11 April 2025

Një kalendar historik për Marko Boçarin - nga K. P. Traboini

Kalendari Arvanit për Marko Boçarin

NJË KALENDAR HISTORIK PËR MARKO BOÇARIN
 
Nga K. P. Traboini

Se pari shpjegojmë përse bëhet fjalë në këtë parashtresë: Kalendari Arvanit 1990, që përmban 12 figura, të gjitha për Marko Boçarin, paisur me shpjegime përgatitur nga Aristidh Kola, Angjeliki Arvanitaki-Pilihu, Panajotis Gjinosatis dhe në faqen e muajit shtator, është tabloja me motivin e piktorit italian Ludovico Lipparini (1800-1856), jo origjinali, por një riprodhim i saj me porosi për Muzeun Historik të Greqisë. Në qendër të tablosë është Bajroni i veshur me fustanellën shqiptare dhe bën homazhe mbi varrin e Marko Boçarit, ngjarje që ndodhi në shtator 1823. Poeti veshur me fustanellën shqiptare, mori shpatën që ishte lënë mbi varr dhe me të në dorë u betua: “Dëshëroj të jetoj me ju, të luftoj armiqtë me ju, dhe nëse lind nevoja, të vdes bashkë me ju”.

Kjo ështe e vërteta historike, por çfarë nuk zbulojmë e sajojmë ne shqiptarët e sotëm në shtypin tonë të përditshëm. A thua që vetëm në momentin që ne e shohim a lexojmë një objekt a shkrim, a pikturë apo artifakt, pra që në atë moment ka nisur të bëhet e njohur, që në atë moment ekziston dhe ne jemi zbuluesit e asaj gjësë së zbuluar për të cilën flitet nëpër tituj gazetash me germa të mëdha. Kam mbetur disi i habitur jo pak herë. Herën e fundit ishte shkrimi në një gazetë ku një autore me emrin V. M. bënte njoftimin “sensacional”: “Zbulohet tabloja kur Bajroni u betua mbi varrin e Marko Boçarit”.
Mbeta i habitur për faktin se kur e në çfarë rasti konsiderohet zbulim një tablo. Për t’u zbuluar duhet së pari të jetë e mbuluar a të ketë humbur. Ta kene vjedhur. A të ketë mbetur fshehur diku me vite e shekuj. Por kjo nuk ka ndodhur kurrqysh me tablonë e betimit të Bajronit në varrin e Marko Boçarit. Vërtetë kjo autore e këtij shkrimi i referohet librit “Shqiptarët në artin botëror”, por ai libër është një enciklopedi e arteve figurative që afirmon e nuk ka marrë përsipër të bëjë zbulime. Libri në fjalë ka shumë vlerë, ka materiale që botohen për herë të parë në Shqipëri, por as kjo nuk e bën një tablo të zbuluar, aq me tepër kur ajo ndodhet e ekspozuar në muzetë e botës. Madje fare afër, matanë detit në Itali.
Gazetarja shkruan: “Disa thonë se kjo tablo, po edhe shumëfishimi i litografive bazuar te kjo pamje ndodhen në Muzeun e Historik Kombëtar të Greqisë, por në enciklopedinë në fjalë, kjo tablo shënohet të jetë në një nga muzetë e Italisë.”
Mendoj se shprehja “disa thonë” kur bëhet fjalë për një vepër të njohur nuk shkon. Nuk ka të bëje kjo me thashetheme shtypi, për faktin se është e ditur se vepra origjinale ndodhet në Trevizo, Veneto, ku është realizuar në vitin 1850, gjashtë vjet para se të ndërronte jetë piktori Ludovico Lipparini.
Tani të shohim çfarë është ky “zbulim” që pretendon gazetarja. Siç e thamë është fjala për kompozimin e betimit të Bajronit mbi varrin e Marko Boçarit, që është e njohur dhe e publikuar dhe mund të gjendet lirshëm. Madje edhe ne që po shkruajmë këto rradhë kemi një kopje të kalendarit botuar në përkujtim të 200 vjetorit të lindjes së Marko Boçarit. Ky kalendar është botuar në Athinë në vitin 1990 nga Lidhja Arvanitasve e Greqisë. Kalendari përmban 12 figura, të gjitha për Marko Boçarin, pajisur me shpjegime të shkurta dhe përgatitur nga Aristidh P. Kola, Angjeliki Arvanitaki-Pilihu, Panajotis Gjinosatis. Në faqen e muajit shtator, është pikërisht piktura në fjalë, Bajroni veshur me fustanellën shqiptare bën homazh mbi varrin e Marko Bocarit. Madje poshtë foto-tablosë kemi dhe një shpjegim në greqisht. Ndryshe nga se shkruan V. M.: “Shumë e kanë ngatërruar, po fotoja që shihni të botuar është e nënshkruar dhe i takon piktorit italian Ludovico Lipparini ku dëshmon një fragment, që ka bërë xhiron e botës, në art e letërsi: poeti i famshëm anglez, lordi Bajron betohet para varrit të luftëtarit shqiptar Marko Boçarit.”, ndërsa krejt ndryshe thuhet në kalendarin Arvanitas. Ky kuadër është një lithografi e Kapelos (Capello) mbështetur në një skicë-plan të Markovich dhe ndodhet në Muzeun Kombëtar Historik të Greqisë. Pra nuk është foto e pikturës së Ludovico Lipparinit, por një variant i saj në litografi. Historia e artit punon me seriozitetin e çdo lloj historiografie tjetër.
Tani dy fjalë për kalendarin. Është realizuar nga Lidhja Arvanite në nderim të heroit Marko Boçari, me rastin e 200 vjetorit të lindjes se tij (1790-1990). I njohur është fakti se emrin e Marko Boçarit e ka marrë qendra kulturore e Lidhjes Arvanite dhe për këtë është e nevojshme një shpjegim. Marko Boçari, nuk ishte vetëm një luftëtar dhe një nga heronjtë me të shquar të kryengritjes së vitit 1821, përveç veprimtarisë luftarake ai ishte i njohur për patosin e tij për krijimtarinë, shkrimin dhe të bukurën. Ëndrra e tij e madhe ishte ti arsimonte suljotët që të largoheshin nga gjendja luftëtarëve të paditur e te pashkolluar, që shpesh luftonin të përçarë pa bërë asnjë përparim që të rronin në paqe në një shoqëri të lirë e të drejtë. Njëkohësisht shqetësohej se mos arsimimi e zgjimi kulturor të mos ndikonte të humbnin mjaft prej karakteristikave të njohura që i kishte Suljoti, si traditat, rrëfimet popullore, këngët e vallet, të cilat në mes të paditurisë dhe varfërisë qe kishin gjithnjë Suljotët të cilët edhe në vështirësitë më të mëdha të kushteve të jetës njerëzore, gjithnjë dëshironin mrekullira.
“Dëshiroj të arsimohesh, -i shkruante Marko Boçari djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, - por përveç kësaj dëshiroj të njihesh me kulturën popullore Suljote, të mbetesh gjithnjë suljot, siç ka mbetur babai yt”.
Në atë epokë të ndryshimeve të mëdha në Ballkan e në Europë, ishte e qartë se shpirti liridashës arvanitas si “luftëtar me armë” nuk ishte e mjaftueshme për të krijuar një jetë më të mirë, një shoqëri më të mirë. Nevojitej arsimimi i bijve të atij populli dhe pikërisht për këtë Arvanitasit e epokës së pas revolucionit do t’ju duhej të shisnin gjithçka të çmuar që kishin që të “mësonin e shkollonin fëmijët e tyre”.
Shqetësimi dhe frika që kishte Marko Boçari në letrën dërguar të birit në Itali, se mos arvanitët do të humbnin identitetin vet, ishte jo vetëm i vërtetë, por ajo ndodhi. Në Greqi jetojnë miliona arvanitë, shto dhe rreth një milion shqiptar të ardhur si emigrantë, por mjerisht konstatohet se identiteti arvanitas është gërryer aq shumë, sa jo vetëm që nuk e flasin më gjuhën shqipe, i kanë harruar traditat e prejardhjen, por më e rënda ndjehen me grekë se vetë greket.
Kur ishte i ikur ne Korfuz, shqiptari suljot Marko Boçari hartoi “Fjalorin dygjuhësh Romaiko dhe Arvanitiko” (1809), ai gjithashtu shkroi se këtë e bëri me kërkesën e konsullit Pukëvil, por edhe që suljotët të mësonin greqisht që të komunikonin me banorët e Korfuzit ku qenë strehuar.- shkruhet ndër të tjera ne faqen e fundit të kalendarit.
Fati i Marko Boçarit ishte tragjik edhe pas vdekjes së tij. Tri herë e varrosën dhe e zhvarrosen. Monumenti mbi varr, i realizuar nga francezi David D'Angers ( 1788-1856), pati një fat të ngjashëm: u shkatërrua, e dërguan përsëri në Francë, u riparua, u kthye në Greqi, por jo në varrin e heroit, por në një vend tjetër. Më në fund e vendosën në Parlamentin e vjetër ku ndodhet edhe sot.

Dy fotot e para janë të Kalendarit Arvanit dhe e treta vepra origjinale e Ludovico Lipparinit që ndodhet në Itali. Kompozimi është i njejtë, por trajtimi është i ndryshëm. Çfarë ka këtu për të zbuluar?!
 
 
Riprodhim i veprës së Lipparinit në Litografie Capello-s

Betimi i Bajronit në varrin e Marko Boçarit - nga Ludovico Lipparini

21 March 2025

Ar - lashtësia që fle e zgjohet në një fjalë - nga K. P. Traboini

 

Arkimedi

AR - LASHTËSIA QË FLE E ZGJOHET NË NJË FJALË

Nga K. P. TRABOINI

Kanë dalë në skenat mediatike internetike tashma dy kategori që luftojnë si Don Kishotë ndaj njeri-tjetrit, sa tragjikë aq dhe komikë, që na bëjnë herë të qajmë e herë të qeshim. Një palë, tragjikët, që kërkojnë çdo gjë në gadishullin Ilirik, por edhe në Europë ta bëjnë shqiptare, pa marrë parasysh se popujt para se të formësoheshin si kombe kanë qenë përzier me njeri-tjetrin ani pse ishte gjuha që i dallonte. Të shohësh në thellësi të shekujve me syzet e ideologjive nacionaliste të sotme do të thotë, o të mos gjesh asgjë, o të gjesh gjithçka ashtu siç ta do qejfi. E kështu, për faqe të bardhë, Shkodrën e bëjmë Trojë e Romën e bëjmë shqiptare. Si në kaledoskop ku, aty ku më parë shihje të kuqe, pas pak copzat e qelqta të shfaqen si arabeska blu.
Por ka edhe ndryshe. Kur dikush në pasione të ndezura thotë është shqip"Eureka", Evrika, që thoshte Arkimedi në Siçili kur ju pre koka nga luftëtari pushtues romak, nihilistët e zgaqun qeshin e gajasen. Por, mor zotni nihilista që nuk gjeni asgjë historike nga lashtësia në këto troje, që mohoni edhe atë çfarë bota shkencore pohon;
në Malësi, ku gegnishtja ende ruhet si nga lashtësia, thonë VRE KAH/ Shiko këtu/ nga del edhe kuptimi etimologjik i kësaj fjale që përdori Arkimedi, qe duan ta quajnë greke, por është iliro-pellazgjike sepse në asnjë gjuhë tjetër veç shqipes nuk i gjen anën kuptimore të fjalës E VRI KA. Arkimedi i hutuar nga gëzimi për zbulimin vet i tha ushtarit "Evrika" (ej shiko këtu), pa ditur qëllimin e ushtarit i cili i zgjidhte problemet me shpatë, si këta nihilistet tanë. Arkimedi nuk ishte romak, por se ç' janë këta nihilistat tanë e për kë punojnë as dreqi nuk e di. Dalin tufa zgaqamanësh që qeshin e përqeshin kur flitet për identitetin dhe autoktoninë e shqiptarëve, lashtësinë e gjuhës shqipe, ndikimin e saj në gjuhët e tjera, del dhe lista e peticioni i 120 kuazi-intelektualëve, me o pa tituj shkencorë, me firmë e vulë akademike për të ndaluar në media TV këdo që ka mendim të ndryshëm nga këta çobanët e stanit akademik. Berihaj profesora, në stilin komunist të Enver Hoxhës! Ndalim posi, mirë kur nuk thoni burgim e pushkatim. Del pastaj dhe një nga stani i Enverucave, një asistent i Akademisë përralltare të Tiranës që qesh si klloun nga New Yorku e në vend të VRA/ VRE MENDJES, veç zgërdhihet. Bën edhe libër të zgërdhishëm pa dhënë asnjë argument bindës dhe të besueshëm që punët janë ashtu, siç i do zogu i qejfit të tij e jo ndryshe.
Ata, anti etimologët për të cilët fjalët nuk thonë asgjë, nuk duan të dëgjojnë për mendim ndryshe, kur brenda fjalëve gjendet e kristalizuar vetë historia. Nuk ballafaqohen. Nxjerrin ndonjë profesor plak të rrjedhur, që ka nostalgji për kohën e monizmit e që thotë se vetëm 4 deri në 6 shekuj ka gjuha shqipe. Pra, ky soj gjuhëtari enverist, e nxjerr gjuhën e lashtë shqipe më të vonshme se ardhja e sllavëve.
Më vjen ndërmend një rrëfim që më bëri këto ditë miku im, shkrimtari Agim Gjakova. Esat Dishnica në kohën e Zogut ishte ndodhur në Pogradec. Vuri re një grup burrash që rrinin në pritje. Ju afrua kureshtar. Njëri nga ata që prisnin e pyeti Esatin "Edhe ti për ato po pret?" Esat Dishnica nuk mori vesh asgjë, ndaj e pyeti se përse bëhet fjalë. "E mor dhe ti, -i tha bashkëbiseduesi, ato more, paratë që na jep çdo muaj konsulli serb."
Një gjë dihet dhe pohohet nga vete qarqet serbe, në Shqipëri shpërndahen çdo vit në mënyrë të vazhdueshme disa miliona dollarë në kuadër te spiunazhit ndërballkanik. Pyetja është kush i merr ato miliona dollarë që jep çdo vit shërbimi i fshehte serb, se qëllimi dihet, ngjallja e frymës së antishqiptarizmit, gërryerjes së indentitetit deri në shkombtarizim?
Po përse vallë mbllaçiten profesorat pleq kështu? Ata e dinë mirë vjetërsinë e shqipes dhe rrënjët e saj pellazgo-ilire, por halli i madh i ka vënë përmbys, i bën të mohojnë edhe atë që pohojnë e vërtetojnë të huajt për gjuhën shqipe, se në kushtet e mungesës së historisë së shkruar e artefakteve, gjuha e kombeve është i vetmi mjet që na mban lidhur madje edhe me epokat prehistorike. Është si litari që na mban lidhur me fundin e pusit e prej të cilit nxjerrim ujin jetëdhënës.
Jo pak herë në historinë e popujve e shkuara ka qenë jetdhënëse për të ardhmen. Rilindja Europiane erdhi pas kërkimeve të lavdisë se dikurshme dhe u bë kësisoj drita e të ardhmes që botën e pruri deri këtu. Po ne pse të mos bëjmë të njëjtën gjë me rilindjen shpirtërore të kombit tonë e të themi me fjalën tonë të lashtë sa bota E VRE KAH /Shiko këndej/. Shkoni në Hot, Grudë e Malësi të Madhe që ashtu si Arkimedi mbi ranë e thonë edhe sot e kësaj dite atë shprehje që disa na e shesin për greqisht. Madje çdo gjë ilire e konsiderojnë greke.
Ka që veshtrimet historike i banalizojnë. Nuk e dimë për çfarë qëllimesh. Nuk mendoj se zhargonet e vonëshme sjellin ndonjë risi në pikpamje historike as sociale. Në kohën e pushtimit turk, mjaft familje të pasura që ishin islamizuar e quanin veten turq, pra ndryshe nga popullsia e thjeshtë të cilët i konsideronin raja të tyre e ata ishim arbnesh e jo abëresh siç rendomë përdoret. Nuk funksiononte fenomeni gjuhësor rotacion në Gegni e Gegnisht, që është litari që na lidh me fundin e pusit historik. Arbnesh ishte emërtimi i popullsisë vendase para se të merrej emërtimi shqiptar që është i ri. Nga vjen emri arbën/arbnesh është çeshtje etimologjie, gjithësi nuk është vështirë të gjendet në vramendje sepse ka rrënjë fjalën AR, ndër më të vjetrat fjalë të trojeve të lashta ku ne kemi mbijetuar si popull. Ajo fjalë vjen që përtej lashtësisë. Profesori arvanitas Jorgo Miha e shtjellon këtë fjalë me shumë derivate deri te fjala Thes/ar, Thes/ali/, Thesaloniki / pra Selaniku. Ai argumenton se Thesali u quajt vendi që ishte aq i begatë sa produktet bujqësore, të lashtat prodhoheshin me shumicë, me thes. Edhe në Malësi të Madhe, deri vonë madje janë matur gjërat me thes. Kaq thasë grunë më nxjerr ara, ishte një shprehje e zakonshme. Pra thesi përdorej në lashtësi si njësi matëse.
Bërthama gjuhësore ngërthehet pas fjalëve aq të vogla sa i afrohen tingullit. Nuk mund të ketë fjalë më të shkurtër se ar, dhe metal më të çmuar se sa ari. A vjen fjala Arbëni nga rrënja AR, meqë ka kuptimin e arit metal, pra a mund hipotekisht të themi se Arbëni ishte vendi ku prodhohej ar. Dihet se në Iliri ka pasur vende ku nxirreshin minerale dhe prodhoheshin metale.
Por fjala jonë që na lidh me lashtësinë AR ka edhe kuptime të tjera të buruara prej saj, arë i thonë tokës së punuar rreth e përqark shtëpive. Njeriun që pronari merr me pagesë për të punuar tokën e tij e quajnë argat. Siç thamë dhe më lart në zona të caktuara në vend të fjalës argat përdornin arbnesh, kjo më se shumti përdorej nga ato familje që kishin mendësinë se ishin turq dhe ndryshe prej vendasve, arbneshëve, kishin një indentitet tjetër. Ka që shkojnë më tej gjeografikisht dhe historikisht me këtë hamendsim, ku, periferive të Romës së lashtë kishte rajone që quheshin arbans, ilirë që punonin tokat e ishin një mburojë për qytetin, po dihet se edhe në Kroaci shqiptarët e hershëm vetquheshin arbanas, ndoshta dhe sot.
Gjithësesi e gjithë kjo orbitë gjuhësore, gjeografike dhe historike zanafillen e kanë te fjala magjike AR, aq lakonike, aq prodhuese, dhe po aq tunduese kur kthehet në tokë e punueshme dhe në metalin me të çmuar - dy burime të mëdha në ekonominë njerëzore.
Hulumtimet në mungesë të artefakteve a dorëshkrimeve bëhen nëpërmjet fantazisë pjellore, gjë të cilen modestisht u përpoqa ta bëj thjeshtë se më tundojnë mendimet denigruese të atyre soj sorollop akademikësh që na nxjerrin të huaj në shtëpinë tonë, ku kemi jetuar këtu e përtej 10 mijë vjetëve.
Pasha qiell e pasha dhe, pasha këtë bukë që po ha e këtë ujë që po pi, pasha gur e pasha dru, pasha babë e pasha nanë, Zoti në këtë tokë pellazge na ka dhanë, e kjo tokë e vjetër i ka eshtnat tonë që dhjetmijë breza e kurrnji tjetër veç nesh. Kur ne me krenari themi kështu, kujt i dhëmb e kujt i djeg? Në mos qofshin shqiptarë këta djegabythës, kush janë e çka dreqin duan këtu?

Gravura Arkimedi

15 January 2025

PULLAZXHIU I NEW JORKUT nga K. P. Traboini


PULLAZXHIU I NEW YORKUT

Nga K. P. TRABOINI

Po është e vërtetë. Pullazxhiu i New Yorkut dha kontribut në veprimtarinë "Vendlindja thërret" duke mbledh miliona dollarë në Amerikë si ndihmë për UÇK, anipse asnjë transparencë se si u shpenzuan milionat nuk është dhënë kurrë. Me tu çliru Kosova nga Amerikanët Pullazxhiu ja mësyni Kosovës tashmë si milioner. Albin Kurti e bëri pullazxhiun deputet. Në kohen kur ishte deputet në Kosovë Pullazxhiu bëri një trimëri të pashoqe për sa i përket turpit e marres. Jo se tash në vitin 2025 del e flet kundra Albin Kurtit, se medalja ka dy anë dhe Pullazxhiu e di mirë këtë teknikë, por diç tjetër turp e marre, madje thënë mbase dhe krim që e ka krye ky pullazxhi në Tiranë. Me dy fjalë vazhdimi i historis me ish Pullazxhiun e New Yorkut është si më poshtë:  Me paratë që jepnim në Amerikë për "Vendlindja thërret", Pullazxhiu bleu apartamente në Tiranë, me pretekstin për ti përdor për nevoja të UÇK. Meqë UÇK nuk mund të blinte në emer të saj, Pullazxhiu nga New Yorku vuri vëllanë e vet për të bërë blerjet e ky vëllai i bleu në ëmër të vet. Punë e zgjuar e Pullazxhiut. Kur u çliru Kosova erdhi kryengritja e 2001 në Iliriadë. Atje u vra tradhëtisht Komandant Teli. Shtëpia në Tiranë nga shtabi i UÇK së Iliriadës, sepse asaj ju kalu apartamenti, ja fali familjes së heroit Komandant Telit, gruas e dy fëmijëve jetimë. Falja u bë me letra dhe firmat e komandantëve.

...Kaluan 10 vjet. Tashmë Pullazxhiu ishte depute i Vetvendosjes në Kosovë. Pullazxhiu vuri të vëllanë për të marrë apartamentin në Tiranë. Ish kuadrot e UÇK që kishin lëshuar dokument për faljen e kundërshtuan. Pullazxhi bëri një farë gjyqi në Tiranë që ti njihej apartamenti vëllait. Gjyqi u bë fshehtas dhe nuk u njoftua fare familja e Komandant Telit. Atë kohë kërkuam për ta revokuar vendimin. U tha se ka kaluar koha. I kërkova takim zevendës kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Bashkë me bashkëshorten e Komandant Telit shkuam ta takojmë, po ky farë majmuni që tash të çan atë që nuk thuhet në televizione nga Austria, kur hymë nga dera e parë ai doli nga dera e pasme. Ky burrec që i lyen flokët si plakat e Vjenës ku vegjeton, shet pordhë e na jep mend, sa i tha sekretarja nxitoi të mos e shihnim , doli nga dera e pasme, hipi në makinë e u zhduk. Pullazxhiu i New Yorkut tash deputet pullazxhi i Prishtinës i kishte rregulluar punët mirë me damllaxhijtë e drejtësisë së Tiranës. Kështu çoi përmbarimin dhe i nxorri dy jetimët e Heroit të vrarë në Shkup 2001, në mes të rrugëve të Tiranës. Familja e heroit në rrugë, Pullazxhiu që mblidhte dikur dollarë në Amerikë, tash defrehej në Prishtinë. I kemi shkruar në atë kohë të gjitha këto, por edhe vetë Albin Kurti atë kohë e bënte veshin shurdhër. I duhej Pullazxhiu atëherë për demonstratat që do ta sillnin në pushtet për ta bërë mbase edhe Pullazxhiun ministër, por që nuk mbërrini me hip në fik. Bash për këso punësh tash Pullazxhiu i ka dalë dore. Meqe ka fushatë nxjerr të palara e allishverishe nga ato që bënin kur ishin në opozitë. Kushedi këndellet Pullazxhiu nga ata që duan të vinë në pushtet të shesin ndonjë copë Kosovë, siç shiten a falën Çakorret, kush dreqi po i di planet e tyre.Gjithësesi Pullazxhiu që nxorri jetimet e heroi të UÇK në rrugë po përpëlitet nëpër intervista televizive për të kapë ndonjë ofertë për ndonjë copë pushtet. E për këtë nuk po e kursen as Albin Kurtin ish shefin e vet.Ja do zanati si Pullazxhiu i New Yorkut që VetVendosja, e cila e ka harru edhe emrin e vet, në Prishtinë na e bëri pullazxhiun Deputet. Mbrëmë e pashë të llomotiste në një Televizion të Prishtinës. Kush është Pullazxhiu do thoni ju. Lëre, lëre, Flori djalë është, emri nuk i thotë asgjë më shumë se kaq, Pullazxhi.

04 December 2024

🔴 Psarotaverna e Çelibashit - nga K. P. Traboini

 


🔴 PSAROTAVERNA E ÇELIBASHIT
 
Rotacion si në rradhë të peshkut, një herë ne dhe një herë ata, marrëveshje padrinosh xhetellmen, pse, a nuk e dëgjuat shefin e opozitës të deklaronte nga taraca me dhjetra herë "Është radha jonë". Sepse ka rradhë në dyqan të peshkut, or byrazer. Komisioni Zgjedhor i Çelibashit qëndron dinjitar si Psarotavernë *. As nuk vihet në hesap se çfarë mendon e çfarë do popull zeza.
 

K. P. TRABOINI
Politically Independent

Në këtë vend gjithçka është e molepsur dhe e menderosur me stil komunist imponues, me m. bolshevikësh, dhunues, shkatërrues, e të etshëm deri në marrëzi për pushtet. Dhe Europa qesh me ne, prit tek dera - thotë. E kjo opozitë koti që kemi, një tufë karrieristësh që shqyhen kush e kush ta kap partinë, si nuk u dëgjua një herë të thoshte se nuk e duam ish ministrin e Brendshëm të Diktaturës Gramoz Ruçi në asnjë post. Squk të gjithë këta "antikomunistë" të llangusur. Thonë këta tartufë ta dënojmë diktaturën me fjalë e në realitet janë bashkë në allishverishe, madje edhe me lidhje familjare çfarë përbën klanin politik që ndërron pushtetin mes vetes.
Në të vërtetë kush i do këto matrahula që e drejtojnë jetën shqiptare si feudalë mesjete. Kjo Europa a ka sy në ballë apo i ka në vend tjetër, që nuk u bën presion të qërohen nga pushteti e politika gjithë kjo plehërishte dhe skotë çakejsh qe vjedhin kudo e çdo send? Po si erdhën punët deri këtu?
Në dhjetor 1990, por edhe shkurt 1991 nuk ishte aspak e vështirë të vihej re se pushteti po kalonte nga komunistët tek po komunistët. Mjafton të sjellësh emrat e personave që i kishin zgjedhur për pardesy të bardha, o komunistë ose bashkëpunëtorë të sigurimit. Siç merrnim ushqimet me listë, Ramiz Alia i zgjodhi politikanët e të ardhmes me listë.
Të gjithë pardesytë e bardha, të piketuar për udhëheqës duheshin mbrojtur nga sigurimi i shtetit në situata të turbullta nëse gjendja dilte jashtë kontrollit. Lexoni emrat e atyre që u gjenden dhe formuan Partinë Demokratike. Dhe dëgjoni pohimin fantastik të Preç Zogajt kur në një emision TV ku tha se në formimin e partisë të gjithë ishin të ftuar, pra formimi ishte i hapur, çfarë nuk ishte aspak e vërtetë, po nuk thotë se kush i bëri ftesat, kush i hartoi listat dhe si na u gjendën ta zëmë i biri i kriminelit komunist Josif Pashko, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, pra i ati ka qenë kryetar gjykate në dënimet me vdekje të nacionalistëve shqiptarë kur e morën pushtetin komunistët, çfarë shënonte jo çlirimin por robëruan popullin. Ky do të përfaqësonte përmbysjen e madhe të komunizmit, ky bashkë me ish agjentët e sigurimit që u gjendën në atë mbledhje. Pra bijtë po përmbysnin baballarët?! Po kush kishte qenë armiku kryesor i komunizmit në dyzet vjet, kush kishte hequr mizoritë në burgje e internimet. Ku ishin bijtë e të pushkatuarve, pse nuk i bënë vend as dhe njërit.
Preç Zogaj është një poet i mirë, por një politikan i keq, sepse kushtëzohet prej pengut të vet në diktaturë, është si puna e kalit që nëse e rreh një herë ai nuk bën më për kalë shale, por veç të mbrehet në karrocë, kështu që mbrehur në karrocë vazhdon edhe sot e kësaj dite të tregoj e shkruaj për gjoja përmbysjen e madhe kur asgjë nuk është përmbysur. Mirë këta të PD-së që gjetën një ish sekretar partie e komunist prej 24 vjetësh dhe e vunë në krye, është afër mendsh që nuk mund të vinin një njeri që nuk kish qenë komunist e nuk kishte lidhje me udhëheqësit komunistë. Po kush i thirri këta, kush i bëri vend në atë formim të partisë “opozitare”? Padyshim krejt udhëheqës-ekipi i Partisë së re u hartua nga të dërguarit e Ramiz Alisë. Kishin përvojë komunistët në këtë drejtim dhe ka një përqasje aspak të çuditshme në mes të formimit të PD dhe të PKSH. Më 8 nëntor 1941 të gjitha letrat i luante jugosllavi Miladin Popoviç, i cili gjeti tek Enver Hoxha dishepullin e vet a më mirë të thuash gjeti shërbëtorin e vet siç e pohuar edhe Liri Belishova në intervistën e vet tek gazeta “Panorama” 15 janar 2015.
Kështu ndodhi edhe në dhjetor 1990 kur Ramiz Ali kish afruar pranë studentëve njerëzit e vet për të parë mundësitë për të ndikuar në çdo lëvizje që ato do të bënin. Sigurimi shqiptar ka qenë shumë i zhvilluar, dinte edhe sa lugë kishe në shtëpi, siç thoshte populli dhe nuk na paska qenë në gjendje të kontrollonte zhvillimet në qytetin e studenteve. Problemi i saj ishin disa studentë të cilët për shkak të temperamentit të tyre ishte e vështirë t’i përpunoje, prandaj dhe për të krijuar një solucion zbutës u dërgua tropojani i mjekësisë. Le ta mbulojnë sa të duan, të gjithë që në atë kohë i kanë përjetuar ngjarjet kanë thënë, nga na doli ky doktori si udhëheqës politik, e kur u shfaqën Gramoz Pashko, Aleksander Meksi, e të tjerë, nga na dolën edhe këta.
Por këto dilema nuk i kishte as ministria e brendshme, as Komiteti Qendror i Partisë së Punës. Gjithçka shkonte sipas parashikimit ani pse të dërguarit e Ramiz Alisë i dolën fjale e nisën të mendojnë për vete, por gjithnjë duke e ruajtur mesazhin që ishte dhënë, që udhëheqja e komunistët pavarësisht që për 40 vjet kishin shtypur me egërsi me dhunë, nuk do të pësonin asgjë dhe pushteti do t’u jepej bijve të tyre dhe jo reaksionit, nacionalistëve e ballistëve. Pra kemi dy formatime që përqasin aq shumë, një formin nga Miladin Popoviçi 1941, tjetri prej Ramiz Alisë 1990, ndryshimi i vetëm është se ky i fundit u bë nga një shqiptar dhe jo nga një jugosllav.
Kulmi ka qenë kur na doli edhe ministri i diktaturës Gjinushi e bëri dhe ai parti bashkë me Lisjen Bashkurtin që ka qenë sekretar i parë i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste dhe në atë kohë ruaj në kujtesë që dërgova një shkrim rreth diplomacisë së shtetit komunist e riciklimit të komunistëve nëpër parti të reja dhe ia dërgova Frrok Çupit në gazetën e sapo dalë RD, në fund të janarit 1991, por nuk ma botoi. Më kishte botuar më parë më 16 janar shkrimin “Vlera e simboleve kombëtare” ku kërkoja heqjen e yllit komunist nga flamuri kombëtar, por këtë për riciklimin e komunistëve në partitë kërpudha që po mbinin në prag të derës së PPSH, nuk ma botoi.
Me refuzimin e atij shkrimi, dyshimi që kisha mu vërtetua katërçipërisht. Në të gjitha partitë po gëlonin ish komunistët. Prandaj kam mendimin se gjithçka ka qenë e manipuluar veç rasteve të veçanta kur kjo nuk ka qenë e mundur dhe u ka dalë dore. Xhelil Gjoni, ish anëtar i Byrosë Politike që ka dalë me një intervistë ka të drejtë kur thotë se ishte piketuar rruga nëpër të cilën do të ecte demokracia me pikatore. Sepse ja ku jemi, vërtet iku Xhelili nga pushteti asokohe, por ja ku mbeti i biri. U bë ministër i brendshëm. A mendohej kjo në dhjetor 1990 apo në shkurt 1991? E keni pas deputet deri vonë e kush e di mbase është ambasador diku. Se shteti vazhdon të jetë i ish komunistëve dhe bijëve të tyre.
Po të kish ndodhur demokracia e vërtetë kjo vazhdimësi e pjella bastardhe komuniste nuk do të kishin vend në parlament dhe as në pushtet. Kurrsesi në ndonjë post qeveritar, nuk do të kishte as bashkëpunëtorë të sigurimit ministra e deputetë. Prandaj është jo pandehmë, por bindje e plotë se siç e planifikuan ashtu ndodhi. Nga ana tjetër Xhelil Gjoni gënjen kur thotë se mitingu që organizoi ai kundër atyre që u futën në ambasada më 2 korrik 1990, ishte i lirë. Jo. Ka pas urdhër të rreptë nga Komiteti i Partisë së Tiranës që duhej të ishin të gjithë punonjësit në miting tek Pallati i Kulturës, dhe po mungove pushoheshe nga puna. Për këtë kishin vënë edhe njerëz të merrnin firmat nëpër institucione që do të shkoje patjetër në miting. Janë gjallë njerëzit që i vunë ata të Byrosë së Partisë të na i merrnin firmat në Kinostudio në korrik 1990. Në është gjallë daktilografistja e Kinostudios Nazmije Pepa le të flasë. Pra ka qenë miting me detyrim dhe me firmë, ndryshe nuk do të shkonte asnjë veç komunistëve.
Por edhe gjendja reale që kemi ende dhe sot e kësaj dite tregon se dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare nuk është bërë kurrë, ndaj edhe më tej Shqipëria do të jetë e kapur prej pinjollëve të tyre, edhe kur këta shtiren si demokratë të mëdhenj. Ja edhe mendësinë e medias që ka kurajën të shpalosë në publik edhe lajme të këtij lloji, në “A1 Report TV” thuhet se "Nipi i Spiro Kolekës arreston nipin e Enver Hoxhës". Pra edhe prej televizionit që është afër Qeverisë e përkëdhelet prej saj, duke i dhënë tenderë, i konsideronte këtë arrestim të Ermal Hoxhes për drogë, si luftë brenda llojit. Kujtojmë se me tenderin Bunker Art #1 dhe #2, italiani bos i shtyp -TV në Tiranë Carlo Bollino fitoi miliona euro.
Konkluzioni që del është se që nga viti 1944 e sot pushtetin vazhdojnë ta kenë komunistët e pinjollët e tyre biologjikë. Rasti më tipik është i vitit 2017, kryeministri shqiptar në mes të parlamentit afishoi pozicionin e tij duke thënë se jam partizan (kuptohet partizan i Enver Hoxhës se ai i kishte partizanët) dhe jo i Ballit Kombëtar, që sipas tij hanin e vazhdojnë të hanë pula. Një fjalor krejt i ngjashëm me atë të Enver Hoxhës gjatë 40 vjetëve të sundimit të tij. Asnjë protestë nuk u pa nga opozita për këtë skandal, as nuk e dërgoi çështjen në Gjykate Kushtetuese sepse kryeministri është i gjithë popullit e jo i komunistëve e partizanëve të Enver Hoxhës. Si kryeministër ka bërë një betim të cilin e thyen publikisht në parlament e ku deputetët, që kanë një nivel kulturor mjeran, heshtin si mumie egjiptiane. Dhe e dini se pse nuk u ankuan, se edhe këta te Enver Hoxhës kanë qenë, madje me shumicë spiunë sigurimi të emëruar për faqe të zezë deri edhe ministra.
E vetmja gjë që ka ndryshuar në këto dekata te lodhshme, të emërtuara tinëzisht si tranzicion, është liria për të folur dhe shkruar, por edhe kjo e kufizuar se nuk ka një Media plotësisht të lirë e jashtë politikës në Shqipëri. Nuk gjen dot një organ që kritikon e investigon të dy palët e politikës, partitë e korruptuara deri në palcë prej të cilave buron një pushtet i kalbur, që veprojnë si banda, të cilat nuk janë opozitarë me njëra-tjetrën, por thjeshtë kundërshtare në pamje e solidare në thelb. Me qëllim për të zhvatur popullin, çfarë e tha hapur nga kryeministri. Vetingu nuk bëhet për ne, - ju drejtua kundërshtarëve të vet, por për të tjerë. Kësisoj i qetësoi dhe i siguroi bashkë hajdutet kundërshtarë se nuk ju prek njeri. Pra ai që do të kontrollohet se mos vjedh qenka populli dhe jo qeveria, as nëpunësit e lartë, as deputetët apo krerët e opozitës e ish kryeministri, e ish ministrat. Kjo po është reformë si ato të Tanzimatit në epokën e mallkuar të sulltanëve, sikur të ishim në shekullin e 19. Dhe diplomatët e huaj shohin dëgjojnë e heshtin si bufa.
Këto parti gjoja kundërshtare nuk dallohen nga njëra-tjetra prej ideve a platformave, por thjeshtë prej kolltukëve për të cilët bëhet lufta si qëllim në vetvete. A nuk u vu re se Kryeministri shqiptar, që është dhe kryetar i PS, nuk përmendi asnjë program për mirëqenien e popullit, punësimin a pensionet. Madje nuk premtoi për ndonjë zhvillim ekonomik apo kujdes social. Rast unik në botë të shkosh dhe të zgjidhesh pa premtuar asgjë. Gjithë kohën në një fushat të kaluar u morën me bejte e zhargone deri në banalitet estradash: “Që të mos na e luaj tjetri timonin andej e këndej na jepni atë dreq vote”.
Pra fushata kishte qëllim në vetvete pushtetin, “timonin” e as gjë tjetër, pa thëne as se çfarë do të bënte me këtë pushtet e si do ta dredhonte timonin. Ndërsa tjetri nga opozita lëshon kushtrimin "Është rradha jonë, është rradha jonë!" sikur të ishin në radhë të peshkut.
Një fushata e tillë vulgare pa asnjë premtim real, dhe me genjeshtra ordinere, e ka degjeneruar tërë sistemin zgjedhor në Shqipëri duke e bërë të pakuptimtë. Gjithsesi të shfaqet e çfarëdo demagogjie që të përdoret, demokracia komuniste e platformës së Ramiz Alisë me pikatore ka triumfuar. Duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan ta pranojnë të huajt, dielli me shoshë nuk mbulohet.

♨️* Psarotavernë/ restorant peshku/ si ngjalat në gjirin e Lalëzit.

🟠 Robert Martiko, me fytyrë nga drita - nga K. P. Traboini


ROBERT MARTIKO, ME FYTYRË NGA DRITA 

Nga K. P. Traboini

      Shkrimtari dhe esteti Robert Martiko kërkon e përçon dritë në mendimin estetik të kohës e në mendjet njerëzore. Romanin "Përjetësi pa kohë" e kam lexuar dhe siç jam shprehur dhe më parë, është një libër që më ka impresionuar për nga atmosfera që krijon, idetë dritëndriçuese që përcjell, një vepër e madhe që në çdo episod më kujtoi mjeshtrit e mëdhenj të prozës botërore e thashë, ky autor i vesh veprat e veta me një aureolë drite e cila e ndriçon shpirtin e lexuesit. Dhe pasi e lexova, nëpër vorbullat e dritës e kuptova mirëfilli se kategoria e pseudokritikëve në Tiranë e Prishtinë nuk do të flasin për këtë vepër se dalin picak me rrokanisjen e tyre nëpër vepra mediokrre që kanë mbushur tregun letrar. Ndaj i shkrova: "Të faleminderit Robert Martiko, misioni yt është drita dhe rilindja shpirtërore e njeriut!"
        Këtë mendim shpreha më 24 dhjetor 2022. Kaluan dy vjet. U bënë panaire. U dhanë çmime. U vetlavdëruan plot autorë për mediokrritetet e veta, u asdisen e u lazdruan, por as në Tiranë e as në Prishtinë nuk u ndje një zë nga ata që udhëheqin grixhën, a thënë ndryshe ky taborr i kritikës për romanin madhor "Përjetësi pa kohë" nuk tha asnjë fjalë. Vallë kaq mediokërr është mendimi estetik i atyre që manipulojnë botime të marramendshme të letërsisë së huaj dhe ato pak prurje të letërsisë shqipe me të cilën merren ligsht?
        Kjo vepër e madhe e Martikos ribotohet këto ditë, pra lexuesi e kërkon, por mendimi estetik ( nëse e kemi) hesht. Këto janë paravolitë e kohës pa kohë, i mendjeve ende të pandriçuara që përfitimet materiale u kanë zënë sytë.
Por flasin a nuk flasin për "Përjetësi pa kohë", ky roman me titull sinjifikativ, për mendimin tim është një vepër monumentale, ka vështrim të thellë human e psikologjik se çfar ndodh në shpirtat e njerëzve kur të krisurit e kësaj bote ndërmarrin revolucione të përgjakura duke mbjellë kudo frikë, tmerr dhe vdekje, duke përmbysur e rroposur shtete e kombe më keq se fatkeqësitë e natyrës.
        Duhet të kesh një shpirt të madh, mendime të kthjellta e të ndritshme të realizosh vepra të tilla që pasqyrojnë epoka dhe i tejkalojnë ato, siç është "Përjetësi pa kohë" i shkrimtarit erudit Robert Martiko.
Kam lexuar edhe esenë për De Raden, në të njëjtën hulli dhe kjo analizë ideoestetike që mund ta quaja radiografia e spektrit të dritës Deradiane.
        E shohim dritën e kokën e kthejmë nga errësira. Çfarë paradoksi! Çfarë mjerimi! 
        Tek lexon veprat e Robert Martikos ndjen të bëhen aq të pranishme fjalët e shkrimtares amerikane Helen Keller: "Ktheje fytyrën nga dielli dhe nuk do ta shohësh errësirën."
 
3 dhjetor 2024

22 November 2024

Γιώργος Μίχας: Çfarë kanë të përbashkët, Thesauros, Thesali dhe Selanik?

Γιώργος Μίχας: ÇFARË KANË TË PËRBASHKËT?
THESAUROS, THESALI dhe SELANIK?

ÇFARË KANË TË PËRBASHKËT? THESAUROS, THESALI dhe SELANIK?
Τι κοινό έχουν, Ο ΘΗΣΑΥΡΟΣ, Η ΘΕΣΣΑΛΙΑ και Η ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗ;


Nga JORGO MIHAS
Γιώργος Μίχας

Shqiptarët do të na thonë:
Siç e dini, në gjuhën greke "shumë ar" quhet "Thesar". Në gjuhën arvanitase tani, "shumë flori" quhet "Thessar". Këto dy fjalë, "Thesar" dhe "Thessar", duket se janë të njëjta dhe kanë një rrënjë të përbashkët. Po kush e kopjoi nga kush? Arvanitasit konsiderohen si “të dyshuarit e zakonshëm”, të cilët, siç na thonë “Kalemxhijtë”, se shqiptarët kanë vjedhur dhe kopjuar shumë fjalë nga gjuha greke, për të pasuruar fjalorin e gjuhës së tyre... “të varfër”!
Por le të shohim, kështu janë gjërat apo janë krejtësisht të ndryshme?
Pra, "Thessar" i arvanitasve është një fjalë e përbërë, e cila zbërthehet në fjalët "Thess" + "ar" (thes + ar), që na japin pikërisht kuptimin "shumë ar".
“Thesauros”, megjithatë, nuk duket se interpretohet ndryshe dhe pa marrë parasysh “Thessarin” (Thess + ar) të gjuhës arvanite.
Por, përveç fjalës “Thesar” dhe emrit të “Thesalisë”, që të lashtët e quanin edhe Argos Pellazgjik, ai ka si “rrënjë” edhe “Thess” (thes). Ky e ka interpretimin e vet në faktin se rajoni i Thesalisë konsiderohej si “hambari” i Greqisë. Domethënë, ky rajon ishte ai që prodhonte më shumë “Thes” (qese) drithëra.
“Thessalonica” tani, siç dihet, ia detyron emrin vajzës së Filipit “Thesalonica”, emri i së cilës iu dha falë “fitores” së maqedonasve mbi Thesalinë. D.m.th. "Selaniku" ka ardhur nga "Thesaloni + fitore" !!!
Pra, sipas sa më sipër, vërtetohet edhe një herë se kalamarët( kalemxhijtë) kanë qenë ata që kanë marrë apo kanë kopjuar nga gjuha e pashkruar e arvanitasve, që është mbetje e gjuhës së pellazgëve të lashtë, dhe jo arvanitasit analfabetë.
Prandaj është “Thesauros” që ka ardhur nga “Thessar”, dhe jo “Thessar” nga “Thessauro”!



_____________________________



Τι κοινό έχουν,
Ο ΘΗΣΑΥΡΟΣ, Η ΘΕΣΣΑΛΙΑ και Η ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗ;


Θα μας το πουν τα αρβανίτικα !
Ως γνωστόν, στην ελληνική γλώσσα το «πολύ χρυσάφι» το αποκαλούν ως «Θησαυρό». Στην αρβανίτικη γλώσσα τώρα, το «πολύ χρυσάφι» το αποκαλούν ως «Θεσσάρ».
Οι δύο αυτές λέξεις, «Θησαυρός» και «Θεσσάρ», φαίνεται πως είναι ίδιες και ότι έχουν κοινή ρίζα. Αλλά ποιος αντέγραψε από ποιον; Ως «συνήθεις ύποπτοι» θεωρούνται οι Αρβανίτες, οι οποίοι, όπως μας λένε οι «Καλαμαράδες», έχουν κλέψει και αντιγράψει πολλές λέξεις της ελληνικής γλώσσας, προκειμένου να πλουτίσουν το λεξιλόγιο της δικής τους ... φτωχής γλώσσας !
Για να δούμε όμως, έτσι είναι τα πράγματα ή είναι εντελώς διαφορετικά;
Το «Θεσσάρ» λοιπόν των Αρβανιτών είναι μία σύνθετη λέξη, η οποία αναλύεται στις λέξεις «Θεσσ» + «αρ» (σάκος + χρυσάφι), που μας δίνουν ακριβώς την έννοια για το «πολύ χρυσάφι».
Ο «Θησαυρός» όμως, δεν φαίνεται να ερμηνεύεται διαφορετικά και χωρίς να λάβουμε υπόψη μας το «Θεσσάρ» (Θεσσ + αρ) της αρβανίτικης γλώσσας.
Αλλά, πέρα από την λέξη «Θησαυρός» και το όνομα της «Θεσσαλίας», που οι αρχαίοι την αποκαλούσαν και ως Πελασγικό Άργος, έχει και αυτό ως «ρίζα» του το «Θεσσ» (σάκος ή τσουβάλι). Αυτό, έχει την ερμηνεία του στο γεγονός ότι η περιοχή της Θεσσαλίας θεωρούνταν ως ο «σιτοβολώνας» της Ελλάδας. Δηλαδή, η περιοχή αυτή ήταν εκείνη που παρήγαγε τα περισσότερα «Θεσσ» (τσουβάλια) δημητριακών.
Η «Θεσσαλονίκη» τώρα, όπως είναι γνωστό, οφείλει το όνομά της στην κόρη του Φιλίππου «Θεσσαλονίκη», της οποίας, το όνομα αυτό, της δόθηκε χάρις στη «νίκη» των Μακεδόνων επί των Θεσσαλών. Δηλαδή, το «Θεσσαλονίκη» έχει προέλθει από το «Θεσσαλών + νίκη» !!!
Άρα, σύμφωνα με τα παραπάνω, αποδεικνύεται, για μία ακόμη φορά, ότι οι καλαμαράδες ήταν αυτοί που πήραν ή αντέγραψαν από την άγραφη γλώσσα των Αρβανιτών, η οποία είναι κατάλοιπο της γλώσσας των αρχαίων Πελασγών, και όχι οι αγράμματοι Αρβανίτες.
Επομένως, ο «Θησαυρός» είναι που προήλθε από το «Θεσσάρ», και όχι το «Θεσσάρ» από το «Θησαυρό»!
KUSH ËSHTË JORGO MIHAS
arvanitas me përkushtim të jashtzakonshëm.

Jorgo Miha eshte sot nje nga njerëzit më të përkushtuar që edhe në kushtet e presioneve të jashtëzakonshme kurrë nuk është tërhequr nga kauza Arvanite. Ndonjë mendimi nihilist do ti thosha, pse çfarë kërkoni të bëjë më tepër ky arbëror i Greqisë, kur shteti shqiptar as në aspektin kulturor nuk u hap derën studiuesve, punonjësve shkencor dhe artistëve nga bashkësia arvanite që janë miliona por të shtypur në pikpamje kulturore e gjuhësore. Pse Akademia e Shkencave Tiranë, nuk i ka ftuar asnjëherë në kuvendet e saj studiuesit arvanitë. Pse Ministria teveqele e Kulturës nuk fton grupet kulturore arvanite, por duhet ti paguajmë miliona një Riki Martin? Sepse shtetaret shqiptar e bejne ne breke nga frika e Greqise. Paburrnia e tyre i çon në antikombtarizëm. Po drejtohemi nga ata që i shesin përditë interesat kombëtare. Dhe duhet ta dimë mirë se të flasësh gjuhën shqipe në Greqi është akt kurajo e jo më të shkruash e botosh libra për shqiptarët e Greqisë.
Respekt e nderim per arvanitasin me gjak shqiptar, Jorgo MihaGjaku ujë nuk bëhet- thone arvanitet.

Përgatiti: Kolec P. Traboini

🛐🔜 Miti i Hotit 2. - nga K. P. Traboini

 🇦🇱  M I T I  I  H O T I T 🇦🇱

 (Vazhdimi 2)

ME NJË TË RAME TË LAPSIT, AS  SHKRUHET E AS NUK SHUHET HISTORIA

Mos u ngutni të thoni se Hoti nuk mori pjesë në qendresën antikomuniste kur hordhitë e kuqe të Enver Hoxhës ja mësynë maleve të Veriut si të ishte një epidemi murtaje. E di që sot bijt e murtajës na sundojnë, por kjo nuk më ndalon të them të verteten. Për ato që kanë ngjarë në 1944 e më pas, vertetë askush nuk i di të gjitha se të dekunit nuk flasin e të gjallët i thonë gjërat si tua dojë mideja. Mos merrni persipër me thanë as kështu dhe as ashtu vetëm duke u nis nga kujtesa e do njerëzëve që nuk kanë qenë as dëshmitar. E para duhet të shkoqitim se për cilën kohë flitet, kujt ngjarje i referoheni? Janë dy ngjarje në atë kohë tragjike në Malësi të Madhe që të kujtojnë mësymjet mizore të osmanëllinjëve të Turgut Pashës. Hordhitë e Enver Hoxhës nuk ishin më pak mizore. Kur repartet partizane mësynë me hi në Kelmend pati kundershti për mos me i lanë, pra në 1945 nuk pati kryengritje, por rezistencë. Kjo rezistencë nuk ishte e organizuar, por aty këtu ku shfaqesh murtaja e kuqe komuniste malësorët i bënin ballë. Në këtë qendresë pati të vramë nga dy palët. Shqiptar me shqiptarë vriteshin, dhe këtu secila palë quan heroj të vetet, por në të vërtetë ishin viktima të luftës civile që historianët e kulisave, xhufkëkuqët e komunizmit më kot i mohojnë. Si kudo në Ballkan ku mbinte bari i keq i ndikimeve të Kremlinit. Në këtë qendresë kishte nga Kelmendi ma shumë se atje shkuan partizanët e Enver Hoxhës. Por u vranë edhe nga Hoti. Nuk i lejohet askujt të thotë se Hoti ndihmoi partizanët për të hy tradhtisht në Kelmend. Së pari Hoti ishte i nda përgjysë. Në gjysmën andej kufirit partizanët e Titos pushkatuan në Hot kë deshen. Edhe priftin e Traboinit At Zefin me disa dashamirë të tij i pushkatuan pa gjyq. Pa gjyq pushkatuan në Pejë edhe femra shqiptare si Domenika Skanjeti Vila, vajza e Motres Tone, mbesë e Kol Idromenos. Pushkatuan në Kosovë edhe vajzën shkodrane Marie Shllaku dhe priftin Benardin Llupi, e dy të tjerë. Këtej kish mbet Gjelosh Luli i Traboinit të Hotit, qendrestar deri në vdekje. Ai që ndihmoi partizanët që shkonin me vra në Kelmend ishte një Rapshjanë, faqja e  zezë Kol Maçi që dhe ai viktimë e komunisteve u bë. E vranë pas disa vitesh komunistët në burg "Ruben e kuqe". Tash shkollës i kanë vu emrin e tij në Rapsh. Dy herë faqja e zezë. Po të kishin vu emrin e një mesuesi të gjimnazit të Pejës,  Gjergj Martinit, i pushkatuar në Kosovë djalë trim dhe i talentuar nga Traboini i Hotit. Punë për Rapshjanët por ata me Kol Maçin nuk e përfaqësojnë tërë Hotin. Një njeri që çnderon veten nuk mund të nderoj askend e jo më Hotin kreshnik më bëma në histori " Pushka e Hotit e dora e Zotit" siç thotë tan Malësia e Shkodra. Prandaj mos thoni se nuk e luajtu stolin Hoti kunder komunistëve. E gjithë kjo nuk ishtë kryengritje, por qendresë madje spontane dhe e pa organizuar si Malësi e Madhe. Kryengritje quhet ajo që në 1945 bëri Gjergj Shabani në Zadrimë, kryengritsi i parë kunder komunistëve, por dështoi. Ndër ata që u pushkatuan,  nëntë burra katolikë në një ditë,  ishte edhe një djalë trim nga familja e Marash Ucit, Palok Uci i Traboinit të Hotit, u pushkatue në mars 1945. Organizimi i një kryengritje me përmasa të mëdha është ajo që ka emrin Kryengritja e Postribës. Megjithëse emri i mbeti Postribës, se aty përgjakja nga hordhitë komuniste u bë më e madhe, më mizore, por në fakt ish lidh besa me tan krahinat rreth e qark Shkodres dhe në kryengritje kishte edhe eksponentë nga Shkodra dhe katundet e tjera. Nuk arrit të kordinoheshin dhe Kryengritja filloi e pjesëshme. I mbeti puna Postribës dhe atyre shkodranëve e të tjerëve që ishin vendue në Postribë. Aty bënin pjeshë shumë burra nga Hoti, dy nga të cilët i kam njohur Gjon Luc Gjeloshi Lekaj i vëllai i kompozitorit Zef Lekaj, dhe Gjelosh Vata të dy këta nga Traboini i Hotit që u burgosën si kryengritës e s'duhen harruar. Kryengritja dështoi se nuk u ngritën të gjithë në një kohë siç qe parashikuar duke perfshi Nënshkodren. Ishte dyshimi se komunistët kishin dijeni për ditën e Kryengritjes prandaj nisi para kohe. Veç luftëtarëve që zbriten nga ura e Mesit askush nga rrethinat e Shkodrës nuk lëvizi. Por gjithësesi kryengritja nuk ishte vetëm e Postribës, por Postriba u bë qendra ku mblidheshin ata që e urreni  komunizmin. Dhe nder pushkatime që bënë komunistët është dhe ndonjë shkodran si Guljerm Suma, por edhe një mësues kryengritës nga Traboini i Hotit Pjeter Pali që ishte edhe mik edhe kushëri me babën tem. Pra nuk mund të thojë askush se nuk luajti Hoti nga stoli e ndenji në një qoshe kur bijte e tij pushkatoheshin nga komunistët. Fatkeqësia kombëtare e shqiptarëve në histori ka qenë e mbetet mos përbashkësia, edhe pse e dinë mirë se shkopinjt thyhen më lehtë një e nga një se të gjithë bashkë vazhduan e vazhdojnë të jenë krye në vedi. E ka stigmatizue At Fishta këtë dukuri shqiptare, por nuk nxirret asnjë mësim kur veshi punon e mendja flë. Që ti kthehemi fjalës ku e nisëm: Me një të rënë të lapsit as shkruhet e as shuhet historia.

©️ Kolec P. Traboini

27 October 2024

🔵 Eleni Vulgari-Golema- heroina e burgjeve të Juntes Ushtarake Greke / nga K.P. Traboini




ELENI VULGARI - GOLEMA
Nëna greke në Athinë që me përcolli në Amerikë me lot në sy - si zbulova tek ajo, pas 30 vjetësh, heroinën e burgjeve të Juntës Ushtarake Greke. 

Nga K. P. TRABOINI

Duhet pranuar se pa ndihmën e Eleni dhe Babi Golemes gazeta “Egnatia” nuk do të botohej kurrë. Pse e them ketë? Sepse askush në Athinë nuk mori përsipër të bënte trajtimin kompjuterik, formatimin e faqosjen e gazetës edhe kundrejt pagesës që në fund të fundit ishin ata që e vendosnin. Grekët kanë tjetër sistem alfabetik, cirilik, që krejt ndryshe nga gjuha shqipe që është mbështetur në shenjat grafike të alfabetit latin. Mund të ishin edhe shkaqe të tjera që më pengonin, por me ndërmjetësimin e shkrimtarit minoritar Spiro Xhai, ishte vetëm ky çift bashkëshortësh që më hapën derën, me pritën me ngrohtësi e më thanë se do bëjmë të pamundurën dhe gazetën e emigrantëve shqiptarë do ta botojmë. Kisha rënë në njerëz të mirë tek të cilët në ato tre vjet që u gjenda e punova aty për gazetën shqipe, u ndjeva gjithmonë mirë. Me kishte thënë Spiro Xhai se kishin qenë të dy të burgosur politike në kohën e Juntës Ushtarake. Se për jetën e tyre në burg ishte bërë një film artistik. Nuk i kisha pyetur se nuk doja t’u lëndoja plagët e vjetra. Por një herë kur po punoja me Dinen, më vjen zonja Eleni Golema e më thotë, eja se do të them diçka se je gazetar. Shkova pas saj dhe u futëm në zyrën e pronarëve. Aty ishte Babi me një djalë te ri elegant e simpatik, me flokë të gjata siç ishte në mode në vitet 90. Ky është djali ynë, më tha zonja Eleni. Ky ka lindur në burg kur kemi qenë të dy të burgosur politikë burg. Dhe ndërkohë që i dhashë dorën djalit të tyre, zonja Eleni vazhdoi, është student në Universitet. Babi Golemas i qeshnin sytë me krenari. Djali i tyre lindur në burg ishte drita e syve të tyre.
Nga fundi i Korrikut 1995, kur preva biletën e avionit që familjarisht të shkonim në Amerikë, në qytetin Filadelfia, nuk mund të rrija pa shkuar e takuar edhe çiftin Golema. Më kishin bërë një surprizë. Nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte ashtu. Në një nga dhomat kishin vendosur një tavolinë të madhe e mbi të torta, biskota, ëmbëlsira të ndryshme. Erdhën të gjitha vajzat e gratë që punonin në kompjutera. Foli Babi Golema, foli dhe zonja Eleni. I përshëndeta dhe unë. Më thanë se ti do të ikësh në Amerikë, por mos na harro, eja ndonjëherë të na takosh. Eleni Golema me lot në sy më përqafoi e më tha se të kemi si djalin tonë, u mësuam me ty.
Ishte fat i madh që i njoha, por jo vetëm për gazetën, por për cilësitë njerëzore që kishin. Isha ndarë një ditë më parë edhe me pronarin e kompanisë Medit AE, Llazaros Dukaqis, që pasi merrte fonde nga Brukseli për emigrantet e huaj ndihmonte nga pak botimin e gazetës, por ndarja me të ishte e ftohtë.
Është e natyrshme që pas vitesh nga dëshira për të mësuar për njerëzit që kam njohur të kërkoja njoftime mbi ata. Tanimë kushtet janë e çdo kush e ka një kompjuter e celular me të cilët mund të informohet për çdo gjë në botë. Ndër këto kërkime, për mua, ato të Greqisë janë më të rëndësishmet. Në këto kërkime me emrin Eleni Golema, gjeta një njoftim të vjetër. Një letër që ajo i drejtonte opinionit publik grek dhe botëror ndërkohë që ishte e burgosur politike në burgun e Koridalos. Gazeta që botohej në Kanada, sepse Greqia ishte nën sundimin e Juntës Ushtarake, mbante datën 28 prill 1972.
Zonja Eleni, ajo grua me shpirt të madh shkruante në atë letër për fatin e saj, çfarë unë nuk do ta kisha mësuar kurrë nëse nuk do të gjendej faqja e kësaj gazete shkruar në anglisht. Zonja Eleni me mbiemrin e vajzërisë Vulgaris, ishte e bija e një mësuesi, me baba atdhetar demokrat të pushkatuar nga hitlerianët, me një nënë stoike, që e burgosën politikisht dhe katër vajzat e saj jetime e të mitura, rriteshin nga gjyshja. Kur Eleni ishte gjimnaziste e kishin arrestuar dhe kur i kishin kërkuar të hiqte dore nga idetë demokratike i kishte kundërshtuar sepse ishin idetë e babait që ja kishin ekzekutuar pushtuesit hitlerianë.
Elenit ju dha një dënim absurd vetëm pse burri i motrës se saj Nikos Genas një revolucionar ky i dënuar pesë herë me vdekje, në vitin 1954 kishte hyre ilegalisht në Greqi dhe ishte strehuar ca kohë në familjen e gruas, qe ishte e motra e Elenit. Vetë Nikos Genas u arrestua dhe u burgos bashkë me të gjithë pjesëtarët e familjes Vulgaris. Edhe pse i dënuar pesë herë me vdekje, doli amnistia e presidentit dhe ai ishte i lirë, pikërisht në këtë kohë, gusht 1966, arrestohet Eleni dhe për këtë ngjarje të kaluar ku ajo nuk kishte asnjë përgjegjësi, dënohet me 10 vjet burg, ngjarje që bëri bujë në Europë dhe për te cilën ndërhyri Amnesty International.
E mora këtë letër, e përktheva dhe tani po e vendos ndër kujtimet e mia për kohën e qëndrimit në Greqi. Kisha parë tek Eleni mirësinë, shpirtin e bukur e zemrën e pastër të një nëne, por nuk mund ta mendoja kurrë se ajo ishte dhe një heroinë që përballej sypatrembur me regjimin diktatorial të Juntës Ushtarake.


LETËR NGA BURGU
Një nëne greke kërkon drejtësi botuar anglisht më 28 prill 1972

Thirrja për drejtësi nga Elena Voulgari-Golema, një nga shumë gra të burgosura politike të mbajtura në burg nga regjimi i kolonelëve të zinj në Greqi, iu dërgua gazetës nga Lëvizja Sindikale e Bashkuar Greke kundër Diktaturës. Nga Burgu i Koridallos, ku po mbahem e izoluar si e burgosur politike me 15 gra të tjera greke luftëtare për demokraci dhe paqe, i drejtohem opinionit publik grek dhe botëror, organizatave ndërkombëtare, liderëve politikë, intelektualë dhe socialë, ju parashtroj në mënyrë të shkurtër tragjedinë e pabesueshme të familjes sime. U arrestova në gusht të vitit 1966 dhe në tetor të atij viti u dënova nga gjykata ushtarake e Larisës me 10 vjet burg për arsye thjesht politike. Rasti ishte i mbështetur në ngjarjet e 15 vjetëve më parë, rreth vitit 1954, ndërsa unë isha ende studente në shkollë të mesme. “Krimi” im i supozuar ishte se shoqëroja nga Athina në Larisa bashkëshortin e motrës sime, Nikos Genas, në një kohë kur ai persekutohej për veprimtaritë e tij demokratike. Sado e paimagjinueshme që mund të duket, por është në fakt, dënimi im ishte për shkak përgjigjes që i dhashë kryetarit të gjykatës ushtarake, kur ai më pyeti nëse këmbëngulja në bindjet e mia politike. Përgjigja ime ishte: “Nëse gjykohem për idetë e mia, pra për idealet për të cilat pushtuesit nazistë ekzekutuan babanë tim, një patriot i shquar, demokrat dhe edukator, që kaloi vite në birucat e regjimit diktatorial të Metaksasit dhe më në fund i sëmurë rëndë, ishin hitlerianët që e dërguan para një skuadre ekzekutimi, po ju përgjigjem juve me krenari: Po, unë insistoj në ato ideale njerëzore universale”. Kaq mjaftoi që gjykata ushtarake të më dënonte me 10 vjet, pa marrë parasysh faktin se isha në muajin e pestë të shtatzënisë. Kunati im, Nikos Genas, ishte i pranishëm në sallën e Gjykatës Ushtarake, ndërsa unë isha në gjyq. Por ai ishte i lirë sepse “krimi” për të cilin ishte dënuar pesë herë me vdekje është amnistuar. Dhe unë po gjykohesha si bashkëpunëtor në të njëjtin "krim!"
Ky është lloji i drejtësisë që kam marrë. Është e pamundur të përshkruash atë që ka pësuar familja ime e pambrojtur, veçanërisht që nga dita kur hitlerianët ekzekutuan babanë tim. Shtëpia jonë u dogj vazhdimisht si nga gjermanët ashtu edhe nga bandat e tradhtarëve kolaboracionistë që endeshin të shfrenuar nëpër vend. Nëna ime e ve, e cila duhej të rriste katër vajza, jo vetëm që nuk hoqi dorë; ajo vazhdoi veprën patriotike të babait tim, duke nderuar kështu kujtimin e tij.
Shpërblimi i saj ishte tetë vjet të kaluara në burgjet mesjetare dhe po aq në kampet e paraburgimit në ishujt e shkretë. Edhe më vonë, kur mezi mund të ecte, ajo u fut me forcë në një makinë të blinduar dhe u dërgua në ishullin famëkeq të burgut Jura. Për fat të mirë, si rezultat i thirrjeve nacionale dhe ndërkombëtare, ajo sot është e lirë. Guximi i saj i pakrahasueshëm, mirësia, patriotizmi i saj, së bashku me shëmbullin e babait, ndikuan thellë tek unë. Kam një djalë të vogël të lindur në burg dhe tani jeton me nënën time, e cila është vetëm, e moshuar dhe e sëmurë në fshat. Burri im, Babis Golema, është gjithashtu një i burgosur politik në një burg të juntës që vuan një dënim prej 16 vjetësh të vendosur nga gjykata ushtarake në Athinë për veprimtarinë e tij kundër diktaturës. Kërkesat e mia të shumta për drejtësi dhe mëshirë refuzohen gjithmonë nga ata që qeverisin. Unë kërkoj drejtësi, jo mëshirë, nga pushtetarët ushtarakë. Kërkoj lirinë time, të cilës më kanë privuar për rreth gjashtë vjet, në mënyrë të paligjshme. Kërkoj t'i jepet fund krimit të kryer dhe që ende vazhdon kundër meje, ndaj një fëmije të vogël, ndaj gjithë familjes sime, ndaj gjithë grekëve. Kjo tragjedia ime dhe e familjes sime së bashku me mijëra tragjedi të tjera të patriotëve grekë në periudhën e pasluftës, jep një pasqyrë të qartë të vajtjeve dhe torturave që i janë bërë popullit grek si dhe përmbysjen barbare të vlerave morale në tokën tonë. Në vend të ushqimit, patriotëve u është dhënë vrer, ndërsa ata që populli i përbuz, shpërblehen, nderohen dhe sot sundojnë Greqinë. Në vend të bukës, patriotëve u është dhënë vreri ndërsa atyre të cilët populli i përçmon, shpërblehet, nderohet dhe sot sundojnë Greqinë. Unë besoj se burrat e denjë dhe gratë në mbarë botën nuk mund të qëndrojnë të heshtura përballë krimeve të tilla politike. Ata duhet të ngrenë zërin më ashpër duke kërkuar t'i jepet fund vuajtjeve dhe persekutimit të burgosurve politikë në Greqi. Më në fund është koha për t'i dhënë fund kalvarit të tyre nëpërmjet dhënies së një amnistie të përgjithshme politike, e cila përbën gjithashtu një parakusht për rivendosjen e demokracisë në vendin ku ajo lindi.


Letra është publikuar nga Shoqata Botuese “Fisherman”.
138 East Cordova Street, Vancouver 4, Вritish Columbia, Canada. 

 

 
Shkrimi që paraqesim është pjesë e kujtimeve të mia si emigrant në Greqi, që po përgatis për ti botuar në një libër.
 
 

12 September 2024

Liderucët pas vitit 1990 - nga K. P. Traboini

LIDERUCËT E PAS VITIT 1990

Pas vitit 1990 sekush nga liderucët që mbinin si kërpudhat pas shiut, po përpiqej të kapte një copë tokë, një fabrikë a uzinë, por më shumë një kolltuk në qeverisje. Këta trima të adhuruar nga turmat e leshuara si tufa çakejsh, ish komunista, ish spiunë, a bij të kuadrove të lartë të nomeklaturës, të llangosur kuq e blu luftonin për kolltuk, ku gjeja e parë që do bënin ishte të vidhnin popullin e vet. E vlerësoj vështrimin shumë realist në përshkrimin e luhatjeve të personalitet të një figure qëndrore të viteve 90, sepse në kushtet e sotme të një mediokrriteti e agresiviteti të turmave duhet me të vertetë kurajo për të artikuluar të vërteten, por bëhem konfuz kur shoh të thonë në komente trim ky e trim ai. Po me se, e çfarë kriteri përcaktohet trimëria. Se kështu me yrysh e hovada, budallai më i madh duhet të jetë trimi më i madh në këtë vend. Dhe kësisoj trimash që e vrasin tjetrin se me pe vëngër ka plot. Jemi vendi i trimave. Vendi që u këndon hajdutëve të piramidave financiare. Kur flasim për ndryshime të mëdha historike nuk ndahen cilësitë, siç ndajmë torten për ditëlindje, trimëria e mençuria shkrihet e treten në një pa arritur të kuptosh ku fillon njëra e ku mbaron tjetra.
Si nuk ju ngrit një lapidar mendjes në këtë vend, ku shitet aq shumë e ka aq pak.
Prandaj kot llomotitin turmat në mitingje politike. Në 1991-1992 dhe më pas nuk di të ketë pasur trima kjo tokë. Lufta është bërë kaçakshe, me çeta e klane, hajdutështe dhe mendja flinte gjumë. Pa le kur përdorin dhe termin karizmatik. Të mjeret ne për mjerimin ku kemi rënë, ku luftojmë për mbijetesë e pjerdh-flasim për ideale të mëdha dhe trimëri heroike rrugaçërore. Më falni po unë jam shumë skeptik si për trimëritë ashtu dhe karizmen e liderëve sharlatanë dhe pupetave të tyre që e shkatërruan këtë vend.
Çfarë kishin më shumë vende si Bullgaria e Rumania që u bënë antare të BE e ne pas dere që 32 vjet. Si nuk na ndihmoi sadopak karizma e liderucëve tanë që i pomponi nëpër asamble apo tollovi foltoresh? Pa le kur këta hajvanër vetlavdërohen.
Lavdi trangujve tonë kombëtar. Krenar për mediokrriteti kolektiv që fluturon me pras aty ku dihet por kinse nuk thuhet.
Ndjesë për mënyrën "trimërore" të shprehjes, por thashë të bëhëm një herë "karizmatik" dhe unë,... e mendjen e vura në gjumë.

©️ Kolec P. Traboini


05 September 2024

Akoma partallen me Rugovën - nga K.P. Traboini



AKOMA PARTALLEN ME RUGOVËN

Nga Kolec P. Traboini

Shkruajnë në Internet:
Izetbegoviçi ështe hero i madh, ndërsa për Ibrahim Rugovën:
"E zunë rob serbët....Rugova doli në televizor dhe i kërkoi NATO-s të ndërpriste bombardimet mbi Serbinë, që tu jepte kohë dhe mundësi serbëve të vrisnin më shumë shqiptarë."
E çfarë nuk shkruajnë ata që bëjnë trimëri pas lufte e urtësi pas kuvendi.

 
Pra këta çkronjës i shohim punët krejt ndryshe nga se kanë ndodhur e nuk marrin parasysh asnjë rrethanë. Këta harrojnë se Bosnjë Hercegovina ishte Republikë, kur Kosovës edhe autonominë si krahinë ja kishin hequr. Bosnjë Hercegovina kishte një organizim shtetror, Kosova nuk kishte asnjë institucion shtetror, asnjë burim financiar, nuk kishte as polici dhe ushtri të saj.
Bosnjë Hercegovina, jo vetëm i kishte mjaft potenciale, por ajo, për shkak se ishin shtet me popullsi myslimane, u ndihmua materialisht e financiarisht nga vendet arabo-islamike. Ndaj megjithë masakrat e kryera ndaj popullsisë së saj, një popull martir ky, rezistoi dhe arriti të mbijetojë si shtet i pavarur, anipse me plot probleme sot e kësaj dite.
Kosova nuk kishte asgjë nga këto. Populli ishte nën mëshirën e të pamëshirëve, nuk kishte asnjë organizim, djemt e UÇK rezistonin, por në thellësi dhe zona të largëta, përtej qendrave urbane ku kishte nisur kasaphana serbe. Forçat e UÇK ishin të pakta në numër, armatosur keq dhe nuk arrinin ta mbronin gjithë popullsinë e Kosovës që rrezikonte të shfarosej.
Ibrahim Rugova jo vetëm e dinte historinë e përgjakshme të Kosovës, por e dinte edhe çfarë mund të bënin ushtarakët serbë dhe grupet paraushtarake, ploje mbi shqiptarët. Ibrahim Rugova ndiqte parimin të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë në këtë kasaphanë të pritshme e të frikshme. Ibrahim Rugovës si lider në kushte tragjike i dhimbsej populli.
Prandaj është absurde të nxjerrësh prioritet cilësore të Izetbegoviçit mbi Ibrahim Rugovën.
Izetbegoviçi kur u zu nga serbët, kishte kujt ti telefononte, shtabit të vet të forcave ushtarake e civile mbrojtëse, po Rugova kujt do ti telefononte që tu thonte vazhdoni e qëndroni. Askujt. Rugova nuk kishte as shtet, as ushtri, as komandë, as shtab, e vetmja armë e tij ishte Gandizmi, që me serbët ishte e vëshirë të funksiononte, megjithatë shpresa e dëshpëruar gjithësesi quhet shpresë.
Ndryshimi në mes të Ibrahim Rugovës dhe Alija Izetbegoviçit, që dikush kerkon ti vejë në pah së prapthi, është se Ibrahim Rugova nuk ishte gjeneral, as ushtarak, as udhehëqes suprem fetar, ishte një njeri me shpirt të butë, tek ai kishte ndikuar parimi human e perëndimor për butësinë e tolerancen, të cilën as falangat e Millosheviqit dhe as Islamiket radikalë me Izetbegoviçin në përplasjen e tyre të madhe nuk e kuptonin e jo më ta zbatonin. Duke qenë me parim paqësor, një Gand në Ballkan, Rugova mendonte se me presionin e përëndimorëve Serbia do ta lëshonte Kosovën. Këtë shpresë kishte edhë pjesa më e madhe e popullsisë në Kosovë që i druheshin terrorit serb sepse e kishin hequr në kurriz një shekull. Fundja kjo ishte bindja e tij për të cilën pas vdekjes nuk mund më ti japë llogari askujt. Gjërat kanë ndodhur dhe historia është shkruar. Dhe ndryshimi më i madh në mes të Izetbegoviçit dhe Rugovës, që disa nuk duan ta kuptojnë fare, është se Rugova ishte kundër dhunës e gjakut, e kishte provuar që i vogël kur në sytë e tij, Serbët i kishin pushkatuar babain në oborr të shtëpisë. Nuk kishte të njëjtin fat tragjik Alija Izetbegoviçi që ishte një kuadër i lartë e një nga figurat e mëdha shtetrore në Jugosllavinë Titos. Mos vallë këta që anatemojnë pas vdekjes, kërkojnë që si i ati të pushkatohej edhe Ibrahim Rugova?
Nuk mund ti kërkohet tjetrit vetsakrifikim, kur ti vetë nuk ke bërë e nuk bën asgjë për Atdheun e Popullin tënd!