14 October 2013

NE PERVJETORIN E MIGJENIT NE AKADEMINE E SHKENCAVE


NE PERVJETORIN E MIGJENIT NE AKADEMINE E SHKENCAVE

...Ne moshe te vogel shkollore shkoja ne shtepine e shokut tim te klases Lazer Sopi ne Shkoder e bashke mesonin mesimet sipas keshilles se mesuesit a atje ne oborrin e shtepise se tij, perballe Kishes se Fretenve, gjendej nje shtepi e vjeter gati krejt e rrenueme por cardaku me parmake ende qendronin. Ishte shtepia ku kishte jetuar Migjeni dhe na dukeshin te mistershme ato mure qe nuk jane me. Migjenin, shkrimtari qe u ndalua ne kohen e Mbretit Zog, qe u perdor nga sistemi diktatorial dhe u sulmua ne menyren me te paskrupullt ne demokraci u keqtrajtua ne te tre keto forma qeverisje. Por Migjeni nuk eshte nje dimension qe formatohet lehte neper sisteme qe shkojne e vine. Migjeni eshte drite dhe drites nuk mund ti vendosesh kufi e as ndalim..- keto ishin dy fjale shoqeruese ne leximin e poezise "Migjeni si Krisht" ne Akademine e Shkencave.

Kolec Traboini
13 tetor 2013



Zak Topuzi pikerisht ne 102 vjetorin e ditelindjes se Migjenit percjell nje foto te pa njohur e pabotuar me pare me kete shenim:  
 Mu dha rasti te publikoj nje foto te ralle te Migjenit, ne kuader te pervjetorit te lindjes se tij. Babai, e ka patur shok klase ne Gjimnazin e Manastirit ( sot Bitola Maqedoni). Ne foton , qe mban vitin 1932 kane dale nje grup shokesh qe studionin ne ate qytet, babai tim Pavlo Topuzi i treti nga e majta, Migjeni , ne reshtin e dyte, i katerti nga e majta, etj midis tyre dhe Theofan Popa, nje personalitet qe u perndoq nga regjimi komunist.