KOHA E MORRAVE
Tregim
Nga KOLEC TRABOINI
Duke parĂ« flakĂ«t e bunkerit tĂ« madh nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s, mĂ« 8 dhjetor 2015, Sokol Mirajt seç ju kujtua koha e morrave. NĂ« fakt kishte dĂ«gjuar pĂ«r morrisjen e partizanĂ«ve te mardhur pĂ«rmes dimrit e tĂ« ftohtit kur nga ShqipĂ«ria shkuan matanĂ« kufirit pĂ«r tĂ« ndihmuar vĂ«llezĂ«rit e tyre ideologjikĂ« jugosllavĂ«. Por thĂ«nĂ« hapur pĂ«r tĂ« shtruar me zjarr e plumb shqiptarĂ«t e KosovĂ«s qĂ« e kishin mendjen veç pĂ«r nacionalizĂ«m e bashkim me ShqipĂ«rinĂ«. Ashtu siç ishin larĂ« e pa larĂ« u plasi morri dhe shumĂ« i fshiu. NjĂ« morr i keq qĂ« nuk u shqitej njerĂ«zve tĂ« cilĂ«t ku mbilleshin nuk korreshin, stan nĂ« stan e skĂ«rkĂ« nĂ« skĂ«rkĂ«. Madje disa i zu tifo, lanĂ« frontin ku gjermanĂ«t mĂ« shumĂ« iknin vetĂ« se i ndiqnin kundĂ«rshtarĂ«t. KĂ«sisoj partizanĂ«t u kthyen pĂ«r nĂ« ShkodĂ«r nĂ« Spitalin Civil, ku shĂ«rbente doktor Karagjozi, qĂ« bĂ«hej copĂ« pĂ«r t’i shpĂ«tuar prej kĂ«saj epidemie tĂ« keqe. Por qĂ« tĂ« zhdukej tifo duhej mĂ« parĂ« tĂ« zhdukej morri. Po si ta zhduknin. Morri po tĂ« hyri nĂ« veshjet e trupit nuk ikĂ«n mĂ«. KĂ«to ishin tregime qĂ« kishte dĂ«gjuar, ndaj tĂ« cilĂ«ve ishte shpesh indiferent, por kur e dĂ«rguan ushtar nĂ« Kam tĂ« TropojĂ«s, ku flinim nĂ« njĂ« hangar prej dĂ«rrasash me dyshek prej kashte, atĂ«herĂ« Sokol Miraj i kuptoi akoma mĂ« mirĂ« historitĂ« me morra.
Morri ishte një insekt i vogël që mezi ta zinte syri, ishte i përhimët
por edhe rozë, barkun e kishte të zi. I pështirë sa më nuk bëhej. I grinte të shkretët
rekrutë të rinj, por çfarë të bënin. Nuk
dinin si të shpëtonin prej tyre. Gjallesat e vogla futeshin në vendet më të ngushta të rrobave
dhe nuk shiheshin. Kur trupi binte në qetësi, pra kur rekrutet flinim, ata
dilnin e i pickonin e u thithnin gjakun. Çfarë torture. U ankuan në komandë,
por një farë komisari u thoshte se kur të bëhej morri sa ju, atëherë po, keni të
drejtë të ankoheni dhe komanda do të marrë masa e do ta gjejë një zgjidhje. Kësisoj
komisari u dukej si tĂ« ishte aleat i morrave, ndaj dhe e quanin komisar “Ali Morri”.
Më së fundi Komandant Kanani, pogradecar ky, që ishte diçka më i arsyeshëm, u
dha leje të shkonim në përroin më të afërt të repartit, të merrnim me vete kazanët
dhe atje të hidhnim rrobat në ujë të valuar. E bënë disa herë atë punë, por morrat shtoheshin. Ca thoshin kishin bërë
vezë. Ngordhnin morrat e vjetër e dilnin nga vezët morra të rinj, por edha ata
ishin morra. Sojsëz. Madje më të këqij
se baballarĂ«t e tyre morra. S’kishte gjĂ« mĂ« tĂ« keqe se kur tĂ« pllakoste morri nĂ«
dimër.
Aty nga marsi, kur ende kishte borë pllajave, morën rroba të
reja nga kapteri i kazermimit dhe me
kazanin e madh shkuam drejt lumit, përposh Helshanit, aty ku ndahej Tropoja me
Kukësin. Ndaluan pranë një ure, një vendi që quhej Va Spas e që tashmë e ka përmbytur liqeni i hidroçentralit të Fierzës. Dy nga rekrutët e rinj vendosën të mos i lanim rrobat. Punë e
kotë -thanë. Rekrutët e tjerë i shihnim se kishin kryqëzuar duart e nuk po bënin
gjë prej gjëja ndaj i pyetën. Po ju more,
nuk keni morra ju? Kemi, thanë ata të dy njëzëri, e çfarë morrash. Na është bërë
morri sa gishti. Njëri nga ata Futi dorën nën këmishë e atje ku i kruhej më
shumë kapi një morr. Ishte më i bëshmi, thua ishte kryetari i morrave të këmishës
së ushtarit. E kapi fort dhe e fluturoi
drejt flakëve të zjarrit që kishin bërë
rekrutët e tjerë. Veç kur papritur morri që hodhi drejt zjarrit, sapo u fut në mes
tĂ« flakĂ«ve pĂ«lciti… puf. TĂ« gjithĂ« qeshĂ«n me tĂ« madhe. Nuk kishin tĂ« pushuar.
Atë çast ata të dy, që e kishin bërë me fjalë më parë, u zhveshën dhe nisen ti hedhin rrobat në
zjarr. Këmishët, qaforet, pecet e këmbëve madje edhe brekët e gjata.
Paf-puf-paf….pĂ«lcisnin morrat nĂ« flakĂ«. KĂ«shtu bĂ«nĂ« edhe rekrutĂ«t e tjerĂ«. U lanĂ« me ujin e ngrohtĂ« tĂ« kazanit duke i hedh njeri-tjetrit me sapllakĂ«. U thanĂ«, u veshĂ«n e nisĂ«n tĂ« ndjehen mĂ« mirĂ«.
Paf-puf-paf….pĂ«lcisnin morrat nĂ« flakĂ«. KĂ«shtu bĂ«nĂ« edhe rekrutĂ«t e tjerĂ«. U lanĂ« me ujin e ngrohtĂ« tĂ« kazanit duke i hedh njeri-tjetrit me sapllakĂ«. U thanĂ«, u veshĂ«n e nisĂ«n tĂ« ndjehen mĂ« mirĂ«.
Do ti që nuk po kruheshin më. Po kjo i përket një kohe të largët.
Ishte kohë diktature. Diktaturë komisarësh. Diktaturë morrash.
Kur po shihte flakët që dilnin nga bunkeri në ndërtim i Ministrisë
së Brendshme që e ndezën ish të përndjekurit politike të regjimit komunist ne
shenje proteste ndaj Qeverise, Sokol Mirajt ju kujtua koha e morrave dhe tha me
vete, a mos vallë në vitin 1991 nuk i dogjëm
kapomorrat e kuq, ndaj vazhdojmë të
kruhemi edhe sot e kĂ«saj dite. T’i kishim djegur morrat edhe vezĂ«t e tyre nuk
do të pillnin kaq shumë morrat e rinj. Shihte flakët dhe ju kujtuan edhe morrat
e partizaneve. Sa shumë morri ka gëluar
në këtë vend, mendoi. I kanë pirë gjakun njerëzve me një babëzi të pa cak. Lubi
paskan qenë.
Ndaj edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jetojmë kohën e
morrave, mendoi Sokol Miraj, ndërsa përqaste kohët e shkuara me të sotmen. Ca thonë
se më i keqi ishte morri i kuq. Mundet por edhe ata morrat e zinj që i pickonin
pa mëshirë në dimrat e egër në jetën e tij prej rekruti në Malësi të Gjakovës nuk
ishin tĂ« pakĂ«t. Eh, more komisar Ali Morri, se ç’mu kujtove nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« ftohta dhjetori. Morrat
janë morra kudo ku ndodhen sepse kudo që na gjejnë na pickojnë. Ndaj duhen flakëruar
puf-paf-puf për të shpëtuar nga pickimet
e tyre të lemerishme. Se thënë të vërtetën,
po bëre kompromis me morrin, siç u bë në vitin e përmbysjes së madhe të morrisjes,
me sentencat marroke, jemi kundërshtarë por vëllezër, të piu morri.
Sikur t’i kishin pĂ«rvĂ«luar ca kapomorra nĂ« 1992
nuk do të kishim as bunkere sot e një çerek shekulli të përmbysjes së diktaturës,
filosofoi Sokol Miraj dhe vazhdoi: por
as portreti i kryemorrit tĂ« kuq, nuk do t’ na shfaqej si kukudh nĂ« bulevard. NĂ«
fund të fundit ka një të vërtetë, duan apo nuk duan andej nga Evropi, kur nuk i
djeg morrat, kruhesh tërë jetën.
Dhjetor 2015