Zenepe Luka 1978 |
PËR
KOLEGEN GAZETARE ZENEPE LUKA
Nga Kolec TRABOINI
Kam
patur në shkollën pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" në Tiranë një shoqe
klase nga Librazhdi. Ishte një nxënëse e urtë dhe e sjellshme, e zellëshme në mësime
dhe rrinte gjithmonë në bangën e parë. Mendonim
se ajo do të dilte vërtetë një mësuese shumë e mirë. Kishte dhe një shoqe të ngushtë shkodrane,
Esmanë që këndonte aq bukur në mbrëmjet e shkollës “Bishtalecat palë e palë” sa
na bënte ta këndonim të gjithë. Ishim në një moshë që gjërat na dukeshin të trëndafilta,
ani pse diktaturë kishte shumë hare në
jetën tonë shkollore të cilën i kujtojmë jo pa nostalgji. Por edhe mësuesit tanë
Pjetër Elezi e Hajro Babameto, Vangjeli Çomora
e Jolanda Xhomo- Pogu, Liri Dodbiba e Arqile Moisiu, Ismail Sharofi e Liri Bellova,
mësuesin e vizatimit Qamil Grezda, e që
të mos harroj kujdestarin e konviktit Ndriçim Lako babain e artistit te njohur
Bujar Lako.
Por
koha e solli që as Zenepja, as Esmaja dhe as unë të mos bëheshim mësues. Do të mirrnim një udhë tjetër. Vite më vonë
rasti e solli që të isha me Zenepen në të njëjtin fakultet e në të njëjtën degë,
atë të gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Por ishim në kurse të ndryshme. Më
kujtohet një rast kur Zenepja më dha për të lexuar një libër me tregime me
kopertinë të grisur. Unë shkruaja tregime e ajo jo pa qëllim ma dha atë libër
pa kopertinë e pa emër autori.
- Lexoje,
-më tha - por me kujdes. Janë tregimet e Bilal Xhaferrit.
I
kam lexuar ato tregime të vëllimit "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" me një
frymë dhe sigurisht fshehur në mes të librave të tjerë sepse autori ishte i
arratisur e anatemuar. Dhe nuk ishte pa rrezik të kaloje dorë në dorë librin me
tregime të një "armiku" siç e konsideronin aso kohe, aty nga viti
1972. Ndoshta Zenepja e ka harruar këtë rast, por unë nuk e harroj kurrë. Ishin dhe mbresat dhe
emocionet e fuqishme që përftova nga leximi i librit që ma bëri atë moment të paharruar.
Nuk ishin vetëm tregimet historike si “Purpuranti”
por edhe rrëfimet, pjesë të jetës së vetë autorit kur ishte punëtor rruge në
kthesat e Gjegjanit, të cilat i sillte me
realizëm dhe poetikë në të njëjtën kohë. Si verior që isha, vija re se
askush asokohe nuk i përshkruante
aq bukur e me aq dashuri mjediset e njerëzit malësorë. Madje më shoqëronin gjithnjë ato thirrjet që
lëshonin fëmijët në përshkrimet e tij buzëmbrëmjeve aty në lartësitë e luginat ku bashkohen
Mirdita me Pukën. I isha shumë mirënjohës shoqes sime të fakultetit për atë libër
aq më tepër se edhe unë sapo kisha dorëzuar librin tim me proza të shkurtëra
dhe jetoja me ankthin e krijimit.
Tashmë
që kanë kaluar aq vite, Zenepa Luka është
bërë një nga gazetaret më të mira shqiptare, një gazetare shquar e guximëshme
dhe ne bashkënxënësit dhe bashkëstudentët ndjejmë kënaqësi për çdo sukses të
saj.
Kolec
Traboini
28
tetor 2013
NEXT: Revansh perandorak nëe Ballkan, në këtë link:
http://traboini1.blogspot.com/2013/10/revansh-perandorak-ne-ballkan-nga-kolec.html
NEXT: Revansh perandorak nëe Ballkan, në këtë link:
http://traboini1.blogspot.com/2013/10/revansh-perandorak-ne-ballkan-nga-kolec.html