MËSUESI DHE NJERIU I MIRË KEL VUJI
Nga Kolec P. TRABOINI
Mësuesin Kel Vuji e njihja nga fëmijëria sepse shumë herë kam qënë në shtëpinë e babait të tij Gjon Mark Vuji në Hot të Ri, madje edhe si jetimë që ishim kemi bujtë e kemi ngrënë në atë shtëpi bujare e mikpritëse, por nëpër vite i kisha humbur lidhjet. Keli ishte talent për muzikë, e shihja në fëmijëri tek i binte mandolinës, Rroku, vëllai i tij një artist ne shume plane këndonte aty në prag të shtëpisë, e cila ishtë ndërtesa e parë e Hotit sapo përballe me Stom Golemin. Prej aty shihej si në pëllëmbë të dorës qyteti i Shkodrës ku i kishin ambicjet e veta dy vellëzrit Vuji të dashuruar me artin. Por kishin veshtirësi për të çarë në jetë si artist sepse kishin një vëlla, Pjetrin, të arratisur bashkë me vëllain e Gjosho Vasisë, e me vonë i vendosur në Australi. Vëllai tjetër Deda ishte sistemuar ne Durres. Kishin dy motra që përkujdeseshin për ne që ishin të vegjël, Dila me Lulen. Edhe shtëpia ku do të vendoseshin më vonë në qytet ishte pranë një prej shtëpive të tim eti në rrugën Kojaj, pranë fabrikës së sapunit Pogu.
Rasti e solli që pas dekadash të takohemi sërish në Tiranë me Kel Vujin. Isha në kërkim të dikujt nga shoqata “Ded Gjo Luli”, të cilën e kishte krijuar Zef Leka, por pas vdekjes së tij shoqata thuajse nuk ekzistonte. Dëshirën për këtë lidhje me shoqatën ja shpreha Anton Dakës, të birit të studiuesit e përkthyesit të njohur nga Hoti, Nikoll Daka, e ai më dha numrin e telefonit të Kel Vujit që jetonte në Tiranë. Ai duhej të dinte shumçka për shoqatën. E mora mësues Kelin në telefon dhe u takuam në kryqëzimin ku bashkohet unaza e Tiranës me rrugën e Kavajës që ende ruhet në të folurën e përditshme si 21 dhjetori. Aty e kishte shtëpine Kel Vuji. Ishim të dy nga Hoti , kishim jetuar në Shkodër e kishim çfarë kujtonim me njëri -tjetrin. E pyeta për shumë gjëra, por kryesisht i shpreha dëshirën time të madhe për të cilën kisha dhjetë vjet që shkruaja në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan për ngritjen e një busti të Ded Gjo Lulit në rrugën që mban emrin e tij në Tiranë. Mësues Keli u entusiazmua, por edhe një farë pikëllimi shihej në vështrimim e tij të sinqertë. A thua do të kontribuojnë shqiptarët e Amerikës për këtë bust se qeveria nuk ka njet për këtë punë. Biseduam edhe për mërgimin tim në Greqi e Amerikë, për fëmijet e mi, si dhe për dy vajzat e tij të njohura si kampione shahu për femra Albana e Marina e që tani kanë bisneset e tyre të suksesëshme brenda e jashtë Shqipërisë. Ai ishte një prind krenar për vajzat e veta.
Me
Kelin u takova dhe një herë tjetër. E kishim lënë të vazhdonim bisedën tonë dhe
do të më sillte një faqe reviste italisht të një interviste që kishte dhënë At Gjergj
Fishta. E kishte ruajtur nëpër vite e për të mos u pikasur e kishte grisur fletën
e ruajtur diku mes librash. Ti shkruan më tha. Ndoshta të duhet. E lamë që të
takohemi prapë, por viti i shkuar ishte plot ngarkesa. Ndërsa shkrova diçka për
Rrok Vujin, vëllain e Kelit i cili na ka mbetur në kujtesë për veprimtarinë e
tij artistike me grupet amatore dhe pasionin e tij për folklorin, Leonard
Qyteza nga Shkodra më njofton se kishte dy muaj që mësues Keli kishte ndërruar
jetë. Të gjitha vdekjet janë të rënda, të hidhura, pikëlluese. Por disa të
duken fort të pabesa. E marrin njeriun dhe kur ne kërkojmë ta takojmë serish, pasi
që jemi të harruar nëpër ditë që ikin plot tension, nuk e gjejmë. Ndonjeherë kujtohemi e themi - po do ta marr nesër në telefon. Nesër
patjetër. E ditët shkojnë. Kam përkthyer një poezi të një autori anonim amerikan
që më ka mbetur në mendje për trishtimin që të sjell ndarja, harrimi dhe ikja përjetë
e miqve. Do ta shënoj këtu se me mësues Kel Vujin kështu më ndodhi. Sot-nesër, sot-nesër e
më s’kam ku ta gjej kurrkund.
HARRIMI
Përshtatje
nga anglishtja
Diku në një sokak
e kam një mik dhe unë,
Në këtë qytet të madh që nuk ka fund,
Këtu ditët behën javë krejt pa pritur
Dhe ende pa u njohur, viti na ka ikur.
Në këtë qytet të madh që nuk ka fund,
Këtu ditët behën javë krejt pa pritur
Dhe ende pa u njohur, viti na ka ikur.
Fytyrën
s'ja pashë më në asnjë vend,
Se jeta ikën si vrap kuajsh në rend.
Ende e kujtoj, e di fort mirë ai,
Si atëherë, kur ziles i bija me furi.
Se jeta ikën si vrap kuajsh në rend.
Ende e kujtoj, e di fort mirë ai,
Si atëherë, kur ziles i bija me furi.
Dhe ai i binte ziles sime, veç tash jemi rritur
Të zënë nëpër punëra, të lodhur e drobitur.
Të lodhur në ca lodra marrëzi,
Drobitur për një emër me lavdi.
Të zënë nëpër punëra, të lodhur e drobitur.
Të lodhur në ca lodra marrëzi,
Drobitur për një emër me lavdi.
"Nesër"
them " Mikut, do t'i telefonoj,"
Gjithësesi të dukem se për të mendoj.
Por e nesërmja siç vjen ashtu dhe ikën
Largësia e harrimi mes nesh gjithnjë rritën.
Gjithësesi të dukem se për të mendoj.
Por e nesërmja siç vjen ashtu dhe ikën
Largësia e harrimi mes nesh gjithnjë rritën.
Dhe
vjen një ditë, prej mijra miljesh tretur,
Një telegram kobzi: "Miku sot ka vdekur".
Kjo është e gjitha ç'meritojmë në fund.
Tashmë në këtë sokak, mik nuk ka kurrkund.
Një telegram kobzi: "Miku sot ka vdekur".
Kjo është e gjitha ç'meritojmë në fund.
Tashmë në këtë sokak, mik nuk ka kurrkund.
Mësuesi tashmë nuk jeton
më. E hidhur është ikja, por më i hidhur është harrimi. Ndaj u ula e shkrova dy
fjalë mirënjohje për njeriun e mirë e me shpirt të madh, birin e Hotit dhe mësuesin
e Shkodrës, të paharruarin Kel Vuji.
20 shkrimet me të fundit
Ata pa popullin nuk mund të bëjnë asgjë-
Kënga maje krahu dhe Rrok Vuji -
U shfaq serish Peter Lucas -
Sokol Balla me kollaro purpuranti pyet Kryeministrin-
"Vatra" e uzurpuar nga berishistet nuk shtroi dreke per Kryeministrin
THE DISAPPOINTMENT OF THE U.S. AMBASADOR -
Brainwashing- Trushplarja-
Naimi perballe Shen Marise se Onufrit-
Requiemi i Verdit ne vjeshten politike te Tiranes
Politika në animal farm -
Zhaneta Ogranaja, vargjet e protestes -
Nuk guxojme te harrojme-perkitazi me bemat e Mehmet Maliqit.
Demokracia në panik -
20 shkrimet me të fundit
Ata pa popullin nuk mund të bëjnë asgjë-
Kënga maje krahu dhe Rrok Vuji -
U shfaq serish Peter Lucas -
Sokol Balla me kollaro purpuranti pyet Kryeministrin-
"Vatra" e uzurpuar nga berishistet nuk shtroi dreke per Kryeministrin
THE DISAPPOINTMENT OF THE U.S. AMBASADOR -
Brainwashing- Trushplarja-
Naimi perballe Shen Marise se Onufrit-
Requiemi i Verdit ne vjeshten politike te Tiranes
Politika në animal farm -
Zhaneta Ogranaja, vargjet e protestes -
Nuk guxojme te harrojme-perkitazi me bemat e Mehmet Maliqit.
Demokracia në panik -