteve kushtetuese, një frymëzim si për bashkëmoshatarët e tij ashtu edhe për studentët më të vjetër. Fitorja e tij ka sjellë krenari për komunitetin dhe familjen e tij, duke theksuar kontributin e pasur të emigrantëve në shoqërinë amerikane.
Gazeta "Panorama"
Tiranë 21 maj 2024
-------------------------------
VETPARAQITJA E MATEOS
në Konkursin Constitution America
Përshëndetje, emri im është Matteo Hamzai dhe jam 13 vjeç dhe jam një nxënës i klasës së tetë në shkollën e mesme në Virxhinia. Unë kam lindur në Boston, MA, por familja ime është me origjinë nga Shqipëria, i njëjti vend i origjinës si Nënë Tereza dhe jam shumë krenare për këtë fakt. Unë e konsideroj Bostonin qytetin tim të lindjes dhe vizitoj familjen time që jeton atje disa herë në vit. Shumicën e stinës së verës e kaloj në plazh, në Cape Code, MA. Në kohën time të lirë, më pëlqen të lexoj, të luaj dhe të shikoj sporte ose të dëgjoj muzikë. Dëgjoj një shumëllojshmëri të muzikës, kryesisht country, hip hop dhe disa muzikë klasike. Më pëlqen të lexoj libra për Luftën Civile, Luftën e Dytë Botërore dhe disa romane artistike. Lëndët e mia të preferuara në shkollë janë Historia, Shkenca dhe Matematika. Gjithashtu merrem me sporte si basketboll dhe futboll. Unë luaj për ekipin e basketbollit të shkollës sime dhe luaj futboll jashtë shkollës. Një tjetër nga hobet e mia të preferuara është të krijoj video. Më pëlqen të xhiroj video me miqtë, kushërinjtë e mi dhe më pas t'i montoj ato. Preferenca ime muzikore përfshin violonçelin që kam luajtur prej disa vitesh. Më pelqen shumë instrumenti dhe shpresoj të luaj në shkollë të mesme. Mësova për Kushtetuten e Amerikës dhe konkursin kur grupi organizator vizituan shkollën time për një takim. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që më dhanë organizatorët, mësova shumë për Kushtetutën nga konkursi dhe shpresoj që edhe ju të mësoni më shumë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‐--------------------------------
Intervista Komisionit Organizator me Matteon
🔸️ Ishte kjo hera e parë që hyre në konkurs?
✅ Po
🔸️️ Si keni dëgjuar për konkursin?
✅ Erdhën në shkollën time dhe bënë një takim.
🔸️️Çfarë e frymëzoi punën tuaj?
✅Nuk isha shumë e sigurt se çfarë doja të bëja në fillim, por provova një sërë gjërash dhe kuptova se duhet të paraqitesha me një këngë.
🔸️️ Çfarë mësuat gjatë kohës së krijimit tuaj?
✅Mësova shumë më tepër për lirinë e shprehjes sesa në të kaluarën.
🔸️ Si planifikoni t'ua përhapni fjalën bashkëmoshatarëve tuaj këtë vit për rëndësinë e Kushtetutës së SHBA?
✅ Do të përpiqem t'i mësoj njerëzit që takoj për rëndësinë e Kushtetutës, sepse nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se vendi ynë është themeluar dhe rrënjosur prej saj.
🔸️ Si i përgjigjen miqtë tuaj historisë apo bisedave për Kushtetutën?
✅Kur mësuam për Kushtetutën, unë dhe miqtë e mi ishim shumë të prirur për të mësuar rreth Kushtetutës dhe ndikimin e saj në historinë amerikane.
🔸️Çfarë ju pëlqen për historinë e SHBA-së dhe formimin e qeverisë sonë?
✅Më pëlqen se si kemi kaluar nëpër shumë beteja dhe luftëra si vend dhe ende jemi bërë kombi i madh që jemi sot.
🔸️ Cilin vend historik të SHBA-së do të dëshironit të vizitonit?
✅Do të doja të shkoja në Ellis Island në Nju Jork
🔸️Cila figurë historike amerikane është më me ndikim frymëzues për ju?
✅ Abraham Lincoln ishte një personazh shumë frymëzues për mua pasi ai ishte një person shumë i zgjuar, merrte vendime të mira dhe ishte një udhëheqës i shkëlqyer.
🔸️Kush është modeli juaj më i madh?
✅ Modeli im më i madh është Michael Jordan që kur u shkëput nga ekipi i shkollës së mesme si student i vitit të dytë e vazhdoi karieren sportive, dhe tani konsiderohet si një nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
🔸️Për çfarë jeni më i apasionuar në jetën tuaj?
✅Më pëlqen të bëj muzikë dhe tekst, prandaj vendosa të bëj një këngë
🔸️ Si e kaloni kohën tuaj të lirë?
✅ Më pëlqen të lexoj, të luaj sport dhe të dëgjoj muzikë.
🔸️Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
✅ Vertetë nuk jam i sigurt akoma. Jam ende një fëmijë dhe dua ta shijoj sa të zgjasë këtë moshë.
🔸️Nëse do të mund të bënit një gjë me shumë ndikim për të ndihmuar njerëzit, cila do të ishte ajo?
✅Vetëm për të qenë ndihmues dhe për të kontribuar për njerëzimin. Unë dua ta bëj familjen time krenare dhe ta ndihmoj botën të përparojë.
️🔸️ Pse Kushtetuta është e rëndësishme sot?
✅ Ajo ende sherben për jetën e përditshme dhe në thelb vendos rregulla që të mund të jetojmë në një vend të sigurt.
---------------------------
🟥 Padyshim që edhe gjyshi është krenar. Kënga në Rab Stile në këtë link:
https://youtu.be/ljvbeZgGcbw?si=N4YADOWdZ4yG2-Ug
Përg. Kolec P. Traboini
10 May 2024
Deri kur me rroga kaq të vogla, z. Kryeministër? - nga K. P. Traboini
09 May 2024
Cila luftë na duhet? - Nga K. P. Traboini
CILA LUFTË NA DUHET?
Luftrat nuk i sjellin asnjë dobi popujve. Njeriut i mjafton mundimi i përditshëm, ajo që një figurë humaniste me mendje gjeniale si Viktor Hygoi thoshte "Jeta është luftë". Edhe unë kësaj i përmbahem. Kësisoj tërë jeta ime ka qenë jo një, por disa lufta që nuk ishin të lehta për t'u përballuar. Përtej kësaj lufte njerëzore për të përparuar e mbijetuar, të gjitha luftrat e tjera janë vrastare. Secili të mbajë mendimin që ka për zgjidhjen e problemeve të mprehta shoqërore në mënyrë radikale a tjetersoj, ku përfshihen edhe te ashtuquajturat revolucione sociale, por unë kam disa parime e bindje te tjera. Luftat ne mes shteteve bëhen vetëm për pushtime dhe nga babëzia e kastave luftënxitës që kanë uzurpuar pushtete dhe e konsiderojnë popullin e vet si mish për top. Lufta e Dytë Botërore u bë nga Hitleri. Më thoni çfarë zhvillime solli. Gjysma e Europës e vu nën thundrën e muzhikëve të komunizmit. Asnjë përfitim veç tmerre. Lufta është mallëkim, një e keqe që bëhet kur nuk ka zgjidhje tjetër. Brenda shtetit veç kur bëhet për t'u çliruar nga pushtimi i huaj konsiderohet e dobishme.
Për më tepër luftat civile brenda një populli janë një mallëkim. Mjer kush i pëson travajat e luftës. Ndërrohen kastat sunduese dhe gjithherë ai që paguan, në luftë me gjak e në paqe me djersë, është populli. Ajo historia që keni mësuar në shkolla ka qenë demagogji e retorikë sofiste, përralla trimërore e jo realitet historik.
Shoqëria moderne ka zgjidhur mjaft çështje historike e të mardhënieve shoqërore. E këto janë mekanizmi politik demokratik për ndërrimin e pushtetit. Ne duhet ti përmbahemi këtij mekanizmi dhe ta përsosim atë e jo ta thyejmë. Shteti na duhet, edhe qeverisja, Legjislativi dhe Ekzekutivi, por a punojnë hallkat e tjera të këtij mekanizmi, Drejtësia si dhe Shtypi e fjala e lirë? Çdo dobësi në këto dy te fundit sjell anomali tek dy te parat. Jo më kot Amerika insiston në reformimin e Drejtësisë Shqiptare që ka qenë vatër korrupsioni e jo drejtësie. Pa një drejtësi solide, të fortë e të pa korruptueshme, të pa ndikueshme nuk mund te kete një qeverisje të mirë. Pastaj ka një gjë, populli zgjedh një qeverisje, e nëse kjo nuk funksionon në rregull, të kemi kurajon të themi se edhe populli gabon. Po ama ajo aforizma qendron që populli ka atë qeverisje që meriton. Vetë e ka zgjedhur. Aktivistet politikë duhet te kenë durim sepse jeta e shtetit është më e gjatë se jeta e një njeriu. Kanë katër vjet një legjislaturë, kohë e mjaftueshme të bindin popullin se qeverisja duhet ndërruar. E kjo bëhet me bindje e me zgjedhje e jo me luftë.
Ka shumë erëra të verbëra e të marrëzishme që fryjnë e ndjellin zjarr. Unë jam kundër çdo lloj lufte revolucionare apo kundër revolucionare brenda popullit. Kulturimi, dijet, botëkuptimit, shkëmbimi i ideve në kushte lirie individuale e çojnë përpara shoqërinë njerëzore, këto e vetëm këto dhe asnjë mjet tjetër. Çdo lloj radikalizmi që na shfaq si një shoqëri vulgare me shenja primitivizmi bolshevik apo haxhiqamilizmi oriental shqiptar duhet përjashtuar. Ne e kemi lindjen në perëndim. Duhet të bëhemi dishepujt e kulturës dhe dijeve sepse vetëm ndriçimi i mendjes e çon përpara shoqërinë njerëzore.
K. P. Traboini
Washington DC



































