KARAVIDHET KUNDËR
KARABINËS
Krra – Krra
Nga KOLEC TRABOINI
Ministresha
Karabina ka "rrahur" 7 drejtore drejtorie në Ministrinë e Arsimit e
këta si lolo me bisht ndër shalë drejt e në Prokurori. Lajm i madh në
Albanistan. Po temë për të diskutuar është kjo?! E kur, në mes të vapës së
gushtit që as brumbullit nuk i vete mendja për bajga. Por lopet kanë punët e
tyre kur kullosin. Sigurisht kur kullosin mirë.
Shpifje më e
bukur dhe më e menderosur nuk ka si bëhet. Dhe ne duhet ta besojmë me patjetër.
Se kështu është direktiva e partisë. Zhurmë, zhurmë edhe një herë zhurmë.
Propogandat gebelsiane të politikes partiake gatuajnë çorbë derrash e, ha o
popull e të beftë mirë. Speciale e ditës.
Plasi
Facebooku. Berihaj Facebooku. Me kuç e me maç. Të gjithë për një e një për të
gjithë, burrat drejtorë kundër ministres femër Karabina. Karavidhet burrërore
kundër Karabines femërore. O squllje e jargavitje. Mitingashët janë lëshuar si
qentë (jo qetë e kuajt) në lëmë.
Pastaj ja
plasën histori me hotel me 5 yje në Gjakove. Qenka ankuar ministrja pse nuk e
kane akomoduar ne rangun qe e meriton. Po ku mund të ketë në Gjakovë hotele me
5 yje. Po emrin e kanë ashtu, si te gjitha punë tona. Për emër. Nëse është
fjala për yjtë e qiellit ka akoma më shumë yj Gjakova. Miliarda yje.
Fry të fryjmë,
moj erë e marrë. Po ka edhe çeshtje më të rëndësishme për të diskutuar në këtë
popull që është vënë nga sytë këmbët në ikje nëpër botë e qeveria mezi po i
mban. A nuk e kuptoni se e gjithë kjo është një lojë e ndyrë, që 7
dritëshkurtër drejtorë drejtorie në ministri te Arsimit (bura e jo burra)
ankohen në gjykatë se i ka rrahur kjo vajzukja ministre Karabina.
Po me se i ka
rrahur?! O të marrë, po bëheni gazi i botës. Ju pyes, mos ju ka tredhur gjë
Karabina? Se kur dilni e ankoheni nëpër stacione televizive si të tredhur e të
menderosur më dukeni.
Mos o Zot! Se
mbeten grania pa rrush në vjeshtë.
16 gusht 2017