Nga Kolec TRABOINI
Pse
bëjmë sikur nuk dimë se jemi shteti më i korruptuar në Europë, ku pa para,
taraf, miqësi e klan partiak nuk bën dot asnjë hap përpara, je i vdekur e i
mbaruar. Po kush është ai që në këto kushtet tona ku hajnija ka plasur sheshit,
kur të vjedhësh të konsiderojnë të zotin, të aftë, të quajne bos, kush pra e
fut hajnin në shtëpi të vet?! Po kjo Europa
mos është pa tru? Po ne kemi plot qeveritarë-isha të pafund që kishin kyçet
e shtetit e jane bërë milionerë, dhe kush u dënua ndonjëherë për këtë hajni
gjigande që ju bë Shqipërisë e shqiptarëve. Pse bëjmë sikur nuk e dimë se, sapo
dikush zgjidhet në një vend a në ndonjë funksion gjëja e parë që mendojnë është
si të vjedhin apo të kaparojnë miliona.
Po a nuk tha ajo avokatja publikisht se për një firmë unë kërkoj 1 milion e
gjysëm euro. Dhe ishte bija e Kryeministrit të këtij vendi. Po pse more Europa
nuk i di këto. Një gjë duhet ta dimë mirë, gjitha çfarë ndodhin këtu ndër në
Europa i di. Në këtë gjëndje kur Shqipëria u vodh dhe u plaçkit hapur e
publikisht veçmas vitet e fundit si ndodhi që ferrë në këmbë nuk i hyri askujt si mund të na
pranojë Europa?! Po mos ne të mënçurit e botës e konsiderojmë Europën
budallaqe?
Kaq
problem është vendi ynë sa po thonë se amerikanët kanë menduar të lënë pa ambasadorin edhe më tej në Tiranë me shkak të politikës shqiptare dhe maskaralleqët e tyre.
Pastaj
a nuk e dimë se me të ardhur në pushtet, pa mbushur një vit, klani islamik i
vitit 1993 e futi Shqipërinë antare e Konferences Islamike e kjo me siguri për
një tufë parash në xhepat e vet shtetarëve, sepse populli asesi nuk e deshi këtë antarsim
sepse synim kishte Europën e jo Arabinë. Por politika shqiptare përdridhet
andej nga shfaqet dollari në xhepat personalë të shtetarëve të korruptuar. Dhe
asnjë qeveri nuk ka marrë mundimin të
shpall që e konsideron absurd këtë antarsim e ta anullojë. Si mendoni, do të
pranojë ne gjirin e vet Europa që duam nuk duam ka një frymë kristiane, një
vend antar të Konferencës Islamike?! Unë nuk besoj në përralla. Prandaj le të
vazhdojmë me këtë pisllëk që kemi dhe le të na japin atë që meritojmë.
E ne le të ulim kokën se mjaft më si dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë. Nëse nuk kemi këllqe të dërgojmë në burg kastën e politikanëve që janë njëkohësisht edhe mbajtësit e skeptrit të korrupsionit gjigand, atëherë le të vazhdojmë të jetojmë në këtë moçal ku kemi rënë në emër të demokracisë së rremë, sepse nuk na e ka fajin askush veç vetja ngaqë nuk kemi as vullnetin më të vogël për të dënuar krimet që janë bërë ndaj popullit shqiptar në këto tre dekada prej qeveritarësh injorantë.
18 dhjetor 2013